Më thoni miq, kush e nxit krimin dhe pse !?
Shohim njerëz të varfër të cilët nuk lejohen të shesin produktet e tyre në treg, lakra, domate, patate...etj...Policia Bashkiake shkon dhe ua merr ato duke mos i dhënë asnjë zgjidhje alternative për të mbijetuar !
Këta njerëz të varfër, në dëshpërim e sipër, duke mos patur asnjë mundësi tjetër për të bërë diçka për të mbijetuar, shohin si zgjidhje të problemeve rrugën e pistë, të pandershme dhe të ulët, duke vrarë dinjitetin dhe vlerat e tyre.
Djali sheh sesi janë pasuruar të tjerët, duke vjedhur, duke u marrë me drogë, duke grabitur e në raste ekstreme mund të kalojë dhe në vrasje!
Vajza, kjo natyrë e brishtë dhe e dobët, e cila nuk mund të gjejë zgjidhje si meshkujt, në dëshpërim dhe në gjendje të rëndë stresi, duke parë femrat modele sesi janë pasuruar e sesi jetojnë, ka parë tek to një model dhe një mënyrë për të mbijetuar; ajo me naivitetin e saj, shkon të kërkojë punë por nuk e pranojnë pa shitur veten tek punëdhënësi! Femra e brishtë, me lot në sy, kapërdin turpin me bukë për të mbajtur frymën gjallë, e jep veten tek njeriu më i prishur, tek njeriu më i ndyrë dhe më i degjeneruar, tek njerëz pa cipë dhe pa karakter. Në këto raste dalin më të ndyrët e shoqërisë, pedofilët !
Po prindërit!?
Prindërit duke qenë të paaftë për punë, apo të padobishëm për partinë, apo jo tërheqës për dikë të shthurur, ngelen pa punë, të vetmuar aty në dhomë e duke pritur me lot në sy e dhimbje në shpirt fëmijët e tyre për një copë bukë apo për të blerë ilaçet. Jetojnë me frikën se mos burgosen për drtitat, se mos i presin ujin, se mos i nxjerrin nga shtëpia...!!!
Ahh, prindërit...
Prindërit kur mësojnë se çfarë kanë bërë fëmijët, se njëri djal është vrarë, se një tjetër është në burg, se një tjetër ka vrarë veten, se një tjetër merr drogë...Kur mësojnë se një vajzë ka shitur nderin, që është përdhunuar nga një pedofil, se një tjetër është hedhur nga ura apo pallati, se një tjetër nuk dihet ku është...këta prindër nën presionin e stresit, depresionit, turpit dhe opinionit, në kulmin e dhimbjes për fëmijët të cilët ishin drita e syve të tyre, këta prindër, ahh këta prindër që i rritën fëmijët e tyre me sakrificë të madhe, këta prindër e humbasin kuptimin e jetës, mbyten në dhimbje e lotë, e në krizë të thellë mendore, këta prindër i japin fund jetës së tyre ose duke vrarë veten ose duke vrarë dikë !
Atëherë miq, kush e nxit krimin !?
Sigurisht që nuk janë të gjithë të detyruar të bëjnë krime; ka që i ka detyruar jeta e tillë por ka dhe që janë kriminelë të rrezikshëm, që me vetëdije të plotë planifikojnë të bëjnë krime në pasurinë e njerëzve, në nderin e tyre, në gjakun e tyre, në jetën e tyre duke i shfrytëzuar dhe abuzuar në forma nga më të ndryshmet !
Këta kriminelë i kemi kudo, rreth nesh, të veshur me maska miqësore, aty ku nuk të shkon mendja; në familje, në shoqërinë tënde, në shkollë, në punë, në tempuj fetarë, në qeveri e kudo...!!!
Kriminelët e vërtetë janë ata që e nxitin krimin, janë ata që heshtin kur ndodh një e keqe duke thënë: " e çfarë më duhet mua, pse të përzihem ", janë ata që hanë bukën e kriminelit, janë ata që i lëpihen kriminelit, janë ata që i bëjnë lëvdata krimit në poezi, këngë dhe filma, janë ata që shoqërohen me kriminelë, janë ata që e ndihmojnë dhe e justifikojnë kriminelin nëpër media, gjykata dhe botën virtuale.
Janë ata që nuk ndihmojnë apo të nxitin mirësinë; janë ata që nuk ndihmojnë fukarain, të varfërin, që nuk i gjejnë punë, që e lejojnë të arrijë deri aty sa të marrë rrugën e mu..t.
Janë ata që e shohin mikun, komshiun apo dikë tjetër që mbytet më lotë nga dhimbja e urisë e nuk i japin asgjë. Shohin shtëpinë e tyre pa drita, shohin që ska ujë, shohin që po dalin nga shtëpia dhe nuk bëjnë asgjë, rrinë e bëjnë sehir.
E, kur u ndodh diçka e keqe, shprehen me keqardhje për fatkeqësinë e tyre...e kur bëjnë diçka të gabuar, nuk pushojnë së kritikuari e sharë për turpin e tyre !
Tani, më thoni miq, kush e nxit krimin!?
Besoj se të gjithë jemi të qartë se krimin e kemi nxitur të gjithë ne, qoftë me fjalë, vepra apo dhe me heshtje!
Por, mos harroni, se çdo njeri është përgjegjës dhe peng i asaj që bën !
#Librikomenti