Dikush më pyeti : - shpesh të shohim të rrish i vetmuar, nuk përfshihesh me shoqërinë, u flet të gjithëve por qëndron vetëm ! Pse vepron kështu !?
- Shoqëria o mik, nuk zgjidhet sipas dëshirës por sipas interesave dhe rrugës që ke zgjedhur të ecësh; I pasuri ecën me të pasurin, i varfëri me të varfërin. I dituri ecën me të diturit, injorantët me injorantët. Bariu ndjek delet, Injoranti ndjek belanë, i mençuri ndjek dobinë.
Pra, secili jeton në botën e tij dhe sipas interesave që ka.
Unë jetoj në botën time dhe bota ku jetoj unë është në shoqërinë e Librave; Librat janë të pasur me dije, jo me para; nuk kanë thashetheme por të mësojnë shumë.