Monday, March 29, 2021

Dashuria dhe lulet

Dashuria është si një kopsht me lule; çdo njeri e sheh dashurinë nga dritarja e tij të shpirtit. Kur pranvera troket dhe lulet çelin, disa thjesht rrinë duke i vëzhguar për bukurinë që kanë, disa e nuhasin aromën e luleve që çelin duke kënaqur veten e tyre, disa thjesht dëgjojnë shiun që ujit lulet si një serenatë. 

Disa ankohen për baltën e shiut që ndotin lulet, disa qajnë për lulen e tyre që humbën (që janë vetë ato)  duke patur nostalgji për lulen e tyre, disa mbyllin dritaret sepse kanë alergji nga lulet, disa i hedhin zjarrin luleve sepse ndiejnë urrejtje për lulet ngaqë kanë përvojë të keqe me lulet, disa i marrin lulet dhe i shfrytëzojnë për të bërë parfume ose mjekime, disa janë si gomarët dhe lopët; lulet i hanë për të jetuar...

...disa shkojnë aty dhe i huhasin, i prekin, i puthin, dhe pasi bëjnë si romantikë të dashuruar pas luleve, në fund i dhjesin lulet si qentë...etj.