Wednesday, March 10, 2021

Pak nga pak

Pak nga pak 

Ne duhet të disiplinojmë veten në gjëra të vogla, dhe prej andej të përparojmë në gjëra me vlerë më të madhe. Nëse keni dhimbje koke, praktikohuni të mos mallkoni. Mos mallkoni sa herë që keni dhimbje dhëmballe. Dhe nuk po them që nuk mund të ankoheni, vetëm mos ankoheni me tërë qenien tuaj si qaraman.

Roma nuk u ndërtua brenda një dite, dhe ju nuk do të ndërtoni vetë-disiplinën brenda ditës. Nëse kurrë nuk keni qenë veçanërisht të disiplinuar, filloni me sfida të lehta dhe më pas ndërtoni mbi to.

Epictetus sugjeron një ushtrim të thjeshtë për të mos u ankuar kur ndiheni keq. Për ta bërë hapin e parë edhe më të lehtë, ai thotë se nuk duhet as të ndalosh menjëherë ankesën - thjesht ndalo ankesën "me tërë qenien tënde"

A mund ta bësh atë vetëm për sot? Sapo të kaloni me sukses një ditë pa u ankuar me tërë qenien tuaj, çfarë do ndodhë ta përsëritësh për dy ditë? Tre ditë? Nje jave? Nje muaj? A mund të shtoni sfida të tjera të vogla dhe të forconi vazhdimisht fuqinë tuaj të vullnetit?

Praktikat e tjera të thjeshta që mund të zbatoni për të filluar ndërtimin e më shumë vetë-disiplinës përfshijnë: - Rezistimin ndaj tundimit për të bërtitur me inat kur një shofer tjetër bën diçka që ju irriton.

Të hash më pak sesa do të doje të haje, një katror të vogël çokollate ose një copë patate më pak është një ushtrim i këndshëm dhe i dobishëm. Duke punuar sikur vetëm për një minutë më gjatë, do të shihni çdo ditë rezultate të mëdha.

Punoni në disa sfida të tilla të vogla dhe së shpejti do të fitoni më shumë vetëkontroll dhe do të jeni në gjendje të përparoni drejt ndryshimeve më të mëdha.

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja