Gjestet e vogla me zemër të madhe
Në shtratin e tij të vdekjes, Aldous Huxley reflektoi në të gjithë të mësuarit e jetës së tij dhe pastaj e përmblodhi atë në shtatë fjalë të thjeshta: "Le të jemi më të dashur me njëri-tjetrin." Shumë shpesh, ne besojmë se për të jetuar një jetë me të vërtetë të përmbushur duhet të arrijmë ndonjë akt të shkëlqyeshëm ose një veprim i madh që do të na vendosë në ballinat e revistave dhe gazetave. Asgjë nuk mund të jetë më larg së vërtetës. Një jetë kuptimplotë përbëhet nga një seri veprimesh të përditshme të mirësjelljes dhe mirësisë, të cilat, për ironi të fatit, shtojnë diçka vërtet të shkëlqyer gjatë gjithë jetës. Të gjithë ata që hyjnë në jetën tënde kanë një mësim për të dhënë dhe një histori për të treguar. Çdo person që takoni gjatë momenteve që përbëjnë ditët tuaja përfaqëson një mundësi për të treguar pak më shumë dhembshurinë dhe mirësjelljen që përcaktojnë njerëzimin tuaj. Pse të mos filloni të jeni çdo ditë e më shumë nga ai personi që jeni me të vërtetë gjatë ditëve tuaja dhe të bëni atë që mundeni për të pasuruar botën përreth jush? Në mendjen time, nëse e bëni edhe një person të buzëqeshë gjatë ditës suaj ose të shkëlqeni disponimin edhe të një të huaji, dita juaj ka për të qenë e vlefshme. Mirësia, fare thjesht, është qiraja që duhet të paguajmë për hapësirën që zëmë në këtë planet. Bëhuni më krijues në mënyrat kur të tregoni dhembshuri ndaj të huajve. Pagimi i taksës për personin në makinë prapa jush, ofrimi i vendit tuaj në metro dikujt në nevojë dhe të qenit i pari që përshëndetni janë vendet e shkëlqyera për të filluar. Kohët e fundit, mora një letër nga një lexues i librit " Murgu që Shiti Ferrarin e Tij" i cili jeton në Shtetin e Uashingtonit. Në të ajo shkruajti: "Ju keni një praktikë të nderuar për njerëzit që më kanë ndihmuar gjatë rrugës sime shpirtërore. Ju lutemi pranoni çekun e mbyllur prej $ 100 me bekimin dhe mirënjohjen time." Unë shpejt iu përgjigja veprimit të saj bujar duke dërguar një nga programet e mia me kasetë audio në këmbim, kështu që ajo mori vlerësim maksimal për dhuratën që më dërgoi. Gjesti i saj ishte një mësim i madh për rëndësinë e dhënies të sinqertë dhe nga zemra.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja