Thursday, March 11, 2021

Po ti a je krijues?

Po ti a je krijues?

Ndonjëherë  në  seminaret  e  mia  do  t'u  kërkoj  njerëzve  të  ngrenë  duart  nëse  mendojnë  për  veten e  tyre  si  "krijues".  Unë  kurrë  nuk  kam  parë  më shumë  se  një  të  katërtën  e  audiencës  të  ngrejë  duart. Pastaj  i  pyes  njerëzit  se  sa  prej  tyre  ishin  në  gjendje të  krijonin  gjërat  kur  ishin  më  të  rinj  -  krijojnë  emra për  kukullat  e  tyre,  krijojnë  një  lojë  për  të  luajtur, krijojnë  një  histori  për  prindërit  e  tyre  kur  e  vërteta dukej  më  pak  premtuese. Të  gjitha  duart  ngrihen  lart. Pra,  cili  është  ndryshimi?  Ju  keni  krijuar  gjëra  si fëmijë,  por  nuk  jeni  një  i  rritur  krijues?  Ndryshimi është  që  ne  e kemi ngarkuar  fjalën  "krijues"  me  kuptimin  e diçkaje  vërtet  të  jashtëzakonshme. 

Picasso  ishte krijues.  Meryl  Streep  është  krijuese.  Wyclef  Jean  është krijues.  Po unë? Pra,  një  nga  mënyrat  për  të  filluar  krijimin  e qëllimeve  dhe  planeve  të  veprimit  është  thjesht  "t'i krijosh  ato",  siç  bëre  si  fëmijë.  Mendoni  të  krijoni  në terma  më të  thjeshtë.  Mendoni  për  atë  si  diçka  që  të gjithë  njerëzit  e  bëjnë  shumë  lehtë.  Psikologu  francez Emile  Coue njëherë  tha:  "Gjithmonë  mendo  për  atë  që  duhet  të bësh  se qenka e lehtë  dhe ajo  do  të  jetë."

#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja