Jetoni çastin tuaj
Praktikohuni që të ndjeheni zgjuar në momentin e tanishëm. Shfrytëzoni në maksimum ndërgjegjësimin tuaj për këtë orë. Mos jetoni në të kaluarën (nëse nuk doni faj) ose mos u shqetësoni për të ardhmen (nëse nuk doni frikë), por qëndroni të përqendruar tek e sotmja (në rast se doni lumturi).
Derisa të mund ta vendosni vëmendjen tuaj atje ku dëshironi, ju nuk jeni bërë zot i vetvetes. Ju kurrë nuk do të jeni të lumtur derisa të mund të përcaktoni se për çfarë do të mendoni për orën tjetër. Ka një kohë për të ëndërruar, planifikuar dhe përcaktuar qëllimet krijuese. Por pasi të keni përfunduar me këtë, mësoni të jetoni këtu dhe tani. Shihni gjithë jetën tuaj të përmbajtur në këtë orë. Le të bëhet mikrokozmosi makrokozmos.
Kuptoni dhe përjetoni një çast fjalët e poetit William Blake dhe përshkrimin e tij për iluminizmin: "Të shohësh një botë në një kokërr rëre, qiellin në një lule të egër, pafundësinë në pëllëmbën e dorës dhe përjetësinë brenda një ore ". Sir Walter Scott tha se ai do të tregtonte vite të tëra të mbushura me pajtueshmëri të pamend për " një orë jete të mbushur plot me veprime të lavdishme dhe të mbushura me rreziqe fisnike. " jeta është e mahnitshme kur njerëzit mësojnë të pushojnë, t'i kushtojnë vëmendje dhe të përqendrohen, duke vlerësuar orën e tanishme dhe të gjithë mundësinë që ajo përmban. Thuhet se në Amerikë përpiqen të kultivojnë një vlerësim të artit, ndërsa Japonezët kultivojnë artin e vlerësimit.
Edhe ju mund të kultivoni artin e vlerësimit. Vlerësojeni këtë orë. Kjo orë, tani, është një mundësi e pastër. Filozofi i madh francez Volter kur ishte në shtratin e vdekjes, dikush e pyeti: "Nëse do të kishit edhe 24 orë të tjera për të jetuar, si do t'i jetonit ato?" Volteri tha: "Një nga një".
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja