Tuesday, March 9, 2021

Pse nuk më njohin?

Pse nuk më njohin shumica e miqve që lexojnë këtë faqe?
Sepse :
Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, as për të qenë një emër midis emrave.
Qëllimi im është të gdhend një gjurmë, jo të reklamoj një daltë.
Qëllimi im nuk është të shkruaj për tu lexuar, por të jetoj duke shkruar.
Qëllimi im nuk është të fitoj dikë apo diçka, por të ndjej qëllimin tim në çdo gjë që bëj.
Qëllimi im nuk është të kap yjet, por të ndriçoj tokën.
Qëllimi im nuk është njerëzor por hyjnor.
Qëllimi im nuk jam Unë por Gjithçka.
Qëllimi im nuk është jeta apo vdekja por përjetimi dhe shpërblimi.
Qëllimi im nuk është thjesht të jetoj, por të ndjej që kam bërë gjënë e duhur duke jetuar.