Monday, March 29, 2021

Kutia

Çdo njeri ka një të kaluar dhe kjo e kaluar shpesh herë ndikon në vendimet e së ardhmes. Kjo gjë nuk është e gabuar përderisa  jemi të vetëdijshëm se çfarë marrim nga e kaluara për ta shtruar në vendimet tona drejt së ardhmes. Problemi qëndron se kjo e kaluar formon në mendjen e një personi një lloj kutie e cila kufizon mendimet dhe vendimet e së ardhmes duke i parë nëpërmjet vrimave të vogla të kësaj kutie. 

Ne  kështu e  kufizojmë  mendimin  tonë të dobishëm  pa  ndonjë  arsye. Ne i bëjmë gjërat  thjesht  sepse  kështu  i  kemi  bërë  gjithmonë.  Unë dua  që  ju  të  dini  se  angazhimi  për  t'i  shërbyer jetës  suaj  është  që  gjithmonë  të  shikoni  jashtë kutisë  për  zgjidhjet  më  inovative  të  mundshme  për problemet  tona.  Ne  kurrë  nuk  duhet  të  bëjmë  diçka  vetëm sepse  kjo  është  mënyra  se  si  e  kemi  bërë  gjithmonë.

Të  gjithë  ne  priremi  t'i  shikojmë  sfidat  tona  nga brenda  një  kutie.  Ne  marrim  atë  që  kemi  bërë  në  të kaluarën  dhe  e  vendosim  para  syve  tanë  dhe  pastaj përpiqemi  të  parashikojmë  atë  që  ne  e  quajmë  "e ardhmja".  Por  kjo  e  kufizon  të  ardhmen  tonë.  Me  atë pamje  të  kufizuar,  më  e  mira  që  mund të  jetë  e ardhmja  është  një  "e  kaluar  e  re  dhe  më  e  mirë". Energjia  e  madhe  motivuese  ndodh  kur  dalim  nga kutia  dhe  supozojmë  se  mundësitë  për  ide  krijuese janë  të  pafundme.  Për  të  realizuar  të  ardhmen  më  të mirë  të  mundshme  për  veten  tuaj,  mos  e  shikoni  atë përmes  një  kutie që  përmban  të  kaluarën  tuaj.

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja