Thursday, March 4, 2021

Ndodh dhe kështu

Thonë se me kohën shërohet dhe plaga.
Por, ndodh që plaga të lërë gjurmë edhe pse është shëruar. 
Ndodh dhe të harrohet nga një gëzim i madh por koha e duhur ndoshta nuk do të vijë kurrë. 
Ndoshta kur të vijë koha e shërimit të plagës, nuk do të ketë asnjë në rrugë duke ardhur apo duke e pritur.
Ndodh që mund të humbasim njeriun që na bëri të ndiejmë një dhimbje duke pritur shërimin e dhimbjes.
Koha është e mirë duke shpresuar një mirësi por mund të ndodhë të humbasësh më shumë mirësi duke pritur këtë mirësi. 
Asnjëherë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë por mund ta vendosim tani se çfarë mund të bëjmë.
Nëse pret të qetësohet dallga e dhimbjes për të lundruar, atëherë mund të jesh duke rrezikuar anijen nga një përmbytje më e madhe.
Marinari i aftë nuk është ai që pret të qetësohet koha por lufton me dallgët duke treguar aftësitë e tij.