Monday, September 12, 2016

Dashuria si dhuratë

Askush prej nesh nuk mund të dhurojë atë që nuk ka. Për të dashuruar një individ tjetër, mbi të gjitha, duhet të duam veten. Është i përhapur koncepti sipas të cilit dashuria për vetveten është egocentrike, fëmijërore, shkatërruese. Një kuptim i tillë ka filluar të shprehet nga psikodelirët në vitet 60-të dhe, që atëherë, hipoteza se në realitet kemi të bëjmë më një hipotezë të shëndoshë e pozitive ka mbetur po kaq e dyshimtë. Por, një arsyetim i thjeshtë logjik na bind se mund të japim vetëm atë që kemi, dhe se, sa më shumë kemi, aq më e madhe është aftësia jonë për të dhuruar. Në qoftë se e duam vërtet një person, na lind dëshira për të dhënë çdo gjë që kemi mundësi, për të mirën e tij si për veten. Duke pranuar dhe kuptuar nevojat dhe kërkesat tona dhe atë që sjell lumturinë për ne, realisht mundemi të kuptojmë e vlerësojmë nevojat e të tjerëve. Vlerësimi i pakët për dashurinë vjen për faktin se për shumë kohë dashuria është lënë në dorë të diletantëve pa përvojë, të cilët e përçmojnë jo më pak sesa përbuzin vetveten.