Fenomen i çuditshëm, koha. Koha është përsosmërisht balancuese, e pakundërshtueshme dhe jashtëzakonisht demokratike. Gjithashtu, është instrumenti më i çmuar nga sa jemi mësuar ta vlerësojmë. Askush nuk mund të na e vjedhë pa lejen tonë. Koha ecën me të njëjtin hap dhe më kot kërkojmë ta ndalojmë. Nga ana tjetër, shpesh nuk i japim rëndësi çdo çasti të veçantë, jemi të prirur të mendojmë se e nesërmja do të na japë kohë të re në përdorim. Pyetja që shtrohet është kjo: - Sa kohë i përkushtojme dashurisë? Natyrisht që përgjigjja varet nga vlera që ne i japim asaj. E, megjithatë, mos harroni se dashuria, njëlloj si koha, nuk pret njeri. Për dy të dashuruar, krijimi i kushteve për një jetë të përbashkët do të thotë shumë më tepër se përhumbja në krahët e njëri tjetrit. Planifikimi nuk përjashton gezimin dhe magjinë e dashurisë, përkundrazi, sheshon rrugën që ndjek realizimi i dëshirave të tyre.