Tuesday, September 13, 2016

Filozofi

FILOZOFI

Kerko veten brenda vetvetes.
Veprim domosdoshmërisht i dobishëm është ai, që bën njeriun të kalojë veten, për t'i dhënë mundësi për një rikapërcim të radhës. Këto janë shkallët e zhvillimit, ku mendimi, duke u materializuar i hap rrugën vetvetes e konsolidohet, për t'u ngritur në shkallë të panjohura e për të realizuar ëndrra gjithnjë e më të pabesueshme. Shkalla është mjeti elementar që konkretizon e materializon thjeshtësinë e zhvillimit, kur ai kërkohet. Nëse ka aftësinë e vetëngritjes, kjo do të përbënte mrekullinë e mrekullisë së tij. Duhet gjetur e vrojtuar brenda këtij mjeti, që është mjet i vetëm mrekullizues brenda qenies supreme e që i jep asaj aftësinë e njohjes. Është ky kërkim i vetvetes, që të çon me siguri në mësimin e mënyrës së mbarështimit të mendimit që përfaqëson mësimin e vërtetë, për ta bërë atë sa më transparent në qenien e tij. Njohja e sistemit kornandues e gjenerues të energjisë madhore, të mendimit, nëpërmjet karburantit më të sofistikuar, "Gjakut", përbën vetë procesin e njohjes. KY proces identifikon veten, për ta gjetur atë brenda vetvetes, në vetë karburantin që furnizon centralin madhor. Është kjo njohje, që i duhet gjithkujt, për të njohur gjithçkanë e panjohur e për ta vënë atë në shërbim të secilit.
Procesi i njohjes, që fillon me identifikim i jep.ketij të fundit vendin primar, për të bërë të mundur e siguruar mirorientimin e vetënjohjes, ku dhe duhet të beje te mundur procesin e njohjes. Atëherë, ky proces bëhet progresivë dhe gjerenon energji, për t'u vetëmbajtur, duke u futur e duke thelluar shkallën e njohjes, e cila fillon e duhet të përfundojë me njohjen e energjisë së mendimit e optimalizimin e saj. Ky është kërkimi embrional, që mund e duhet t`i çojë njerëzit drejt çdo kërkimi tjetër, sado të vështirë. Dhe kështu, do të bënte të lehtë çdo kërkim e do t'i jepte kuptim e orientim vetë kërkimeve e pra jetës, që do të gjente veten në këto kërkime, brenda kërkimit madhor embrional drejt vetvetes. Ta gjesh veten larg, do të thotë ta kërkosh atë brenda saj. Çdo gjë që e njohim, është për ne e zhvleftësuar e çdo gjë që posedojmë, zhdimensionohet e shpërfytyrohet në sensin e tkurrjes, që i jep asaj shpërfillja. Atëherë ajo vjen si furtuna, për të përfshirë atë që ndodhet brenda dhe jashtë teje. Ky është orientimi madhor i mbrapshtë, që duke çuar në mpiksjen e mrekullisë, që nuk lulëzoi kurrë e që ndodhet mbi supet e gjithkujt, e zëvendësoi lulëzimin me një lulëzim të zbehtë. Gjelbërimi i zbehtë edhe lulet i ka të fishkura, kur i ka. Kështu, frytet e këtyre luleve ose s'arrijnë të bëhen, ose nuk marrin dimensione, që t`i bëjnë ato aq të vlefshme, sa janë e duhet të bëhen. Gjen më lehtë, nëse di ç'kërkon e orientohesh më saktë. Kjo saktësi të bën të kërkosh në burim të energjisë. Energjia del nga një burim e orientimi është i saktë, kur kërkohet burimi i energjisë superiore, energjisë së mendimit, që i jep shpirtit forcën transformuese për ta futur në mishelim me logjikën, duke prodhuar energjinë e mendimit. Kështu, kërkimi vetorientohet e gjetja vetësigurohet brenda vettvetes, ku qëndron sistemi yjor,"Truri".
Është ky mikrosistem yjor, që duke u njohur, mund të bëjë të mundur njohjen e çdo sistemi tjetër yjor të domosdoshëm për zhvillimin e njerëzimit.