Ne në një masë të madhe jemi produkt i kujtimeve tona. Pa e kuptuar plotësisht,përvojat e kaluara na krijojnë një rrjetë mjaft të dendur iluzionesh joshese, që kushtëzojnë vizionin tonë të tanishem për jeten.Para se te ''jemi'' ne kemi ''qene''. per këtë idetë e reja filtrohen nga bindjet tona të përbashkëta. Tani përpiqemi të qartësojmë se si kanë qenë gjërat, por në këtë proces pengohemi pikërisht nga kushtet që i kanë krijuar në të kaluarën. Megjithatë, ka një shpresë: askush nuk është produkt i një paraprogramimi të ngurtë. Të gjithë kemi aftësi të asimilojmë përvoja të reja, me kusht që të dimë të luftojmë kujtimet tona të pranishme, duke zbutur ndikimin e tyre mbi ne. Në qoftë se nuk duam që e ardhmja jonë të jetë një pjatë bajate e së shkuarës, duhet të kemi forcën që ndodhitë e jetuara, të mos jenë në gjendje të ndikojnë mbi sjelljen tonë. Vetëm atëherë do të jemi të lirë të krijojmë të ardhmen tonë.