Monday, September 12, 2016

Sfida e dashurisë

Ne jemi produkt i të gjitha përvojave të jetuara, i të gjithë njerëzve që kemi takuar në jetë, i të gjithë ëndrrave që i kemi realizur, apo nuk i kemi realizuar. Duhet të kemi parasysh se njerëzit që kemi dashuruar janë nga ana e tyre, rrjedhojë e jetës që kanë bërë. Shfaqin frikën, paragjykimet, gëzimet dhe fitoret e tyre; të gjthë elementet që konkurrojnë, për t'i bërë ata, ajo që janë në gjendjen e tanishme. Nuk duhet ta mohojmë të kaluarën, por as të bëhemi skllevër të saj. Na përket ne ta përdorim në mënyrën më të pështatshme. Ajo ushtron një forcë mbi ne, vetëm në masën me të cilën pjesërisht ndikon në parashikimin e së ardhmes. Të jetojmë në të kaluarën, apo në të tashmen? Hipoteza e parë është alternativë e trishtuar e së dytës. Çdo marrëdhënie e zhvilluar nga ne ka në vetvete një potencial, që na lejon të pasurojmë të tanishmen dhe të nxisë të ardhmen. Duke bashkuar këto dy botë, plotësisht të pavarura e të veçanta, ne i japim jetë një përfshirjeje të mundësive, të përvojave, të ideve që nuk kanë ekzistuar kurrë dhe nuk mund të ekzistojnë në të ardhmen. Në këtë qëndron një nga gëzimet më të mëdha të dashurisë, sfida e saj më e mprehtë dhe e veçantë.