Monday, September 12, 2016

Ndihma nga dashuria

Në qoftë se e pranojmë ndihmën e dashurisë sonë, ne e pasurojmë universin me diçka që vlen shumë, shumë më tepër se paratë. Një gjest i kujdesit, shprehës i dashurisë, mund të ushtrojë një efekt, veçanërisht më të madh sesa mendojmë; nganjëherë mund të hapim një të çarë në një zemër të vetmuar, nganjëherë mund të sjellim guxim dhe shpresë në një mendje të turbulluar. Historia e dashurisë universale është shkruar rresht për rresht falë veprimeve shumë të thjeshta, të bëra nga njerëz zemërmirë dhe për të mirën e atyre që gjenden në vështirësi. Nëse dimë të dashurojmë me të vërtetë, ne do të bëjmë pjesë në një shoqëri njerëzore, që bazohet në forcën e ndjenjave të pastra dhe që shprehet nëpërmjet përkushtimit altruist ndaj të tjerëve. Kur veprojmë në rrethin e këtij bashkimi kaq të veçantë, jeta jonë rrit vazhdimisht vlerën e saj dhe vetmia shmanget plotësisht.