Sunday, September 11, 2016

Te qash

Të vetmit njerëz që nuk kanë qarë kurrë, janë ata që kanë kaluar jetën tërësisht në shërbim të vetvetes. Lotët janë një shprehje e dhimbshurisë së madhe. Mund të jenë shenjë e dukshme e faktit se ne, ndoshta edhe për pak kohë, nuk kemi hequr dorë nga fokusimi që të bëhemi pjesëmarrës në ndjenjat e të tjerëve. Kur na vjen për të qarë, përftojmë një shikim më të qartë të gjërave. Shohim rritjen e aftësisë për t'u bashkuar me individë të tjerë dhe me kushtet njerëzore. Vetëm në kohën e tanishme kultura jonë është e çliruar, të paktën pjesërisht, nga tabuja e pashkruar, në bazë të së cilës, burrave nuk u shkon e qara. Tradicionalisht, burrat duhet të përpiqen të tregojnë një fytyrë të paprekshme ndaj ngjarjeve të dhimbshme në botë. Ky ishte tipi i atij, që quhej një „burrë i vërtetë": i vendosur, i paturbullueshëm, apatik ndaj emocioneve. John Wayne dhe Garry Cooper nuk kanë patur kurrë „leje" të qajnë në film derisa u plakën, kur dobësia dhe ndjeshmëria mund të justifikoheshin nga pleqëria, që tashmë u kishte trokitur në derë. Të qash, mund të jetë shumë e shëndetshme dhe të përkthehet si një shenjë pjekurie. Nuk është shenje dobësie. Në të kundërt, dobësi do të ishte të mos na lejohej të shfrynim lirisht, duke nxjerrë në pah emocionet tona nëpërmjet lotëve.