Me kalimin e kohës, futet te ne prirja për të mos ia varur njëri-tjetrit, duke iu dorëzuar rutinës së ditës dhe se duhen ndryshuar prirjet. Nuk mund të thuhet se është faji ynë, por se dashuria po vuan tmerrësisht. Kur prej vitesh dy veta jetojnë pranë njëri-tjetrit nuk është e padukshme se e reja zëvendësohet nga natyrshmëria dhe e parashikueshmja. Ndërsa dikur shoqërimi me atë burrë ose grua të veçantë ishte gjithnjë një aventurë e këndshme dhe nxitëse, tani nuk është gjë tjetër veçse një përsëritje mekanike, monotone. Por, për fat, dashuria gjithnjë mundet lehtësisht të riaktivizohet me pak gaz, duke futur në marrëdhënie një element të papritur të surprizës. Kam një mikeshë, që të gjithë e quajnë të çuditshme, por që ka ditur të përdorë shumë mënyra për të mbajtur gjallë interesin e burrit për veten e saj. Gjen gjithnjë ide të çuditshme, që i shtohen pigmentit të jetës së tyre; që nga hapja e portës me një mospërfillje pikante, deri te vënia përpara e biletave jo të kushtueshme, por të pakthyeshme, në vende ekzotike. Ai, në fillim, reagon, i mërzitur, por shpejt, i pushtuar nga humori i mire dhe gëzimi i gruas, përfundon në pranimin e nismave të gruas së tij. Për rrjedhojë, marrëdhënia e tyre vazhdon të lulëzojë. Për ta, magjia e dashurisë nuk bie; madje vazhdojnë ta zhvillojnë pa pushim.