Monday, September 12, 2016

Jeta dhe dashuria qe...

Por, në thelb, çfarë presim nga dashuria dhe jeta? Shumë pak prej nesh do të zbulojnë një planet të ri, do të shkojnë në planetin Giover me një anije kozmike, do të ndryshojnë kursin e historisë, apo do të bëhen një çift dashnorësh legjendarë. Jeta dhe vdekja jonë nuk do të kenë rëndësi të veçantë, jo vetëm për ne, por edhe të dashurit tanë. Ditët tona në tokë, ndoshta, do të kalojnë duke zgjidhur detyrat e zakonshme: duke ngrënë, fjetur, punuar, duke larë teshat, edukuar fëmijët, duke punuar kopshtin e shtëpisë, duke u sëmurë dhe shëruar, duke qenë të shëndetshëm, duke zërë miqësi të reja dhe ruajtur të vjetrat, të vishemi në mëngjes dhe të zhvishemi në mbrëmje, duke larë dhëmbët, duke u krehur, duke kursyer dhe shpenzuar para, duke qarë, qeshur, zemëruar, duke jetuar çaste të bukura dhe të gëzuara, duke u rritur, shëndoshur, plakur dhe vdekur. Në qoftë se jeta jonë do të ketë një qëllim, do të paraqitet me shenja poetike e romantike. Na përket neve t'i krijojmë këto. Jeta dhe dashuria që krijojmë, janë jeta dhe dashuria që jetojmë.