Friday, September 9, 2016

Bindja

Tomaso d'Aquino ka thënë se, - nëse duam ta bëjmë dikë të mendojë si ne, duhet të përballemi me të, ta drejtojmë dhe ta marrim për dore. Nuk duhet t'i qëndrojmë larg, as t'i drejtohemi me fjalë të ashpra e të bërtitura, duke i thënë epitete fyese për ta detyruar të pranojë këndvështrimin tonë. Duhet t'i bëjmë lëvizjet duke vlerësuar pozicionin e tij. Kjo është mënyra më e mirë që na jep filozofi i madh për ta shtyrë kundërshtarin t'i shohë përsëri gjërat dhe ndoshta të ndryshojë bindjet e tij. Sigurisht, pothuajse të gjithë tregohen të frikësuar para forcës, por shumë rrallë kanë mundur ta bëjnë të bashkëjetojë me shpirtmirësinë. Sepse frika është gjithnjë rrjedhojë e forcës. Është forca që na mëson se nuk duhet ta dënojmë frikën, zemërimin, dobësinë. Forca na nxit të njehsohemi me të tjerët, të tregohemi tolerantë ose qejfprishur. Në qoftë se dëshirojmë vërtet ta bëjmë një person të mendojë si ne, me zemër, shpirtmirësia, në një rast të tillë, është një faktor farkëtues me rëndësi shumë të madhe.