Ështe e drejte t'i qëndrojmë besnikë ëndrrave tona,sepse në njëfarë mënyre, janë baza mbi të cilën krijohet realiteti. Nëpërmjet ëndrrave ne përjetësojmë mundësinë për të bërë një jetë më të mire,me humor më të pasur dhe më domethënës. Edhe kur realiteti na vendos kufizime, ëndrrat vazhdojnë të na japin një shpjegim të mundësive. Nëse dorëzohemi në jetë, ajo di të bëhet shumë më tepër banale, madje, bëhet shtypëse dhe të zë frymën. Në të kundërt, në qoftë se vazhdojmë t'i pranojmë ëndrrat tona, ato na shtyjnë drejt luftës, përpjekjeve dhe shpresës. Unë kam patur miliona ëndrra. Kam ëndërruar të behem mësues, dhe kjo ëndërr, sigurisht, që më ka kushtuar vite studimi. Ishim shumë të varfër e, megjithatë, babai dhe mamaja kurrë nuk më kane kundërshtuar dhe nuk më kanë nxitur drejt shpresave të pamundura. Ata përpiqeshin të kultivonin tek une ëndrrat me pranë të vertetes, por unë isha i vendosur ta ndjek ëndrrën time. Më pas u pushtova nga ëndrra shumë të zjarrta: dëshiroja të jetoja aventura në vende ekzotike, të çaja detrat, të përshkoja lumenj me varkë, të ngjitesha ne male të pakalueshme. Të gjithë më siguronin se një jete e tillë u rezervohet pak njerëzve të zgjedhur, por une nuk doja ta pranoja se këto ëndrra ishin te parealizueshme për mua. Dhe jam i lumtur t'u deklaroj të gjithe skeptikëve që më rrethojnë, se kam ditur t'i shndërroj të gjitha ëndrrat e mia në realitet.