Një mikesha ime mësuese, shumë e zgjuar, e shkathët dhe plot ide, ka vrojtuar se sa herë gjatë ditës i ndodhte t'u bënte vlerësime të mira nxënësve të saj, ndërmjet tyre vëreheshin ndryshime të dukshme. Me qëllim që t'i zgjeronte këto efekte pozitive, vendosi një praktikë, të cilën ajo e quajti `Shkëmbimi gjërave të bukura." E kishte fjalën për komplimentet që çdo nxënës do t'i bënte një tjetri dhe, me këtë metodë nuk vonoi të korrë sukses, falë atmosferës pozitive që ndikonte si ushqim; në një klimë mirësie, që paragjykohej në rritjen e personalitetit të secilit nxënës. Në të vërtetë, nuk kërkohet shumë mend për të dhënë pak gëzim, apo për të rritur vetërespektin e individit. Ajo që duhet, është një zemër e mprehtë, largpamëse dhe me shpirt fisnik, mirësjellje e bashkuar me stil dhe sinqeritet.
Kur pohojmë se nuk duam dikë apo diçka, kjo vetëm do të thotë se jemi të paaftë të kuptojmë me qartësi atë person, ose atë gjë në realitetin e vet. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, duhet një proces i ngadalshëm dhe i mundimshëm, por shpërblimi është i madh. Në fakt, mund të zbulojmë se, edhe pse është e vështirë të kuptojmë gjërat e reja dhe të ndryshojnë bindjet tona të vjetëruara, më në fund, do të rezultojë shumë më e kushtueshme dhe e dhimbshme po të rrimë në vend dhe indiferentë.