Sunday, September 11, 2016

Dita e re

Thuhet se nuk ka asnjë të re nën këtë diell. Megjithatë, unë e përjashtoj se gjëndemi para një gënjeshtre të jashtëzakonshme. Në të vërtetë, çdo ditë nën diell duket e re. Të gjitha gjërat ecin drejt zhvillimit apo drejt vdekjes, por asgjë nuk qëndron në vend. Çdo mëngjes, kur zgjohemi, mund të presim që dita të jetë vetëm një zgjim i mërzitshëm nga gjumi, ose të na japë një tjetër mundësi për të vënë në veprim mendime tërësisht të reja. Çdo ditë e jetës sonë sjell me vete një mijë mundësi të reja, veçse duhet ta kuptojmë dhe të jemi të bindur. Na jepet mundësia të krijojmë diçka tjetër, të shohim diçka në një dritë të re, të ndryshojmë sado pak në krahasim me ditën e mëparshme. Dhe në qoftë se në fund të një dite nuk ndiejmë se kemi ndryshuar nga mëngjesi deri në darkë, duhet të shqetësohemi dhe ti hapim mirë sytë. Përsëritja është nëna e të mësuarit dhe babai i mërzitjes, pra, gjeneron mërzi dhe, kur mërzitemi bëhemi edhe të mërzitshëm. Kjo është e rrezikshme në dashuri është humbje në dinamikën e universit tonë!