Të bëhemi të pranueshëm nga të tjerët, është, pa dyshim, thelbësore për një jetë më të ekuilibruar e të qetë. Megjithatë, ky nuk duhet të jetë qëllimi parësor në jetën tonë. Asnjë nuk ka mundësi t'i kënaqë gjithmonë të gjithë. Aq më tepër, të përpiqesh të arrish këtë rezultat, mund të kthehet në një ankth. Kjo ndodh kur përpiqemi ta masim vlerën tonë individuale me terma "numerikë", pra, sa janë njerëzit që na vlerësojnë. Në të vërtetë, vetëm kur ushqejmë respekt të mjaftueshëm për individualitetin tonë, afirmojmë vetveten pa patur frikë se nuk do të na pranojnë. Unikaliteti ynë pjesërisht paraqitet nga mendimet tona, të ndryshme, nga mënyra jonë aspak personale e të parit të botës. Në qoftë se ndeshemi me njerëz që nuk na pranojnë, nga kjo nuk mund të jetë e humbur çdo gjë. Një i rritur i pjekur mund të jetë kundër gjithë botës e, megjithatë, të dashurojë jo më pak. Në fakt, nië marrëdhënie e ndihmuar nga dashuria nuk do të thotë ,domosdoshmërisht arritje e qëllimeve. Shpesh parime e mendime të kundërta bëjnë të fillojë një marrëdhënie. Me një fjalë, në qoftë se dimë të mbrojmë identitetin dhe personalitetin tonë, respektojmë vetveten dhe sigurojmë se respektojmë të tjerët.