Tuesday, September 13, 2016

Filozofi

FILOZOFI
Qellimi jashte qellimeve
S'ka qëllim në vetvete, i cili t'i shërbejë vetvetes. Por, ka një qëllim jashtë qëllimeve. Si i tillë, ai është superior e suprem njëkohësisht, duke i dhënë jetë vetë jetës, nëpërmjet asaj që evidenton vetë atë, procesit të të menduarit. Ky meriton të jetë qëllimi në vetvete, i vetëm për t`u jetësuar, sepse prej tij buron energjia e mendimit. Ky është ai qëllim që gjeneron energjinë më madhore, e cila është vetëgjeneruese e s'mund të mos çojë në pikësynimin e pikësynimeve "Kërkimit të së vërtetës", që ajo t'i hapë mendimit rrugën drejt vetvetes. Duke ditur kapacitetet mahnitëse të të menduarit dhe duke shfrytëzuar pjesëza shumë të vogla, për miliona e miliarda vjet, bëmë këtë që po jetoj, ku nuk di se ç'predominon më shumë se Hipokrizia. Hipokrizia lind si domosdoshmëri e mbushjes së zbrazësisë së mendimit. Pas lindjes së saj, ajo kundërshton shkakun që e prodhon, zbrazësinë, duke sofistikuar vetë mendimin e duke e bërë hipokrizinë mbizotëruese në mënyrën e të menduarit. Kështu, fillon humnera e procesit të mendimit. Ai humb embrionin human e për pasojë që duke u shtrirë në të gjitha aspektet, vret mendimin me helmin e saj. Nëse do të gjeneronin turbinat gjigante, qe përmban truri njerëzor, ato do të ndriçonin vetveten dhe do të riprodhonin energji të pakufzuara, për të vënë pjesët e tjera të trurit në nivele energjitike më të larta. Ky proces do të vetëkomandohej dhe do të vetëgjeneronte. Çfarë duhet dhe mjafton që turbinat e energjisë së mendimit të vihen në lëvizje? Së pari, duhet që këto turbina të njihen. Së dyti, të vihen në punë me rendiment sa më të lartë. Faktori i parë është Biologji-Neurologji dhe faktori i dytë, Neurologji-Jetë. Kjo lidhje është proces i një cikli të mbyllur autogjenerues dhe vetëzhvillues nga pikëpamja biologjike dhe energjitike.