Nëse vuajmë nga mungesa e dashurisë, kjo vjen se kemi një kuptim të kufizuar. Por, për fat, rasti për të dashuruar troket më shumë se një herë në derën tonë. Po të mos qe kështu, të gjithë do të ishim të trishtuar, të privuar nga kjo dhuratë madhështore. Dashuria është kokëfortë. Vazhdon të trokasë në derë, duke kërkuar që ta përqafojmë, të na përqafojë, duke shpërndarë magjinë e saj të mrekullueshme. Ajo vetëm na kërkon që të jemi vazhdimisht të prirur për ta kuptuar. Në çdo veprim tonin ka raste dashurie. Shpesh na ndodh të humbasim një mundësi për të dashuruar sepse dashuria shfaqet në forma të ndryshme, të cilat për momentin ne nuk dimë t'i njohim. Mitet dhe përrallat që kemi dëgjuar, na japin shumë shembuj. Na pyesin, a do të puthnit një bretkocë? A do të kujdeseshit për ata xhuxhat pleq dhe fodullë? A do te ndesheshit me një dragua në duel? A do t'i binit botes gjatë e gjërë? Natyrshëm, çdo ditë jeta na ofron rrethana më pak ekzotike. Ne jemi të lirë t'i zgjedhim, t'i kapim rastet e tilla, apo t'i lemë të na ikin. Por, kush ankohet se nuk gjen dashuri duke e kërkuar atë në vende të gabuara., duhet të pushojë të vajtojë fatin e vet dhe të hape pak sytë.