Monday, November 25, 2019

Dy pika loti të vrarë

Një ëndërr luan me mua çdo natë
Të vjedhë dy pika loti të vrarë 
Dy pika loti që zbresin në rrugë të gjatë
Ti japin shpresë një zemre të tharë.

Diku në një anë,dikush më pret 
Dikë unë e pres në tjetër anë
Ky mall kaq i bukur që të tret
Të jep shpresë,të mban gjallë.

Kjo shpresë që jetë më dhuron 
Nga një ëndërr ku dy lot burojnë. 
Kjo shpresë që zemrën ma forcon
Pret dy krahë ta përqafojnë.

Strategjia e vlerës më të madhe

Strategjia e vlerës më të madhe

"Kush kërkoi shërim nga mendja,ajo e shëroi dhe kush kërkoi udhëzim nga dituria ajo e udhëzoi."

Degjova një ditë se njëri nga shokët e mi kishte
humbur githë pasurinë nga një kredi që kishte marrë dhe nuk kishte pasur mundësi ta paguante në kohë. E kishte përjetuar rëndë këtë ngjarje, aq rëndë saqë kishte pasur sulm në kokë dhe i ishte paralizuar ana e majtë e kokës.
Shkova ta vizitoj në spital, më pa dhe, përderisa i rrodhën lotë nga sytë, më tha: "A e sheh se ç'ngjau me mua?
I thashë: "Po, po e shoh. Por dua ta di se çfarë do të thotë kjo për ty?"
Më tha: "U kapa shumë pas kësaj bote dhe të
mirat e saj. Shkatërrova veten, familjen time dhe finalizimi ishte ajo që gruaja ime kërkoi të ndahemi.Nuk më besohet se ajo ka kërkuar një gjë të tille, por ja qe ajo e bëri, u nda nga unë dhe i mori të tre femijet tane me vete. U largova nga rruga e Zotit dhe mendova se mua nuk mund te më ndodhë asgjë e keqe,por e kisha pasur gabim. Me shiko tani si jam bërë, i semurë, i lodhur, pa grua, pa fëmijë dhe po ndihem i humbur fare."
Pastaj më pa dhe më tha: "Kuptimi i gjithë kësaj,sipas meje, është se unë duhet të kthehem tek Zoti i Lartësuar, pastaj te mesoj nga ajo që më ka ndodhur dhe t'i fus në përdorim këto aftësi, që mi mësoi kjo fatkeqësi, në fillimin tim të ri. Por këtë radhë do të jetë një fillim serioz dhe i mirë."

Ky është shembulli më i mirë për strategjinë e
"vlerës më të madhe". Ekziston mundësia që një nxënës të dështojë në mësimet e tij dhe të ketë qenë vlera më e lartë e pritur nga ai një dhuratë nga prindërit. Dështimi nuk është diçka tjetër përpos se një përvojë që do ta aftësojë atë dhe do ta bëjë të punojë më shumë herën
tjetér që të bëhet më i mirë dhe të korrë sukses.
Ndodh që edhe ndonjë sportist të humbasë ndonjë ndeshje të rëndësishme për të dhe vlera më e lartë që dëshiron të arrijë mund të jetë e ngjashme me ate te nxënësit, pra ndonjë dhuratë. Por nga humbja e ndeshjes ai mësohet dhe, në rastin më të parë që do ti jepet, do të përqendrohet më shumë dhe nuk do te persërisë gabimet që ka bërë herën e pare.
Strategjia e "vlerës më të lartë" ka për qëllim zgjerimin e diapazonit të njeriut dhe ai dëshiron te arrjë dhe të përfitojë atë vlerë sado të mëdha te jene dhe kjo e bën ate te ndihet i qetë dhe i përpiktë.
Ky vizatim do t'ua beje edhe më të qartë
menyren e përdorimit të késaj strategjie:
Pra, që të gjitha këto gjëra, edhe pse janë të
padeshiruara për njeriun, janë mësim për të dhe në këtë mënyrë duhet ti pranojë që të aftësohet nga përvojat qofshin edhe të padëshiruara.
Me lejo tani që së bashku të përdorim strateginë e vlerës më të lartë":

1. Kujto një nga sfidat me të cilat ballafaqohesh tani në jetën tënde. Emëroje atë si, psh : déshtim, humbje, prishje, vetmi, paaftësti etj.

Shkruaje kete emer ne zbrazetiren që eshte me lart në vizatimin meposhtem dhe problemet e tjera qe té erdhen në mendje derisa u percaktove ta shkruash problemin ténd kryesor, shkruaji ne zbrazetirat më poshtë, Per shembull: nese problemi kryesor është deshtimi,ateherë katër te tjera le te jene të ngjashme me të.

2. Kujto tani ndjenjat qe të shkaktoi ky problem,që ti e ke shenuar në zbrazëtirën më të lartë të vizatimit. Dhe kujto,gjithashtu, mundésitë që ke humbur për shkak të ketij problemi.

3. Mendo tani në përgjithësimin e tyre (problematikave ose sfidave) dhe kujto vlerën më të lartë që mund të përfitosh nga këto probleme, edhe pse janë të padéshiruara për ty.

4. Kujdesu për ndjenjat tua tani.
Strategjia e "vlerës më të lartë', sipas meje, është strategjia me e rëndësishme dhe më e suksesshme nga te gjitha strategjitë e tjera të mendimit pozitiv. Sepse ajo te ndihmon në zgjerimin e horizonteve të tua dhe të mundëson t'i shohësh pastër dhe qartë strukturën më të madhe në çdo sfidë nga sfidat me të cilat ballafaqohesh në jetën tënde.
Kur unë personalisht perjetova sulm në kokë
isha i shokuar nga ajo që më ndodhi. Unë nuk konsumoj duhan, as nuk kam shtypje të madhe të gjakut, nuk jetoj në shqetësim, por, përkundrazi, unë jetoj jetë të lumtur falënderoj Zotin - jam, giithashtu, sportist dhe merrem me sport për çdo ditë më së paku gjysmë ore!
Isha i hidhëruar dhe i frikësuar nga ajo që më ndodhi, por falë Zotit të Lartësuar - nuk ngela me pasoja nga ai sulm dhe dola nga spitali pasi qëndrova 6 ditë në të.
Gjatë kohës që isha në spital, veçanërisht në kete sektor të trishtueshëm, pashë me sytë e mi njerëz me sëmundje të ndryshme të tmerrshme. Aty kishte të sëmurë nga kanceri në kokë dhe mundësia për të shpëtuar pas operacionit të kancerit është më e vogel se
10 %. Pashë edhe të paralizuar tërësisht, të palëvizshëm fare nga sëmundje të ndryshme. Sado që të mundohem të ti përshkruaj ata që pashë aty, prapë nuk ke mundèsi ta imagjinosh se çfarë kam parë dhe se sa e kam ndier veten time afer Zotit të Madhërishem.
Kjo ishte vlera më e lartë imja, pastaj vetëpërmbajtja në
shtatë shtyllat (bazat), të cilat u mësoj njerëzve. Mesimi më i mirë për mua nga kjo fatkeqësi ishte thellesimi shpirtëror, pra te mesojme ate qé ndien shpirti, pastaj të njëjtën gjë ua mësoj të tjerëve.
Mësova shumë nga kjo përvojë dhe nga qëndrimi në spital. Përvojë e mirë deri në atë shkallé saqë e falenderoj Zotin e Madhërishëm për këtë që më ndodhi dhe për atë që mësova nga kjo përvojë.
Tani, pasi kanë kaluar 6 vite që kur isha i sëmurë dhe kisha pasur sulm në kokë, i jam shumë falënderues Zotit të Madhërishëm që u bëra më shpirtëror (sentimental). Dhe mesazhi im është që të ndihmojmë njerëzit të afrohen sa më afër Zotit të Madhërishëm.

Sunday, November 24, 2019

Idetë e kota

Shumë ide të kota janë shprehur në formën e poezisë dhe filozofisë me qëllim për të fshehur kotësinë e veshur me fjalë të bukura e të mëdha!!!
A e dini pse?!
Sepse ata që mendojnë përtej asaj që lexojnë janë shumë të paktë,ndërsa ata që lexojnë duke u ndikuar nga forma e bukur që shfaqet nëpërmjet fjalëve janë viktima të shumta!
Ata që e dinë këtë marifet e përdorin për të fshehur qëllimet e liga të tyre dhe për të patur sa më shumë ndikim tek njerëzit!
Ajo çka dua të them është të mos mashtroheni nga forma e bukur që shfaqet por thellohuni në përmbajtjen e saj duke analizuar çdo gjë që lexoni, qoftë nga njerëzit e famshëm ; shkrimtarë, poetë,filozofë, psikologë,teologë, shkencëtarë...etj!!!
Nëse mendja juaj pranon çdo gjë që i duket e bukur, atëherë është katandisur në një kosh plehrash!

Saturday, November 23, 2019

Niçe 33

Pas gjithë këtyre a duhet të vazhdoj të them në mënyrë shprehëse se edhe këta filozofë të së ardhmes do të bëhen shpirtra të lirë, shumë të
lire, sado e sigurt të jetë që nuk do të bëhen vetëm shpirtra të lirë, por diçka më shumë, diçka më e lartë, më e madhe dhe kryesisht-tjetër që nuk do që të ngelet e panjohur dhe të shkëmbehet? Por, ndërkohë që
them këto, më shumë drejt tyre sesa drejt nesh (ne që jemi lajmëtarët dhe pararendësit e tyre, me shpirtrat e lirë), unë ndiej detyrimin për të hequr nga të gjithë ne një paragjykim dhe keqkuptim të vjetër e të marrë që për shumë kohë, si një mjegull, e ka bërë të pakuptueshëm konceptin e "shpirtit të lirë". Në të gjitha vendet e Evropës, tani gjithashtu edhe në Amerikë, ka diçka të tillë që abuzojnë nën këtë emër: një lloj shpirtrash shumë të afërt, të burgosur, të lidhur varg që duan pak a shumë të kundërtën e asaj që është në qëllimet tona dhe në instinktet tona, për të mos folur për faktin që në rastin e atyre filozofëve të rinj që janë duke lindur, ata duhet të jenë në të vërtetë dritare të mbyllura mirë dhe dyer te vulosura. Me një fjalë, ata i përkasin rrafshuesve, gabimisht të quajtur "shpirtra të lirë", në të vërtetë skllevër, fjalamanë dhe me gishta që shkruajnë me shije demokratike dhe me "idetë e tyre moderne"; gjithe këta janë njerëz pa vetmi, pa vetmi të vërtetë, djem të mirë ngalakaqë të cilëve nuk mund r'u mohohet as guximi, as zakonet e respektueshme, vetëm se janë me të vërtetë jo të lirë dhe aq të përciptë sa të vjen për të qeshur, sidomos në prirjen e tyre kryesore për ta parë shkakun e çdo fatkeqësie njerëzore dhe dështimi në format e shoqërisë së vjetër që ka ekzistuar deri më sot: dhe me këtë e vërteta gjendet shumë lehtë e përmbysur! Ajo që ata do të donin të arrinin me të gjitha forcat e tyre është lumturia e blertë si kullotë e përgjithme e tokës me siguri, pa rreziqe, me mirëqenie, lumturi jete për të gjithë, dy refrenet e tyre teorike të kënduara më shpesh quhen "barazi të drejtash" dhe "dhembshuri për të gjithë ata që vuajně", dhe vetë dhimbja merret nga ata që diçka që duhet të zhduket. Ne njerëzit me shpirt kundërshtues, që kemi një dështrim dhe një vetëdije të çliruar ndaj pyetjes se ku dhe si është rritur, deri më sot, bima më e lartë "qenie njerëzore", mendojmë se kjo është vënë re çdo herë në kushte të kundërta, së cilës me qëllim
i duhet të rrisë në pambarim rrezikshmërinë e gjendjes së saj, forcën e saj shpikëse dhe shtinjake ("shpirti" i saj) të zhvillohet, nën një trysni të gjatë dhe shtrëngim, në mprehtësi dhe guxim të çmendur, dëshirën e saj për të jetuar të shtohet deri në dëshirë të pakufizuar për pushtet,ne besojmë që ashpërsia, dhuna, skllavërimi, rreziku për të çarë përpara
dhe në zemër fshehtësia, stoicizmi, mjeshtëria joshëse dhe djaj të çdo lloji, që e giitha kjo që është e keqe, e tmerrshme, tiranike, me të vërtetë grabitqare dhe si gjarpëri, të shërbejë për ngritjen e species qenie njerëzore" po aq sa e kundërta e saj; nuk themi as sa duhet duke thenë gjithë këtë dhe në çdo rast, me të folurën dhe heshtjen tonë, në këtë rrugë ne ndodhemi në skajin tjetër të çdo ideologjie moderne dhe
dëshirueshmërie për turmën. Mos vallë për antipodët e tij? Çfarë ka për t'u habitur nëse ne "shpirtrate lirë" nuk jemi pikërisht shpirtrat më komunikues? Në qoftë se nuk dëshirojmë të zbulojmë në çdo rast nga çfarë mund të çlirohet një shpirt dhe ndoshta më pas ku të shtyhet? Dhe sado të ketë lidhje formula e rrezikshme "përtej së mirës dhe të keqes me të cilën ne mbrohemi aq më pak ka rrezik që të na marr per te tjerë: ne jemi diçka ndryshe nga ibres-penseurs "mendimtar të lirë", dhe siç duan të quhen të gjithë keta mbrojtes të guximshëm të ideve moderne. Me banim ose më e pakta mysafir në shumë vende të shpirtit; te nxjerrë gjithmonë jashtë nga qoshet e rehatshme të njoma në të cilat dukej të na linin mënjanë parapëlqimin dhe urrejtjen, rininë dhe origjinen, rastin njerëzore dhe librat ose vetë
lodhjen e shtegtimit, të mbushur plot me shpirtligësi ndaj tundimeve të vartësisë që qëndrojnë të fshehura tek nderet, paraja, detyrat,entuziazmi i ndjenjave; mirenjohës madje ndaj nevojës dhe sëmundjes së ndryshueshme sepse na çlironte gjithmonë nga ndonjë rregull dhe nga "paragjykimi" i saj, mirënjohës ndaj Zotit, djallit,deles dhe krimit që janë brenda nesh, kureshtarë deri në ves, hulumtues deri në egërsi,me gishta pa kujdes për të pakapshmen, me dhëmbë dhe stomakë për atë gjë që nuk tretet, të gatshëm për gjithçka që kërkon mprehtësi dhe ndjenja të holla, të gatshëm për çdo veprim të guximshëm në sajë të një bollëku "vullneti të lirë", me shpirtra të hapur dhe të fshehur, me të cilët askush nuk do ta kishte të lehtë të shikonte qëllimet e fundit,me paraskena dhe kuinta që asnjë këmbë nuk do të kishte mundësi ti përshkonte deri në fund, të fshehur prapa perdeve të dritave, pushtues sikur tu ngjanim trashëgimtarëve dhe shkapërdarëve, urdhërues dhe grumbullues nga mëngjesi në mbrëmje, koprracë të pasurisë sonë dhe të sirtarëve tanë të tejmbushur, të kursyer në të mésuar dhe në të harruar, krijues në skema, herë pas here krenarë për tabelën e llojeve,herë pas here pedantë, herë pas here bufë nate të punës edhe në mes të ditës; madje kur duhet dordoleci, dhe sot duhet: në të vërtetë në masën në të cilën miq të lindur, të betuar, xhelozë të vetmisë, të vetmisë sonë më të thellë, në të natës, më të ditës; pra, një specie të tillë e qenieve njezore jemi ne, ne shpirtrat e lirë! Dhe mos valle jeni pak edhe ju, ju që do të vini? Ju filozofë të rinj?

Friday, November 22, 2019

Niçe 32

Keta filozofë që po vijnë, a janë miq të rinj të "së vërtetës'"? Ka të ngjarë disi, meqenëse deri më sot të gjithë filozofët kanë dashur të vërtetat e tyre. Por me siguri nuk kanë për të qenë dogmatikë. Krenarisë së tyre dhe edhe kenaqësisë së tyre dubet t'u shkaktojë neveri që e vërteta e tyre duhet te jete nje e vërtetë për të gjithë, gjë që deri më sot ka qenë dëshira e fshehte dhe e mbuluar e të gjitha përpjekjeve dogmatike. "Gjykimi im është gjykimi im dhe një tjetër ndoshta nuk ka të drejta mbi të" mund të thojë një filozof i tillë i së ardhmes. Na duhet të çlirohemi nga kënaqësia e keqe për të shkuar mirë me shumë njerëz. "Mire" nuk është më mirë kur e bën bashkëqytetari. Dhe si mund të
ketë një "të mirë të përbashkër"! Fjala bie vetë në kundërshtim: ajo që mund të jetë e përbashkët ka gjithmonë vetëm pak vlerë. Së fundi gjërat dubet të rrinë kështu si janë dhe ashtu si kanë qenë gjithmonë: gjërat e mëdhaja u ngelen të mëdhenjve, humnerat thellësive, ëmbëlsitë dhe drithërimat të mprehtëve dhe, me një fjalë, çdo gjë e rrallë të rrallëve.

Niçe 31

Tani është duke lindur një racë e re filozofësh: unë po guxoj ta pagëzoj me një emër të padëmshëm. Kështu si i kuptoj unë, kështu si bejnë ata për ti kuptuar (është pjesë e llojit të tyre që 'duan' të ngelen në ndonjë anë enigma), këta filozofë të së ardhmes dëshirojnë të kenë të drejten dhe ndoshta edhe gabimin të quhen tundues. Më në fund, vetë ky emër është vetëm një provë dhe, nëse duhet, një tundim.

Niçe 30

I duhet provuar vetes që ne jemi të caktuar per pavaresi dhe për urdhër, por kjo në kohën e duhur. 
Nuk duhet të shmangen provat e veta, megjithëse ato janë ndoshta loja më e rrezikshme që mund të luhet, dhe janë prova që do të sillen, si dëshmitare, përpara nesh dhe përpara asnjë gjykatësi tjetër. 
Nuk duhet ngelur i lidhur pas një personi,qoftë pra dhe më i dashuri: çdo njeri është një burg dhe gjithashtu një skutë për t'u fshehur. 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas një atdheu, qoftë pra më i dhimbshëm dhe më i nevojshmi (është më pak e vështirë ta shkëputësh zemrën tënde nga një atdhe fitimtar). 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas një dhimbshurie, edhe nëse u drejtohet mbinjerëzve, në flijimin e veçantë dhe paaftësinë e të cilit rasti na ka berë të hedhim një sy. 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas një shkence,edhe sikur ta joshte dikë me zbulimet më rezervuara për ne. 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas çlirimit të vet,pas asaj largësie të këndshme dhe mosinteresimi të veçantë të zogut që futuron gjithnjë e më lart për të parë gjithnjë e më shumë poshtë vetes: ky është rreziku i atij që fluturon. 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas virtyteve tona dhe të flijojmë veten tonë si e tëra pas ndonjë pjese të veçantë, për shembull pas "mikpritjes" sonë: ky është rreziku i rreziqeve i shpirtrave të pasur dhe të racës së lartë, që trajtohen me dorë të lirë dhe që e shtyjnë virtytin e bujarisë gati deri në ves. 
Duhet të jemi të zotë të ruhemi: kjo është prova më e fortë e pavarësisë.

Niçe 29

Gjithcka që është e thellë e do maskën; gjërat më shumë të thella provojnë madje urrejtje per shëmbëlltyrën dhe metaforën. Mbi të gjitha, a nuk duhet të jetë antiteza maskimi i drejtë në të cilin shfaqet një imazh? Një dyshim që të bën të pyesësh, dhe do të ishte mahnitëse ose ndonjë mistik çfarëdo të mos ketë guxuar mbi veten diçka të tillë.Ka ndodhi të natyrës aq delikate sa është mirë ť'i varrosësh dhe ti bésh të panjohshme me një qéndrim të ashpër; ka veprime dashurie dhe me një zemërgjeresi të tepruar pas të cilave asgjë nuk do të ishte më e
këshillueshme se sa të merrte një shkop dhe ťi rrihte paq dëshmitarét e pranishëm për ť'u prishur kujtesën. Disa janë të aftë ta prishin dhe
ta nëpërkëmbin kujtesën e vet për ti hakmarrur të paktën mbi atë dëshmitar të vetëm: turpi është i pasur me fantazi. Nuk janë gjërat më të këqija ato që na bëjnë të turpërohemi më shumë: nuk ka vetëm mashtrim prapa një maske, ka po aq shumë mirësi në dinakëri. Unë
arrij të marr me mend që një qenie njerëzore, e cila ka për të fshehur diçka të çmuar dhe të brishtë, të rrokuliset gjatë jetës mbarë e prapë si një fuçi me verë të vjetër dhe të fortë rrethuar me hekur të trashë: aq duhet mprehtësia e turpit të tij. Një qenie njerëzore që ka thellësi në
turpin, në cipën e tij i ndesh fatet e tij dhe vendimet e tij të vështira në rrugë ku janë të pakët ata që arrijnë dhe për qenien e të cilit të afërmit e tij dhe njerëzit e tij më të besuar nuk duhet të marrin vesh: veshëve të tyre u mbahet fshehur sa rreziku i tij i jetës, aq dhe siguria e tij e rifituar jetësore. Një njeri i rezervuar i këtj lloji, i cili instinktivisht përdor të folurën për të heshtur e për të fshehur dhe është i palodhshëm në perpjekjen për të shmangur njoftimin, do dhe kërkon që në vend të tij të
endet në zemrat dhe në mendjet e miqve të tij një maskë e tij; dhe meqë nuk e do, një ditë do ťi hapen sytë për faktin që megjithatë, atje, ka një maskë të tij dhe që kështu është në rregull. Çdo shpirt, thellë ka nevojë.per një maskë, madje përreth çdo shpirti të thellë rritet vazhdimisht nje maskë në sajë të interpretimit vazhdimisht të shtrembër dhe pra, të perciptë, të çdo fjale, çdo hapi, çdo shenje që ai jep.

Thursday, November 21, 2019

Niçe 28

Askush nuk ka për ta quajtur me shumë lehtësi të vlefshme një teori, vetëm sepse sjell lumturi apo virtyt: ndoshta përveç "idealistëve" të dashur që ëndërrojnë të mirën, të vërtetën, të bukurën dhe që në moçalet e tyre bëjnë të lundrojnë me rrëmujë çdo lloj idealizmash lara
lara, të shëmtuar dhe dashamirës. Lumturi dhe virtyt nuk janë argumenta të vlefshëm. Por harrohet me dashje, edhe nga ana e njerëzve me mend në kokë, që të bësh fatkeqë dhe të bësh të këqij janë kundërargumenta po aq pak të vlefshëm. Një gjë mund të jetë e vërtetë, megjithëse është e dëmshme dhe e rrezikshme në shkallën më të lartë: madje mund ti përkasë karakteristikës themelore të pranisë së faktit që të shkohet deri në fund për ta njohur plotësisht: pra, forca e një mendjeje do të matej nga sa të vërtetë duron ende, ose, më qartë, nga shkalla se deri ku ka pasur nevojë për ta holluar, fshehur, zbutur, qetësuar, falsifikuar. Por nuk ka asnjë dyshim se me qëlim për të zbuluar pjesë të caktuara të së vërtetës, të këqijtë dhe fatkeqët janë ndihmuar dhe kanë një mundësi
më të madhe për tia dalë mbanë, për të mos folur për të këqijtë që janë të humbur, një racë kjo që lidhet në heshtje nga moralistët. Ndoshta
ashpërsia dhe dinakëria krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e një shpirti të fortë dhe të pavarur, ca më tepër të filozofit, ndërsa ajo dashamirësi e ëmbēl, e hollé, e nënshtruar dhe arti për ti marrë lehtë e lehtë gjërat çmohet, dhe me të drejtë, tek një njeri i ditur. Me kusht, dhe kjo qëndron para çdo gjëje, që të mos katandiset koncepti i "filozofit" në filozof qé shkruan libra, apo që fut në libra filozofinë e tij! Stendali i shton përfytyrimit të filozofit me shpirt të lirë një pjesë të fundit të cilen nuk dua ta lë pa nënvizuar nga dashuria për shijen gjermane :
Pour ètre bon philosophie " thotë ky psikolog i madh i fundit " .
Për të qenë filozof i mirë nevojitet të jesh i prerë, i qartë, pa iluzione. Një bankier që ka qenë i suksesshëm, ka një pjesë të karakterit që kërkohet për të bërë zbulime në filozofi, domethënë për të parë qartë në atë gjë që ai ështe.

Interpretimi

Duke interpretuar nga larg luftrat fetare,zemërimet fanatike dhe hakmarrjet ndër personale ,ju nuk keni bërë gjë tjetër veçse i keni dhënë ushqim të helmuar dashurisë për paqe,mirëkuptimit për harmoni dhe marrëveshjeve për siguri!
Interpretimi i një fakti nuk është kurrë një fakt dhe nuk mund të bëhet kurrë një fakt i kryer!
Do të ishte e drejtë të frenohej e drejta e çdokujt për të bërë interpretime të cilat e nxjerrin faktin nga të qenët fakt!

Niçe 27

Meqë nuk është "dhënë" asgjë tjetër si e vërtetë përveç botës sonë të lakmive dhe të pasioneve, meqë nuk mund të ngjitesh apo të zbresësh në asnjë "realitet" tjetër përveç vetëm realitetit të instinkteve tona (në të vërtetë të mënduarit është vetëm një lidhje e ndërsjellë e këtyre instinkteve): a nuk është e lejuar të bëhet përpjekje dhe të pyetet nëse kjo "e dhënë" nuk mjafton për të kuptuar, mbi bazën e atyre instinkteve të ngjashme, edhe të ashtuquajturën "materiale" ? Nuk e kam fjalën si një iluzion, një "dukje"', një "paraqitje" (në kuptimin e Berkeleit dhe të Shopenhaurit), por si një nivel i realitetit të njëjtë me atë që vetë ndjenja jonë, si një formë primitive të botës së
ngacmimeve në të cilën gjithçka përfshihet ende në një njësi të fuqishme që nëndahet dhe strukturohet më pas në procese organike (dhe, si dihet, pakësohet dhe dobësohet), si një lloj i jetës instinktive në të cilên në mënyrë artificiale lidhen njëri brenda tjetrit (si një paraforme jetës?) të gjitha funksionet organike si vetërregullimi, asimilimi, ushqimi,nxjerrja jashtë, metabolizmi. Së fundi nuk lejohet të bëhet vetëm kjo perpjekje: madje ajo diktohet nga vetëdija e metodës. Të mos pranosh llojet e shumëfishta të lidhjes shkak-pasojë derisa të mos shtyhet ne kufirin e saj më të skajshëm (po më lejuat, deri në absurdite) përpjekja për bërë të mjaftojë njëra prej tyre: ky është një moral i metodës nga e cila sot nuk mund të hiqet dorë; kjo rrjedh "nga përkufızımi i saj" do të thoshte një matematikan. Në fund të fundit çështja është nese pranomë vullnetin si veprues, nëse besojmë në lidhjen shkak-pasoje
te vullnetit. Në qoftë se e bejme kete gjë : dhe në fund besimi në të është pikërisht besimi ynë ne lidhjen shkak-pasojë, atëherë duhet të bëjmë
përpjekjen për të vendosur në mënyrë hipotetike lidhjen shkak-pasojë të vullnetit si e vetmja qenie. Natyrisht, "vullneti" mund të veprojë vetëm mbi "vullnet" dhe jo mbi "materie" (për shembull, jo mbi nervat): mjaft, duhet guxuar të hamendésohet se, kudo ku dallohen "pasoja", vepron vullneti mbi vullnetin, dhe se të gjitha ndodhitë mekanike, në masën
brenda së cilës tek ato vepron një forcë, janë pikërisht forca e vullnetit,pasoja e vulnetit. Meqë, më në fund, arrihet të shpjegohet e gjithë jeta jonë instinktive si strukturim dhe degëzim i një forme bazë të vullnetit (për shembull të vullnetit të pushtetit, ashtu siç e mbron teza ime), meqë mund të rikthehen të gjitha funksionet organike në këtë vullnet për
pushtet dhe mund të gjendet në të edhe zgjidhja e problemit të lindjes dhe të ushqimit (është një problem i vetëm), atëherë do të kishim në këtë menyrë të drejtën ta përkufizonim me një kuptim çdo forcë vepruese duke e quajtur vullnet për pushtet. Bota e parë nga brenda, bota e përkufizuar dhe e emëruar mbi bazën e "karakterit të saj të kuptueshëm", do të ishte pikërisht vullnet për "pushtet" dhe asgjë tjetët.

Wednesday, November 20, 2019

Niçe 26

Nga çfarëdo pikë e filozofisë që duan sot ta shtrojnë, nga cilado pikë që ta shikojnë, falsiteti i botës në të cilën besojmë se jetojmë është gjëja më e sigurt dhe më e qëndrueshme të cilën mund ta kapin ende sytë tane: ne gjejmë arsye pas arsyesh që do t'u pëlqente të na joshnin në hamendje drejt një parimi të rremë në "thelbin e gjërave". Por ai që ia ngarkon përgjegjësinë e falsitetit të botës vetë mendimit tonë, pra "intelektit" (nje rrugëdalje e nderuar e përshkuar nga çdo 'advocatus dei ' i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm), ai që e shikon këtë botë së bashku me hapësiren, kohen, pamjen, lëvizjen, si përfundim të gabuar, ai do të kishte të pakten një arsye të drejtë për të mësuar më në fund që të mosbesojë, për inat të vetë çdo mendimi: mos vallë me këtë na e kanë punuar shumë keq deri më sot? Dhe çfarë garancie kemi që nuk vazhdojnë të bëjmë ate që kanë bërë gjithmonë? Me shume seriozitet: pafajësia e mendimtarëve ka dicka që të ngjall tronditje dhe respekt, që u lejon edhe në ditët tona, të vihen përpara vetëdijes me lutjen per tu dhënë atyre përgjigje të çiltra: për shembull nëse është e vertete dhe përse në fund të fundit qëndrohet vendosmërisht larg botës se jashtme dhe pyetje të tjera të ngjashme.
Besimi në "bindje" të menjëhershme është një çiltëri morale që na bën nder ne filozofëve: por, per nje herë, duhet të mos jemi vetëm qenie njerëzore "të moralshme! " Duke lënë mënjanë moralin, ai besim është një marrëzi që nuk na ben shumë nder! Pra të merret parasysh, në jetën qytetare, mosbesimi i përhershëm si një shenjë "e karakterit të keq" dhe per pasojë të numërohet pra mes marrëzive. Këtu midis nesh, përtej botës borgjeze dhe të mëdyshjeve të saj, çfarë mund të na pengonte për te qenë pak të matur që të themi: filozofi më në fund ka të drejtë të ketë një karakter të keq , duke qenë krijesa që deri më sot është përqeshur më shumë mbi tokë; sot ai ka për detyrë të jetë mosbesues, të vështrojë shtrembër, në mënyrën më të keqe, nga çdo thellësi e dyshimit. Të më falet shakaja me këtë ngërdheshnje të mbytur dhe me këtë perifrazë: në të vërtetë unë vetë prej kohësh kam mësuar të mendoj dhe të gjykoj ndryshe kur mashtron dhe kur të mashtrojnë, dhe kam gati të paktën
dy-tri përgigje therëse për zemërimin e verbër me të cilin filozofët nuk pranojnë të mashtrohen. Përse jo? Fakti që e vërteta të vlejë më shumë se dukja nuk është gjë tjetër veçse një paragjykim moral, madje është kundërshtimi më i keq i shfaqur që ndodh në botë. Prandaj pranohet me vetveten se nuk mund të ketë asnjë jetë veçse mbi bazën e vlerësimeve dhe dukurive të mundshme, dhe në qoftë se, me entuziasmin e virtytshëm dhe me budalallëkun e disa filozofëve, déshirohet për të hequr qafe plotësisht botën e dukshme , mirë, kur ju ťia arrini, nga "e vërteta" juaj nuk do të ngelej më asgjë! Po, mbi të gjitha çfarë na detyron të pranojmë se ka një kundërshti theltësore midis "e vërtetë" dhe "e rremë"? Mos
valle nuk mjafton të dallosh nivele të ndryshme të dukjes, të dallosh në të njëjtën kohë hije dhe tone të përgjithshme më të çelura dhe më të errëta, as të ndryshme, për të folur me gjuhën e piktorëve? Përse bota e cila në njëfarë mase na përket nuk duhet të jetë një shtirje? Dhe kush në këtë pikë pyet: "Po për shtirjen nuk na duhet një autor?" a nuk mund ťî përgjigjesh qarte: "Përse? Mos vallë bën pjesë kjo "na duhet" tek "shtirja?" Në fund të fundit nuk është e lejuar të jesh pak ironik ndaj subjektit, ashtu si ndaj objektit dhe predikatit? A nuk mund të ngrihet filozofi mbi besimin në gramatikë? Me të gjithë respektin për mësueset, a nuk do të ishte koha
që filozofia të hiqte dorë të besonte tek mësueset?
O Volter! O njerëzim! O marrëzi! Ka pra një peshë "e vërteta" kerkimi i së vërtetës, dhe kur qenia njerëzore sillet në këtë gjë në mënyrë
tepër njerëzore, "il ne cherche le vrai que pour jare le bien'," (Duke e kërkuar të vërtetën veçse për të bërë mirë) unë vë bast se nuk gjen asgjë në filozofi!

Niçe 25

Nuk mund të bëhet asgjë: në mënyrë të pamëshirshme duhet të vihet në diskutim dhe të merren në gjykim ndjenjat e vetëmohimit, të flijimit të vetvetes në të mirë të tjetrit, i gjithë morali i mospranimit të vetes, si dhe estetika e "parandjenjës së pa interes", nën të cilën, sot,dobësimi i artit përpiqet të krijojë, në një mënyrë mjaft joshëse, një vetëdije të pastër. Ka shumë joshje dhe sheqer në ato ndjenja të "për të tjerë", të "jo për mua'" sepse këtu nuk është nevoja të bëhesh dy herë mosbesues dhe të pyesësh: "Mos janë vallë joshje?" Fakti që i pëlqejnë atij që i provon dhe atij që shijon frytet e saj, por edhe spektatorit të thjeshtë, nuk përbën një argument në të mirë të tyre, por të shtyn pikërisht drejt kujdesit. Pra të jemi të kujdesshëm.

Niçe 24

Gjatë gjithë periudhës më të gjatë të historisë njerëzore, e cila quhet epoka parahistorike, vlera ose mungesa e vlerës së një vepre nxirrej nga pasojat e tij: duke bërë këtë gjë nuk merreshin parasysh veprimet në vetvete, as origjina e tij, por, ashtu si në ditet tona në Kinë ku lavdia ose turpi i femijës bie mbi prindërit, ë pak a shumë ishte fuqia prapavepruese e suksesit ose e mossuksesit që e bënte një qenie njerëzore të mendonte mire apo keq për një veprim. Një periudhë të tillë e quajmë periudha paramorale. Në atë kohë, imperativi "Njih veten tënde!"  ishte ende i panjohur. Perkundrazi, në dhjetë mijëvjeçarët e fundit hap pas hapi është ecur përpara në disa sipërfaqe të gjera të tokës në atë mënyrë qe të bën të vendosësh për vlerën e veprimit jo më nga pasojat e tij por nga origjina e tij: një sukses i madh në të njëjtën kohë, një përpunim i ndjeshëm i shqyrtimit dhe i vlerësimit të masës, ndikimi i pavetëdijshëm i sundimit të vlerave aristokratike dhe i besimit në "origjinë", shenja dalluese e një periudhe që në një kuptim të ngushtë mund të quhej periudha 'moral' , pra, në atë masë është bërë përpjekja e parë për të njohur vetveten. Në vend të pasojave,origjina : çfarë përmbysjeje e pamjes! 
Dhe me siguri një përmbysje e arritur vetëm pas betejash dhe mëdyshjesh të gjata! Natyrisht, më këtë gjë fitoi një epërsi të plotë një besëtytni e re e pashmangshme, një ngushtësi e veçantë interpretuese: origjina e një veprimi u interpretua në kuptimin më të veçantë të mundshëm si origjinë e ardhur nga një qëllim, u arrit të besohej që vlera e një veprimi qëndronte në vlerën e qellimit të tij. Qellimi si origjinë e plotë dhe parahistori e një veprimi: me këtë paragjykim shpirtërisht është lavdëruar, qortuar, gjykuar dhe filozofuar mbi tokë pothuajse deri në ditët tona. Por a nuk duhet sot të vijmë tek nevoja për të vendosur përsëri për një përmbysje dhe për një zhvendosje të thellë të vlerave në sajë të një vetëmeditimi të ripërtërirë dhe të një thellimi të njerëzimit? A nuk duhet të jemi në prag të një periudhe që, në mënyrë negative, do të quhej kryesisht si jashtëmorale, sot që të paktën mes nesh imoralistëve lind dyshimi që pikërisht në atë që 'nuk' është e 'qëllimshme' për një veprim qëndron vlera e tij vendimtare dhe se i gjithë qëllimi i tij, gjithçka që mund të shihet,merret vesh, "ndërgjegjësohet" nga qëllimi, vazhdon ende të bëjë pjesë në sipërfaqen e tij dhe në lëkurën e tij, e cila si çdo lëkurë nxjerr diçka, por edhe më shumë e fsheh? Me një fjalë, besojmë që qëllimi është vetëm një shenjë dhe një pasojë që kërkon në radhë të parë një zbërthim dhe përveç kësaj një shenjë që nënkupton shumë gjëra të arsyshme dhe për pasojë që vetëm për vete nuk nënkupton pothuajse asgje, dhe se morali, në kuptimin e sotëm dhe pastaj morali i qéllimeve,ka qenë një paragjykim, një ngutje, ndoshta një gjë e përkohshme, një gjë e nivelit pak a shumë të astrologjisë që është absurde dhe të alkimisé, por në çdo rast diçka që kapërcehet. Kapërcimi i moralit, në njëfarë kuptimi deri edhe vetëkapërcimi i moralit: mund të jetë ky emri për atë punë të gjatë e të fshehtë, të ruajtur për vetëdijet e sotme më të mprehta, më të ndershme, por edhe më të këqijat, si gurë të gjallë të krahasimit të shpirtit.

Zemërimi shuhet nga lotët e gëzimit

Thuhet se kur bën një të keqe,mundohu ta pasosh me një të mirë sepse e mira e fshin të keqen!
Kështu që kur të bësh një gabim ndaj femrës që dashuron,nxito menjëherë ta përqafosh fort sepse zemërimi i saj shuhet menjëherë nga lotët e gëzimit!

Tuesday, November 19, 2019

Ka njerëz që. ..

Ka njerëz që dinë shumë por nuk kanë kuptuar gjë rreth asaj që dinë!

Ka njerëz që kanë kuptuar shumë nga jeta por nuk janë të vetëdijshëm për atë që dinë!

Ka njerëz që e kanë kuptuar atë që dinë por nuk punojnë me atë dije!

Ka njerëz që punojnë me atë që dinë por nuk kuptojnë atë që bëjnë!

Ka njerëz që dinë,e kuptojnë mirë atë që dinë dhe punojnë sipas asaj që dinë. Për më tepër mësojnë edhe më shumë nga ajo që punojnë.

Këta njerëz bëhen prej të urtëve që e transmetojnë dijen me vepra dhe vlerat i përhapin me urtësinë e tyre!

Monday, November 18, 2019

Niçe 23

Kur je i ri nderon dhe përçmon pa mjeshtërinë e nuancës, e cila përbën dobinë më të mirë të jetës dhe me të drejtë duhet paguar shtrenjtë, në të njëjtën mënyrë ke sulmuar njerëz dhe vepra me një po dhe me një jo.Gjithçka është rregulluar në mënyrë që më e keqja e të gjitha shijeve,shija e absolutes, të ushqehet egërsisht dhe të shpërdorohet derisa qenia njerëzore të mësojë të fusë pak art, mjeshtëri në ndjenjat e saj dhe të parapëlqejë të tundojë me mjeshtërinë, ashtu siç bëjnë artistët e vërtetë të
jetës. Gjaknxehtësia dhe shpirti i nderimit, të cilat karakterizojnë rininë,duken se nuk rrinë të qeta në qoftë se më parë nuk i kanë falsifikuar në atë mënyrë qeniet njerëzore dhe veprat sa të mund të shpërthejnë tek ata: në vetvete rinia është diçka falsifikuese dhe mashtruese. Kur pastaj shpirti i sfilitur nga një sërë zhgënjimesh, fillon dhe ngre krye me dyshim kundër vetvetes, vazhdon të jetë i ndezur dhe i egër edhe në dyshimet e tij dhe në brejtjet e ndërgjegjes: si inatoset, si e bren brenda për brenda me padurim ndërgjegja, si hakmerret për vetëverbërinë e tij te gjatë, sikur të kishte qenë një verbëri me dashje! Në këtë fazë kalimtare ndëshkohet vetvetja me mosbesimin ndaj ndjenjave të veta,torturohet nga dyshimi dhe entuziazmi i vet, madje edhe ndërgiegja e paster merret si një rrezik, sikur të ishte një vetëmjegullim dhe një lodhje e ndershmërisë më të madhe; dhe sidomos merr vet vendim, vendm të plotë, kundër "rinisë" ! Dhjetë vjet më vonë do të kuptohet që edhe e gjithë kjo ishte rini!

Sunday, November 17, 2019

Ti nuk erdhe në këtë botë

Ti nuk erdhe në këtë botë për të fituar apo për të humbur pjesë të kësaj bote.
Kjo botë është e përkohshme, po ashtu dhe gjërat që ti fiton dhe humb janë të përkohshme!
Ti fiton para por dhe humb para.
Ti fiton famë por një ditë këtë famë ta merr dikush tjeter. 
Ti fiton punë të mirë por një ditë e humb këtë punë.
Ti fiton një makinë por një ditë kjo makinë prishet. 
Ti fiton shumë gjëra në jetë por jeta ti merr përsëri të gjitha ato që të jep.
Pra,cili është kuptimi i kësaj bote?!
Çfarë ka rëndësi në gjithë këtë garë për të patur sa më shumë!?
Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë jetë nuk janë gjërat që ti fiton apo humb por veprat që ti zgjedh të jetosh,pra në këtë jetë ka rëndësi jeta që ti bën,jo gjërat!
Pse ka rëndësi kjo vepër ?!
Sepse veprat mbeten përgjithnjë edhe kur ti përfundon kohën tënde në këtë botë!
Veprat janë ato që do kujtohen pas vdekjes tënde!
Veprat janë ato që ti do gjesh aty ku do shkosh!
Veprat janë ato që Zoti të vlerëson!

Atëherë çfarë po pret,pse nuk vepron qoftë dhe një vepër të vogël e cila është e bukur!?
A pret momentin të bësh vepra të mëdha !?
A nuk e di që mali i madh përbëhet nga gurë të vegjël !?
Vepro pra,qoftë një fjalë të ëmbël, një fjalë të bukur, një gjest të këndshëm, dhuro një përqafim, një buzëqeshje, një lule, një libër, një dhuratë të vogël me zemër të madhe,dhuroni kohën dikujt duke bërë një bisedë!
Të jesh i/e sigurt se këto bëjnë më shumë punë në zemrat e njerëzve sesa ato që ke menduar të bësh por që pret momentin ti bësh!

Në zemrën tënde vendos dy gjëra me të cilat do gjesh prehje dhe qetësi : vendos Zotin i cili është i Përjetshëm dhe synimin për të vepruar sa më shumë vepra të mira qofshin dhe më të voglat !

Friday, November 15, 2019

Niçe 22

Mendimet tona më fisnike duken (dhe duhet të duken) marrëzira,ndërsa në disa raste krime: kur padrejtësisht arrijnë në veshë që nuk janë bërë për ta. Ekzoteriku dhe esoteriku, siç dallohej dikur midis filozofeve, indianëve apo grekë, persianë dhe myslimanë qofshin ata,me një fjalë kudo besohej në një hierarki dhe jo në njëjtësi dhe në barazi të drejtash, nuk dallohen njëri nga tjetri për faktin që ekzoteriku qendron jashtë dhe shikon, vlerëson, mat dhe gjykon nga jashtë: gjëja më thelbësore është se i shikon gjërat nga poshtë-lart, ndërsa esoteriku
nga lart-poshte! Ka lartësi të shpirtit që, duke vështruar nga to, deri edhe tragjedia pushon së qeni tragjike; dhe, sikur e gjithë e keqja e botës të mblidhej në një të keqe të vetme, kush do të mund të guxonte të vendoste që pamja e saj do të bindte dhe do të detyronte medoemos pikërisht për të pasur mëshirë dhe pra për të dyfishuar dhimbjen?...
Ajo që shërben si ushqim dhe gjallërim për tipin më të lartë të qenieve njerëzore, për një tip njerëzor shumë të ndryshëm dhe më të ulët duhet të jetë pothuajse një helm. Virtytet e njeriut të rëndomtë, tek një filozof, ndoshta do të thonë vese dhe dobësira; mund të ndodhë që tek një njeri i një dere të madhe, pasi çoroditet dhe bie në fund, arrin vetëm e ketë mënyrë në zotërim të cilësive të larta, për hir të të cilave ndihet nevoja, në botën e ulët ku është zhytur, për ta nderuar tashmë si një shenjtor. Ka libra që kanë për shpirt dhe shëndet një vlerë të kundërt,pas asaj që shërben shpirti më i ulët, forca më e ulët jetësore, ose perkundrazi ajo më e larta dhe më e fuqishmja; në rastin e parë ata janë libra të rrezikshém, që të lodhin dhe të prishin, në të dytin, janë thirrje e tellallit, që i shtyjnë më trimat në trimërinë e tyre. Librat për të gjithë janë gjithmonë libra të qelbët, atyre u ngelet ngjitur era e njerëzve pa rëndësi. Zakonisht, atje ku populli ha e pi, madje atje ku i thurr lavde nderimit të vet, bie erë e keqe. Në qoftë se deshirohet të thithet ajër i pastër, nuk duhet shkuar nëpër vende devijimesh.

Niçe 21

Eshtë diçka për shumë pak qënie të pavarura: është një privilegj i te fortëve. Dhe kush përpiqet të jetë i tillë, edhe sikur me të drejtën më të madhe, por pa qene e arsyetuar, kjo tregon që ndoshta nuk është vetëm e fortë, por kokëkrisur deri në mospërmbajtje. Ai futet në një labirínt, i shumëzon në mijera rreziqet që jeta ne vetvete tani i paraqet, rreziqe ku nuk është më i vogel fakti qe askush nuk sheh me sytë e vet si dhe ku gabon rrugën, si dhe ku ndahet nga të tjerët dhe copëtohet nga një Minotaur i shpellave të vetëdijes. Meqë një njeri i tillë i shkon deri në fund,kjo ndodh aq larg nga vetedija e qenieve njerëzore sa ato nuk e ndiejnë dhe nuk e vënë re: dhe ai nuk mund të kthehet prapa!Nuk mund të kthehet as tek dhembshuria e njerëzve!

Niçe 20

Ajo që është më e vështirë për ť'u përkthyer nga një gjuhë në tjetrën është ritmi i stilit të saj: si i tillë ai krijohet mbi karakterin e racës ose, për ta thënë në mënyrë fiziologjike, mbi ritmin e "metabolizmit" të tij. Ka përkthime, të bëra me qëllime të mira, por që janë gati shtrembërime, pothuajse vulgarimi të pavullnetshme të origjinalit, vetëm sepse nuk ka qenë e mundur të përkthehet ritmi i gjallë dhe domethënës, i cili del mbi gjithçka që është e rrezikshme tek gjërat dhe tek fjalët dhe ndihmon për të ecur përpara. Gjermanishtja në të folurën e saj është gati e paaftë për të shpejtuar; prandaj, siç mund të nxirret me lehtësi përfundimi, është e paaftë gjithashtu për shumë prej nuancave më të këndshme e të frikshme të mendimit të lirë, pikërisht të shpirtrave të lirë. Në të njëjtën mënyrë janë të huaja, fizikisht dhe intelektualisht, stili qesharak dhe satirik dhe
gjithashtu për të janë të papërkthyeshëm Aristofani dhe Petronio.
Midis gjermanëve janë të zhvilluara me të giithë bollëkun rëndësia e madhe, serioziteti, madhështia solemne, çdo lloj stili i stërzgjatur dhe i mërzitshëm dhe të më falet shprehja e faktit që deri edhe poza e Gëtes,e përzierjen e saj me ashpërsinë dhe hijeshinë, nuk bën përjashtim,sikur të ishte një përfytyrim si në pasqyrë "i kohës së mirë të shkuar të cilës i përket dhe shprehja e shijes gjermane, kur ende kishte "një shije gjermane": që ishte një shije e stërholluar, ' in morbus et artibus'(Në sëmundje dhe në dhunti). Bën përjashtim Lesingu falë natyrës së tij dredharake që kuptonte shumë gjëra dhe merrte vesh nga shumë gjëra; ai që jo me kot qe përkthyesi i Bayles'( Pier Baltë,filozof dhe shkrimtar francez) dhe që donte të zinte vend afër Dideroit dhe Volterit, dhe më shumë akoma midis poetëve të komedisë romake; Lesingu që donte edhe ritmin e lirisë së shpirtit, ikjen nga Gjermania. Por gjuha giermane qoftë pra edhe me prozën e Lesingut, si do te mundte të riprodhonte ritmin e Makiavelit, i cili në "Princin" e tij bën të ndihet ajri i thatë dhe i holle i Firences dhe nuk mund të běhet pa paraqirur rrethanat më serioze në një gëzim të papërmbajtur? Ndoshta jo pa një ndjeshmëri dashakeqe artistike për kundërshtinë që ai guxon të bëjë: mendime të gjata, të rënda,
të ashpra, të rrezikshme dhe një ritëm i shpejtë dhe humori më i mirë dhe më i guximshëm. Më në fund, kush do të mund të guxonte madje të bënte një përkthim në gjermanisht të Petronios i cili, më shumë se çdo muzikant tjetër i madh që ka jetuar deri më sot, ka qenë mjeshtri i të shpejtës në sajime, gjetje, fjalë? Në fund të fundit, ska rëndësi kanë të gjitha kënetat e botës së sëmurë dhe të keqe, edhe të "botës së vjetër",kur ashtu si ai janë të shpejtë: veprimi dhe pushimi, tallja shpëtimtare e një ere që shëndosh gjithçka duke bërë të nxitojë gjithçka? Dhe për sa i takon Aristofanit, ai shpirt i shpërfytyruar, plotësues, në sajë të të cilit falet i gjithë qytetërimi grek që ka jetuar (meqë është kuptuar në të gjithë thellësinë e tij se çfarë ka nevojë për falje dhe për shpërfytyrim):nuk ka asgjë që më ka bërë të ëndërroj më shumë për fshehtësinë e Platonit dhe për natyrën e tij si sfinks se sa ai ' petit faif ' (një fakt i vogël) që lumturisht ma la trashëgim, domethënë që poshtë jastëkut të shtratit të tij ku po vdiste nuk u gjet asnjë "Bilbël", asnjë shkrim egjiptian, as pitagorik, as platonik por Aristofani. Edhe një Platon, si mund ta duronte jetën, një jetë greke
së cilës ai i tha jo, pa një Aristofan!?

Thursday, November 14, 2019

Vendimi i prerë

Vendimi i prerë

"Vendimi i prerë nuk të jep mundësi që të
mendohesh e të kesh dyshime, por të jep fuqi
të madhe, e cila të orienton drejt realizimeve
të qellimeve të tua."
Dr. Ibrahim el-Fekij

A ke parë ose dëgjuar ndonjë njeri të thotë:
"Vendosa ta braktis duhanin!"', pastaj e ke parë sërish duke pirë?
A njeh ndonjë njeri prej atyre që dēshirojnë ta
ruajnë shëndetin dhe thotë se kam vendosur që të mbaj dietë, të merrem me sport dhe do të jem i kujdesshëm në konsumimin e ushqimit, do të zgjedh ç'të ha. Mbase me të vërtetë e nis këtë dietë, mirëpo nuk e mban gjatë,kalon një kohë e shkurtër dhe ai prapë kthehet siç ka qenë, por ndodh që të shtojë edhe më shumë kilogramë. Njeh ndonjë të tillë?
Shumica e njerèzve vendosin për disa gjëra, mirëpo nuk i vënë në praktikë, ndërsa, nëse e vënë në praktikë, e bëjnë këtë për një kohë shumë të shkurter dhe më pas kthehen në gjendjen e mëparshme.
Dhe pyetjet që duhet ti bëjë ai janë: Pse? A
dëshiron me të vertete te realizosh qëllimet e tua dhe çfarë lloji është vendimi që ka marrë?
Fjala "vendim" vjen nga gjuha greke, gjegjësisht
nga fjala "dukajtiri" qe do të thotë "i prerë". Pra,vendimin që njeriu merr për ndonjë çështje të caktuar duhet të jetë vendim i prerë. Kjo nënkupton se ai nuk duhet të ndryshohet, nuk ka kthim pas sado të mëdha të jenë sfidat apo pengesat dhe cilado qofshin ndikimet e jashtme apo të brendshme.Njeriu që thotë se ka vendosur të braktisë duhanin dhe pastaj vazhdon ta konsumojë atë, nuk ka pasur vendim të prerë e as qëllim të qartë për të realizurar dëshirën e tij.
Nëse i vështron njerëzit që të rrethojnë do të
shohësh shumë njerëz të suksesshëm dhe të gjithë ata kanë korrur sukses ngase kanë vendosur në mënyrë të  prere që të jenë të suksesshëm, por edhe kanë pasur déshirë të flaktë për të qenë të suksesshëm. Kanë menduar pozitivisht dhe kanë qenë të përpiktë në veprimtarinë e tyre.

Ky është "vendimi i prerë" për të cilin unë po flas...vendim të cilin e kishte marrë Helen Kiler dhe u bë kampione e botës duke pasur parasysh se ajo ishte e verber, memece dhe e shurdhër, gjithashtu. Eshtë "vendimi i prerë" që kishte marrë Halid Hasani, i cili notoi kanalin dhe fitoi garën, edhe pse ai ishte pa këmbë, kishte humbur këmbët në një aksident qysh kur kishte qenë fëmijë.
Vendimi që bëri Xhemalet Bejdanin të formojë
shoqërinë e njerëzve me të meta me më shumë se 1200 anëtarë, edhe pse vetë ajo ishte e sëmurë nga hemiplegia. Dhe atë vendimin e prerê qe mora unë personalisht për t'u bërë legjenda e Egjiptit në ping-pong përkrah faktit se kishte më shumë se 200 lojtarë dhe gati të gjithë ishin më të mirë se unë në kohërat e tyre.
Por garat i fitova unë dhe përfaqësova Egjiptin në garat botërore që u mbajtën në Gjermani në vitin 1969. Por edhe vendimi që unë mora për të udhëtuar në Kanada që të realizojë ëndrrën time të dytë, e ajo është arritja në shkallën më të lartë të udhëheqies hotelerike. Kjo përkrah faktit që unë isha i huaj në atë vend dhe ishte
shumë e vështirë arritja e asaj që dëshiroja. Por unë kisha marrë vendim të prerë, pastroja pjatat në restorante dhe ndiqja studimet në Universitetin e Konkoridës. Kaluan ditë e vite dhe unë vazhdimisht ballafaqohesha me sfida të ndryshme, nga ato sfida ku si shembull do tju përmend dallimin fetar dhe nacional nga i cili kisha vështirësi për ta gjetur veten time. Kisha
shumë kërcënime, saqë u kërcënova edhe për gruan dhe fëmijët. Por - falë Zotit të Madhërishëm- ia arrita qellimit dhe u bëra drejtori kryesor i hoteleve më të mëdha të Montrealit.

Ky është ai "vendimi i prerë" për të cilin po flas,
vendimi i cili nuk mund te guxosh ta ndërrosh sado qé të ketë pengesa dhe sfida. Sepse sfidat nuk janë asgjë,përveçse përvoja dhe aftesi që i përfiton njeriu gjatë rrugés drejt qëllimit. Për këtë, duhet që tani të vendosësh në mënyrë të prerë që të bëhesh më i mirë në çdo sferë të jetës tënde. Dhe kujto se nëse ndonjë njeri ka
arritur ndonjë gjë apo ka realizuar diçka nga ëndrrat e tij, edhe ti ke mundësi ta arrish të njëjtën gjë, mbase t'ia tejkalosh.

Nëse dikush të mburret me pasurinë e tij, ti poshtëroje atë me krenarinë e moralit tënd!

Nëse dikush të mburret me pasurinë e tij, ti poshtëroje atë me krenarinë e moralit tënd!

Nëse dikush të qesh për këpucët e tua të prishura,ti qaje atë për zemrën e tij të prishur!

Nëse të janë larguar se nuk kanë më interes tek ty, ti largohu prej tyre edhe më shumë për të treguar se humbën dikë më të rëndësishëm se interesat!

Mos lejo askënd të ta varfërojë jetën më të mirat e tij. 

Një zemër e kënaqur është më e pasur se një xhep i mbushur me zemrën bosh!

Wednesday, November 13, 2019

Niçe 19

Çdo njeri i shquar priret instinktivisht nga kështjella e vet dhe nga intimiteti i vet ku është çliruar nga turma, nga të shumtët, nga shumica, ku, si përjashtimi i tij, mund të harrojë rregullin "për të qenë njerëzor, përveç rastit të vetëm: që ky të kthehet përsëri mbi këtë rregull nga një instinkt edhe më i fortë, si njeri me njohuri në kuptimin e tij të madh dhe të jashtëzakonshëm. Ai që në morinë e qenieve njerëzore herë pas here nuk ndryshohet në të gjitha ngjyrat e nevojës,i bërë jeshil dhe thinjur nga neveria, bezdia, dhembshuria, turbullimi,veçimi, me siguri që ai nuk është qenie me shije më të lartë; por që te mos marrë mbi vete me dëshirë të gjitha këto pesha, të cilave u bën bisht gjithmonë dhe, siç kemi thënë, të rrijë i qetë dhe krenar në kështjellën e tij, mirë, në një rast të tillë është e sigurt që ai nuk është bërë  për njohjen, nuk është i paracaktuar. Në të vërtetë, si i tillë, ai një ditë duhej të thoshte: "Djalli të sjellë shijen time të mirë! Por rregulla është më interesante se përjashtimi, me mua, përjashtimi!" Dhe do të zbriste poshtë e më poshtë, sidomos "brenda". Studimi i qenies njerëzore mesatare, një studim i gjatë, serioz, dhe që për këtë qéllim kërkon shume maskim, vetëkontroll, besim, shoqëri të këqija (çdo shoqëri është e keqe përveç asaj mes të ngjashmëve midis tyre) përbën një pjese të nevojshme të historisë jetësore të çdo filozofi, ndoshta pjesa më e papërshtatshme, më të qelbët, mëtë pasur me zhgënjime. Por në qoftë se ai ka fat, siç i ka hije një të përkëdheluri të njohjes, do të takojë përmbledhës të vërtetë dhe lehtësues të detyrës së tij, dua të them të ashtuquajturit cinikë, pra njerëz që në mënyrë të thjeshtë pranojmë në vetvete kafshën, shpirtligësinë, "rregullën", duke ruajtur gjithashtu edhe këtë shkallë fryme shpirtërore dhe me trille që të ketë mundësinë për të folur për veten dhe për të ngjashmit e vet përpara
dishmitarëve: herë pas here sillen e përsillen midis librave si midis plehut të tyre. Cinizmi është e vetmja formë në të cilën shpirtra të
rëndomtë prekin kalimthi atë që është e ndershme; ndërsa mbinjeriu përballë cinizmit më të trashë dhe më të hollë ka për të hapur veshët dhe ka për të shpresuar çdo herë që karagjozi i pacipë ose shkencëtari i trashë do të bëhen të gjallë pikërisht përpara tij. Madje ka edhe raste kur me neverinë përzihet magjepsja: gjithmonë kur gjenialiteti lidhet,për një trill të natyrës, me një torollak dhe majmun të tillë të pafytyrë,siç ka ndodhur në rastin e abatit Galiani, njeriu më i thellë, më i mprehtë dhe ndoshta edhe më i ndyrë i shekullit të vet (ishte shumë më i thellë se Volteri dhe për pasojë edhe ca më shumë më fjalëpakë).
Ka ndodhur shpesh që, siç është përmendur, një kokë shkencore të jetë vënë mbi një trup majmuni, një intelekt i hollë i jashtëzakonshëm
ti jetë bashkuar një shpirti të rëndomtë: një rastësi aspak e rrallë midis mjekëve dhe fiziologëve të moralit. Dhe aty ku dikush flet pa
vrer, por më shumë me thjeshtësi, për qenien njerëzore si për një bark me dy kërkesa dhe për një kokë me një kërkesë të vetme; kudo që dikush shikon, kërkon dhe dëshiron të shikojë gjithmonë vetëm uri,instinkte seksuale dhe kotësi, sikur të ishin shtysat e vërteta dhe të
vetme të veprimeve njerëzore;me një fjalë, kudo ku flitet "keq" (dhe as me shpirtligësi) për qenien njerëzore, atje me vetëdije dhe me zall ai  që është i dhënë pas njohjes duhet të kushtojë kujdes, duhet te hapë veshët mirë sidomos atje ku fitet pa zemërim. Meqenëse qenia njerezore e zemëruar dhe kushdo shqyen dhe copëton me dhëmbët e vet vetveten (ose, në vend të saj, botën, apo shoqërinë sipas moralit ka mundësi të jetë edhe më lart se torollaku qesharak dhe i kënaqur, por në çdo vështrim tjetër është rasti më i zakonshem
mosperilles, më pak udhëzues. Dhe asnjë mendje po aq e zemëruar.
Është e vështirë të kuptohesh, sidomos kur mendohet dhe jetohet si gungaçi, vetëm midis qenieve njerezore që jetojnë dhe mendojnë në tjetër mënyrë, domethënë kurmagati ose në rastin më të mirë, në mënyrën e të ecurit si bretkosë, mandeikagati (po bëj me të vërtetë çështë e mundur për tu kuptruar" me mundim edhe unë!) dhe duhet të jemi mirënjohës me gjithë zemër për deshiren e mire për të pasur njëfarë mprehtësie shpjeguese. Por për sa u takon "miqve të mirë", të cilët janë gjithmonë tepër dembelë dhe që, si miq, besojnë se kanë të drejtë për përtacinë,është mirë tu japësh atyre që nga fillimi një fushë të lirë dhe një stadium për keqkuptimet, kështu do të kemi përsëri arsye për të qeshur; ose ti zhdukim krejtësisht, këta miq të mirë, dhe edhe të qeshim për këtë gjë!

Dëshira e flaktë

"Ajo që është në mendjen time, që mbizotëron mbi mendimet e mia, që jeton në zemrën time, që qarkullon në djersën time dhe në gjakun tim, patjetër do të dalë në jetën time (në praktikë)."

(Luis Pril)

"Dëshira e flaktë." - Kështu ishte përgjigjja e të
urtit nga Japonia, Koshido Konido, kur u pyet nga njëri prej nxënësve të tij: "Çka duhet të bëj unë që të jem i urtë dhe i mençur si ju?"
Ndërsa kur një djalosh në të njëzetat pyeti dijetarin, shkrimtarin dhe ndërtuesin e katedrales së kristaltë në Nju-Jork, dr. Rober Sholer: "Si mund të bëhem edhe unë një shkrimtar i mirë dhe i njohur ashtu siç jeni ju?"
lu përgjigj: "Kur të kesh dëshirën e flaktë për t'u bërë ashtu çfarë dëshiron të bëhesh." E pyeti djaloshi: "E çka eshtë dëshira e flaktë?" U përgjigj dr. Sholeri: "Kur ti mendon për shkrimin para se të flesh, kur mendon per shkrimin sa të zgjohesh nga gjumi, në momentet e para të mengjesit, të mendosh për shkrimin dhe të flasësh në lidhje me të në çdo moment të përshtatshëm. Kur të bëhet shkrimi sundimtar në mendjen tende dhe kur të të qarkullojë në gjakun tënd, ajo éshtë dëshira e flaktë për të cilën po pyet!
Dëshira e flaktë ishte ajo që e bèri Hileri Idmonin që të ngjitet në kodrën më të lartë nga ato që është ngjitur ndonjë nga alpinistët, është kodra e Everestit.Ishte ëndrra e tij që të jete njeriu që eshte ngjitur në kodrën më të lartë nga të gjithë alpinistët në botë.Lartësia e kodrës ishte 29 mijë këmbë dhe askush nuk ishte ngjitur në të. Dhe në vitin 1952 provoi, por
dështoi, dështoi dhe u rrëzua. Pësoi lëndime të rënda saqë u shtrua një muaj në spital.
Kur doli nga spitali e ftuan burrat dhe gratë e
shoqatës së puntorëve në Britaninë e Madhe për të festuar përpjekjen e tij për t'u ngjitur në atë kodër. Shkoi në atë manifestim, shprehën keqardhje ata që ishin prezentë dhe i dhanë fjalën përshëndetëse. Pranoi dhe u ngjit në skenë (binë), e mori mikrofonin dhe kur ngriti shikimin pa se përballë binës, ku ai ishte dhe po
bëhej gati të fliste për përvojën e tij, ishte fotografia e malit Everest. Ngriti dorën e djathtë dhe me një gisht beri shenjë nga maja në fotografi dhe u drejtua me keto fjale: "O maja e Everestit, më munde herën e parë, por une do të të mund së shpejti, sepse ti ke arritur ne shkallen më të ulët të ngritjes, ndërsa unë vazhdoj te ngrihem në çdo moment."

Në maj të vitit 1953 Hileri ldvin u ngjit në majën
më te lartë në botë, në Everest, dhe e realizoi ëndrrën e tij. Në një intervistë për median tha: "Nuk e kam larguar nga mendja asnjenere kete enderr (dëshirë) çfarëdo të kenë qenë pengesat ose sfidat." Pastaj shtoi, duke qeshur: "Gjëja e vetme që do të më ndalonte në realizimin e kësaj ëndrre ishte vdekja!"
Kjo është ajo dëshirë e flaktë për të cilën po ju
flas... 

Fuqia që e bëri Valt Diznin ti bëjë ballë talljes dhe nënçimimit të njerëzve vetëm e vetëm që ta realizojë ëndrrën e tij jetësore dhe ajo ëndërr ishte ndërtimi i qytetit Dizni... 
Dëshira e flaktë e bëri Run Skalijonin prej legjendave të karatesë në gjithë botën, edhe pse ishte me të meta... 
Dëshira e flaktë i bën ndjenjat të lëvizin, i aktivizon shqisat dhe i jep fuqi për veprim...
Dëshira e flaktë është rrënja e suksesit, përparimit dhe përdallimit në çdo sferë të jetës.

Tani më lejo të të pyes: Cila është gjëja që dëshiron më së shumti se çdo gjë tjetër të realizosh në jetën tënde?
Nése ke ndonjë gjë që dëshiron ta realizosh në
jetën tënde, bëje atë të rrjedhë në djersët e tua, mendoje vazhdimisht, planifiko realizimin e saj, pastaj vere ne praktikë dhe mos u tërhiq sado pengesa të kesh dhe sado të vështira të jenë sfidat me të cilat do të ballafaqohesh dhe kujto: "Zoti nuk ia humb shpërblimin atij që bën punë të mira. "

Tuesday, November 12, 2019

Niçe 18

Pas një hyrjeje kaq të këndshme, një fjalë serioze nuk dëshiron të ngelet e padëgjuar: ajo u drejtohet njerëzve më seriozë. Hapni sytë ju
filozofë dhe miq të njohjes dhe mbrohuni nga martirizimi! Nga vuajtja për dashurinë ndaj së vërtetës"! Ruhuni deri edhe nga vetë mbrojtja
juaj! Në vetëdijen tuaj e gjithë pafajësia dhe asnjanësia e hollë prishet,ju bën të rreptë ndaj kundërshtimeve dhe rrobës së kuqe, ju shushat, ju tërbon dhe ju bën si ata demat që ndeshen me rrezikun, poshtërimin,dyshimin, mohimin dhe me pasoja të tjera të rënda të armiqësisë,
më në fund ju e shikoni veten të paraqiteni edhe ju si mbrojtës të së vërtetës mbi tokë: sikur "e vërteta" të ishte një njeri aq i padëmshëm dhe torollak sa të kishte nevojë për mbrojtësa! Dhe pikërisht ju, kalorës me fytyra shumë të vrerosura, "zotërit" e mi dembelë dhe endësit e cergave të merimangave të shpirtit! Së fundi, ju e dini mjaft mirë që nuk duhet të ketë asnjë rëndësi për tju dhënë të drejtë pikërisht juve dhe gjithashtu që deri më sot asnjë filozof nuk ka pasur ende të drejtë, dhe se në çdo pikëpyetje të vogël që ju e vini pas fjalëve tuaja dhe teorive të parapëlayera (dhe herë pas here edhe pas vetes suaj) mund të ketë një nga vërtetësitë më të nderuara sesa në të gjitha shprehjet madhështore dhe "atutë" që ke përballë akuzuesve dhe gjykatave! Më mirë bëhuni mënjaně! Nxitoni për ť'u fshehur! Dhe përdoreni maskën tuaj dhe dinakérinë tuaj në atë mënyrë që tju marin për njerëz të tjerë! Ose që tjua kenë më pak frikën! Dhe mos më harroni lulishten. Lulishten me parmakë të praruara! Dhe mbani përreth vetes qenie njerëzore që të jenë si një lulishte, ose si muzikë mbi ujë, në çastin e mbrëmjes, atëhere kur dita shndërrohet në kujtim; zgjidhni vetminë e këndshme, të lirë, të guximshme që ju jep edhe të drejtën të vazhdoni të ngeleni, në njëfarë kuptimi, të mirë! Sa të rrezikshem, dinakë,të këqij i bën ata çdo luftë e gjatë që nuk mund të luftohet me dhunë
të shpallur! Sa vetjakë i bën një frikë e gjatë, një ruajtje e gjate nga armiqtë, nga armiqtë e mundshëm! Këta të mospranuar nga shoqëria, këta të përndjekur për një kohë të gjatë, këta të goditur, por edhe te veçuar me dhunë, Spinozat apo Xhordano Brunot më në fund bëhen,qoftë edhe nën maskaradën më shpirtërore dhe ndoshta pa e ditur,shpirtra të hollë hakmarrës dhe të përzier me helme (të zhvarroset një herë e mirë baza e etikës dhe e teologjisë së Spinozës) për të mos folur për marrèzinë e zemërimit moral që tek një filozof që është shenjë e pagabueshme që atij i mungon humori filozofik Martirizimi i filozofit, "sakrifikimi i vetes së tij për të vërtetën", të të shfaqet me pahir ana
e tij prej agjitatori dhe aktori; dhe meqë deri këtu ai është vështruar i shtytur vetëm nga një kureshtje artistike, në krahasim me disa filozofë mund të jetë e kuptueshme dëshira e rrezikshme për ť'i parë edhe në zvetënimin e tyre (të zvetënuar në "martirë" poterexhinjsh për skenë dhe për tribunë). Vetëm se duke lindur një dëshirë e tillë duhet bërë shumë e qartë ajo që në çdo rast do të shihet në të vërtetë: vetëm një përfytyrim satirik, vetem një farsë për passhfaqjes, vetëm prova e qendrueshme që tragjedia e gjatë dhe e vërtetë mbaroi. Me kusht që çdo filozofi në lindjen e saj të ketë qenë një tragjedi e gjatë.

Niçe 17

O thjeshtësi e shenjtë! Në çfarë falsifikimi dhe thjeshtësie të rrallë jeton qenia njerëzore! Kur arriti ta kuptojë këtë mrekulli, nuk pushon kurrë së habituri! Sa të qartë, të lirë, të lehtë dhe të kuptueshme e kemi bërë gjithçka përreth nesh! Sa të zotë kemi qenë për ť'u dhënë ndjenjave
tona një leje-kalimi për gjithçka që është e përciptë dhe mendimit tonë një lakmi hyjnore për kapërcime të çuditshme dhe përfundime të
gabuara! Sa kemi ditur që nga fillimi ta ruajmë paditurinë tonë për të shijuar një liri pothuajse të pakuptueshme, një mungesë paragjykimesh,
mendjelehtësi, guxim, gjallëri të jetës. Dhe deri këtu shkenca ka mundur të ngrihet vetëm mbi këto themele tashmë të qëndrueshme dhe të bëra shkëmb nga padituria: dëshira për të mësuar mbi themelin e një vullneti shumë më të fuqishëm, vullneti për të mos ditur, për pasigurinë, për jo të vërtetën! Jo si e kundërta e tij, por si përsosje e tij! Në të vërtetë edhe të folurit, këtu si në çdo fushë tjetër, nuk arin ta kapërcejë ngathtësinë e vet dhe vazhdon të flasë për antiteza atje ku ka vetëm shkallë dhe
disa stërholime nivelesh; në të njëjtën mënyrë hipokrizia e moralit e futur në, e cila sot bën pjesë në "mishin dhe giakun" tonë të pashoq, arrin t'u shtrembërojë fjalët në gojë deri edhe ne të diturve; aty-këtu kuptojmë dhe mundet edhe të qeshim se si pikërisht, shkenca më e
mirë parapëlqen të ndalet në këtë botë të thjeshtuar, plotësisht artificiale,e ndrequr me poezinë dhe me hipokrizinë, se si e do gabimin, me dashje apo jo, sepse ajo, qenia e gjallë, do jetën!

O njeri!

O njeri!
Pse mendon për ditët e humbura?
Ato ditë janë si era që rrëzon disa gjethe të jetës. Nëse ti vazhdon të shohësh pa pushim gjethet e rëna,si pret të lulëzojë pema e jetës tënde?! 
O njeri!
Duhet ta kuptosh se pema e jetës ka për të përjetuar çdo lloj ere,furtune,shi,borë,diell,etj...
Ajo që e vret pemën nuk janë stinët e jetës por krimbi i kujtimeve që të gërryen shpirtin nga brenda,prandaj kujdesu për këtë shpirt duke larguar mendimet gërryese dhe lëre shpirtin të marrë frymë nga burimet e jetës.

Monday, November 11, 2019

Prania e të tjerëve

Ashtu siç ke nevojë për disa njerëz në jetën tënde për të patur qetësi,gëzim e lumturi, po ashtu është e nevojshme të largosh nga jeta jote disa njerëz që të vjedhin qetësinë,gëzimin e lumturinë.
Ndonjëherë mendoj se më e rëndësishme është e dyta se e para!

Niçe 16

E gjithë psikologjia deri më sot ka ngelur e varur nga paragjykimet,nga shqetësimet morale. Ajo nuk ka guxuar të zbresë në thellësi. Ta konceptosh si morfologji dhe si teori zhvillimore të vullnetit  të forcës, siç bëj unë, askush nuke ka çuar as në mend. Në të vërtetë, brenda mundësisë në të cilën është dhënë, mund të dallohet në atë që është shkruar deri këtu një shenjë e asaj që deri këtu nuk është thënë.Pushteti i paragjykimeve morale ka hyrë thellë në botën intelektuale,në dukje më i ftohtë dhe më pa hamendje, dhe, ashtu siç mund të kuptohet me lehtësi, në mënyrë të dëmshme, ndaluese, verbuese dhe shtrembëruese. Një fizio-psikologjii e vërtetë duhet të luftojë me
pengesa të pavetëdijshme të pranishme në zemrën e kërkuesit, ajo ka kundër vetes "zemrën". Prandaj një teori e kushtëzimit të ndërsjellë të instinkteve "të mira" dhe "të këqija", ashtu si imoraliteti më i hollë,në një vetëdije të fuqishme dhe të guximshme shkakton vuajtje dhe neveri, dhe ca më shumë një teori e prejardhshmërisë së të gjitha instinkteve të mira nga ato të këqija. Por meqë dikush i merr shtytjet shpirtërore të urrejtjes, të zilisë, të lakmisë për pronë, për sundim,madje deri dhe për pasione jetëdhënëse, si diçka themelore që patjetër duhet të jetë e pranishme në ekonominë e përgjithshme të jetës, diçka qe më pas duhet të fuqizohet më tej atëherë kur duhet të jetë fuqizuar më tej jeta, ai do të vuante nga një drejtim i tillë i arsyetimit të tij ashtu
si ai që torturohet kur e zë deti. Megjithatë edhe kjo hipotezë nuk eshte shumë më e dëmshme dhe më e çuditshme në këtë mbretëri të pafund, gati edhe të re, me njohuri të rrezikshme: dhe në të vërtetë ka njëqind arsye të mira që, nga ajo, gjithkush të qëndrojë sa më larg që mundet! Nga ana tjetër: në qoftë se janë shtyrë deri këtu me anijen e vet, mirë kanë bërë! Jepini! Tani duke shtrënguar dhëmbët me guxim! Me sytë hapur të lundrojmë drejt duke u shtrënguar fort pas timonit dhe përtej moralit, le të shkelim, ndoshta le të përzëmë, duke vepruar kështu, tepricën e moralit, ndërkohë që përmbushim dhe ndërmarrim me guxim udhëtimin tonë atje poshtë.. por që të vlejë për ne! Asnjëherë deri më sot një botë më e thellë e njohjes nuk u është hapur lundërtarëve dhe aventurierëve të frikshëm; dhe psikologu që në këtë parim "sakrifikon" (nuk është sakrifica e intelektit, përkundrazi) si më të pakten mund të kërkojë në shkëmbim që psikologjia të njihet përsëri si zonja e shkencave, në shërbimin dhe në përgatitjen e së cilës qëndrojnë shkencat e tjera. Psikologia, në të vërtetë, është tashmë përsëri rruga për të arritur tek problemet e thella.

Sunday, November 10, 2019

Këpucët e vjetra

Këpucët e vjetra tregojnë një histori me plot eksperienca të ndryshme por fakti që ti i ke të veshura ato këpucë nuk do të thotë se ke një histori të tillë për tua treguar të tjerëve si njeri me përvojë!
Megjithatë,nuk do të thotë se unë jam pa përvojë nëse skam këpucë të vjetra! Historinë time e kam të fshehur diku tjetër,jo në këpucët që ti u tregon me mburrje të tjerëve!
Është e vërtetë shprehja e pleqve të vjetër se "thinjat e flokëve tregojnë rrugë të gjatë të mendimit e të jetës " por nuk është e thënë në mënyrë absolute se kush nuk ka thinja të mos ketë bërë një rrugë të tillë!
Disa njerëz i fshehin vuajtjet e tyre brenda xhaketës ashtu siç tregohen të matur për të treguar gëzimet e tyre tek të vuajturit!

Saturday, November 9, 2019

Niçe 15

Te më falet, si një filolog i vjetër që nuk mund të shmanget nga shpirtligësia për të thënë fjalën e vet për mjeshtërinë e të bërit interpretime dashakeqe; por ajo "normë e natyrës", për të cilën ju fizikanët flisni me krenari, sikur të ekzistonte vetëm në sajë të shpjegimit tuaj dhe të "filologjisë" suaj të keqe, nuk është një e dhënë,një "tekst', por vetëm një zgjidhje e patëkeq-humanitare dhe nje shtrembërim i kuptimit me të cilin ju u kundërviheni fort instinkteve demokratike të shpirtit të sotëm. "Gjithandej barazi përballë ligjit; në këtë gjë natyra nuk ka kushte të ndryshme dhe më të mira nga tonat një mënyrë e mirë kjo me të cilën edhe një herë tjetër, sipas kriterit të një ateizmi të dyrë dhe më të hollë, maskohet armiqësia e vegjëlisë për çdo privilegj dhe sovranitet. Ni Dieu, ni maître(As Zot as mjeshtër) kështu doni edhe ju,dhe prandaj "rroftë ligji i natyrës", apo nuk është e vërtetë? Por, si kam thënë, ky është interpretim, jo tekst; dhe mund të vijë dikush i cili, me qellim dhe me aftësi shpjeguese të kundërt, në të njëjtën natyre dhe duke pasur parasysh të njëjtat shfaqje, të arrijë të lexojë pikerisht detyrimin tiranik e të parespektueshëm dhe pohimin e pamëshirshëm të kërkesave të pushtetit: një shpjegim që tju vinte në këtë mënyrë përpara syve pakundërshtueshmërinë dhe domosdoshmërinë të lindura në çdo "vullnet për pushtet" ku pothuajse çdo fjalë, madje dhe fjala "tirani'', në fund do të dukej e papërdorshme ose edhe një metaforë e dobët dhe e zbutur, deri shumë njerëzore; por që prapëseprapë nga kjo botë të arrinte në perfundimin për të pohuar të njëjtën gjë 
që pohoni ju, domethënë që ka një rrjedhë "të nevojshme" dhe "të parashikueshme", 'jo' sepse është e sunduar nga ligjet, por sepse ligjet
mungojnë plotësisht dhe, ne çdo çast, çdo pushtet përfiton rrjedhojën e saj më të fundit. Meqë edhe kjo ishte vetëm shpjegim (dhe ju do të jeni mjaft të zellshëm për ta kundërshtuar), e pra, aq më mirë.

Aty ku mungon mirësia bëj dy gjëra : ose bëhu vetë mirësi ose përpiqu të ndryshosh të keqen!

Aty ku mungon mirësia bëj dy gjëra : ose bëhu vetë mirësi ose përpiqu të ndryshosh të keqen!

shoku më i mirë është ai që të kujton kur është në begati dhe ti në vështirësi, jo ai që të kujton kur je në begati e të harron në vështirësi!

Kur ti je i sukseshëm,kur ndodh të bësh diçka e cila merr famë, kur ndodh të përmendesh për mirë diku,kur ndodh diçka e cila bën bujë...etj...të jesh i sigurt që do dalë dikush i cili do thotë : - " Ky është shoku im,me këtë kam kaluar këtë e atë gjë, kam qenë shok shkollë,shok ushtrie, shok fëmijërie...etj...!"
Ndërsa kur je në vështirësi, kur je i sprovuar,kur ke nevojë për praninë e tjetrit, të jesh i sigurt se askujt nuk i kujtohet emri yt,me vështirësi kujtojnë çfarë kanë kaluar me ty,e nëse përmendesh diku,do ndryshojnë temë, e nëse dikush flet për problemet e tua ,do thonë se është vetë fajtor...etj...!!!
Janë shumë të pakët ata që të mendojnë dhe këta të paktët të mendojnë kur u shkon vetë ti për diçka!!!
Këtu duhet bërë dallim midis vlerësimit që të bëhet ty si njeri dhe vlerësimit që të bëjnë nga ato që posedon!
Pra,shoku më i mirë është ai që të kujton kur është në begati dhe ti në vështirësi, jo ai që të kujton kur je në begati e të harron në vështirësi!

Nuk ka jetë të lumtur në këtë botë

Në këtë botë nuk ka jetë të lumtur ; 
ka vetëm jetë të lehtë e jetë të vështirë,
ka momente kënaqësie e momente dhimbjesh, ka çaste të këndshme e çaste të neveritshme,
ka momente prehjesh e momente lodhjesh, 
ka zemra të ngushta e zemra të gjëra,
ka varfëri që vjen nga lakmia dhe pasuri që vjen nga përulësia,
ka pakënaqësi që vjen nga zilia dhe kënaqësi që vjen nga bujaria!

Friday, November 8, 2019

Niçe 14

Causa sui është kundërshtia më e mirë në vetvete e shtjelluar deri këtu, një lloj përdhosjeje dhe sajese logjike, por krenaria e shfrenuar e qënieve njerëzore e ka berë të ngatërrohet shumë dhe keq pikërisht në ketë marrëzi. Nevoja për "liri vullneti" në atë mendje metafizike shumë të lartë që për fat të keq vazhdon të sundojë në mendjet e gjysmë të
diturve, nevoja për ta marrë vetë të gjithë përgjegjësinë përfundimtare të veprimeve të veta duke ia hequr Zotit, botës, paraardhësve, rastit,shoqërisë, nuk është asgjë më pak se pikërisht ajo causa sui dhe një nxjerrje jashtë nga këneta e hiçit drejt jetës duke e kapur për flokësh,me guxim te çmendur me të madh se ai i Munhauzenit (Baron Munhauzen (1720-1797) u bë legiendar me mburrjet e tij).
Me qëllim që dikush në këtë parim të arrijë të kuptojë budallallëkun e trashë të këtij koncepti të famshëm të "lirisë së vullnetit" dhe ta fshijë nga mendja, do ti lutesha në këtë pikë të bënte edhe një hap përpara dhe ta fshinte mendja e tij të kundërtën e atij koncepti të "lirisë vullnetit" e kreu fjalën për "vullnetin jo të lirë" të ngritur mbi një shpërdorim të shkakut dhe pasojës. Nuk është e nevojshme të sendëzohet "shkaku" dhe
pasoja gabimisht, siç bëjnë shkencëtarët (dhe kush si ata përshtat teorikisht) në bazë të budallallëkut mbisundues mekanik që i lejon
shkakut në fillim të shtyjë dhe të përplaset deri sa "të përcaktojë veprimin, "shkaku'" dhe "pasoja" përdoren vetëm si koncepte të thjeshta, gjë që do të thotë si mashtrime të paracaktuara që kanë si qëllim përcaktimin, kuptimin, jo shpjegimin. Në vetvete" nuk ka "lidhje shkakore", "nevojë", "jo liri psikologjike", këtu "pasoja" nuk rrjedh nga "shkaku i parë", këtu nuk sundon asnjë ligj". Jemi ne,vetëm ne që kemi përfytyruar si shkaqe të para të vetme vazhdimësinë,ndërsjellshmërinë, relativitetin, shtrëngimin, numrin, ligjin, lirinë,arsyen, qëllimin; dhe kur ne me fantazinë fusim, përziejmë me gjërat këtë botë të shenjave se "në vetvete, sillemi përsëri ashtu si jemi sjellë gjithmonë, domethënë mitologjikisht. "Vulneti jo i lirë" është një mitologji: në jetën e vërtetë ka një vullnet ë fortë dhe dobët. Pothuajse gjithmonë është tregues i një vullneti të mangët i vetë mendimtarit fakti që ai në çdo "lidhje shkakore" dhe "nevojë psikologjike" merr një
ngjyrim shtrëngimi, rastësie, bindjeje të detyruar, shtypjeje, mungesë lirie. Ndjenja të tradhtojnë, individi zbulohet. Dhe, në qoftë se unë kam vëzhguar mirë, në përgjithësi "mungesa e lirisë së vullnetit" si problem kapet nga dy anë krejtësisht të kundërta, por gjithmonë në mënyrë thellësisht vetjake: disa me çdo kusht nuk duan të humbasin "përgjegjësinë" e tyre, bindjen në vetvete, të drejtën vetjake për meritat e tyre (midis këtyre racat krenare); të tjerët, përkundrazi, nuk duan të jenë përgjegjës për asgjë, as fajtorë dhe duke u nisur nga përçmimi i tyre i brendshëm për vetveten kërkojnë që të mund të hiqen mënjanë
duke lëvizur drejt ndonjë qëllimi. Këta të fundit, sot, kur shkruajnë libra, tregojnë kujdes të mbrojnë keqbërësin; maskimi i tyre më i pëlqyer
është një lloj keqardhjeje socialiste. Dhe në të vërtetë, kur arrin të futet si la religion de la souffrance humaine(feja e vuajtjes njerëzore), fatalizmi i vullnet dobtëve i mbron në mënyrë të mahnitshme: ai është "shija e mirë" e tij.

Mbështetju Zotit të Madhërishëm

Ngjarje reale

Mbështetju Zotit të Lartësuar!

"Nëse je në vështirësi, mbështetju Zotit se me të vërtetë Ai i do ata që i mbështeten Atij!"

Në ora 6 të mbrëmjes së katërmbëdhjetë të muajit korrik të vitit 2000 në zyrën time në Kanada, isha duke lexuar një punim shkencor për dëmet e duhanit, dëmet e tij trupore edhe psikike. Ndërkohë që isha përqenduar në lexim ndjeva një dhembje té madhe në pjesen e djathtë të kokës. Mundohesha ta largoj dhembjen duke përdorur disa prej metodave me të cilat zakonisht e tejkaloj dhembjen, por nuk pata mundësi ta ndaloj,perkundrazi ajo shtohej më shumë. Aso dhembje koke nuk kisha pasur kurrë më parë. Më erdhi bashkëshortja ne zyre që të më pyesë nëse doja të dilnim të darkonim me familjen diku jashtë, por unë isha shtrirë për toke nga dhembja dhe ajo, pa një e pa dy, më dërgoi në
spitalin më të afërt nga vendi ku ishim. Dhe pas disa minutave mjeku konstatoi se ishte një dhembje koke e shkaktuar nga puna e madhe dhe presioni, ndaj me dha disa barna.

U kthyem në shtëpi, por dhembja nuk kishte të
ndalur, përkundrazi ajo shtohej më shumë ndaj u ktheva përsëri në spilal. Më kontrolloi një mjek me prejardhje indiane dhe më tha se ishte i habitur nga ajo që më kishte thënë mjeku që më kontrolloi herën e parë. Pa ndërmarrë asgjë për të më ndaluar dhimbjen,ai thirri automjetin e ndihmës së shpejtë dhe më udhëzoi për në spitalin kryesor të Monterialit. Më morën disa infermiere dhe mjeku specialist e më dërguan në urgjencë. lsha i shqetësuar nga ajo se çpo ndodhte dhe se çdo të më ndodhte.Çdo gjë qarkullonte me shpejtësi marramendse.
Më bënë fotografim mjekësor dhe pastaj mjeku specialist i tha bashkshortes sime: "Burri yt ka pësuar një sulm (infarkt) në pjesën e djathtë të kokës gjegjësisht të trurit dhe kjo diagnozë quhet "kafarinoma" ose "kefrens hemanigoma"I tha, gjithashtu, se jam në një gjendje të rëndë dhe në një rrezik të madh. Tha se po prisnin kryesorin e sektorit të tyre që të më operonin.
Erdhi mjeku, më kontrolloi dhe ndaloi që të operohem atë ditë, tha se sulmi ka prekur një pjesë në thellësinë e trurit dhe tha se mund të lëndojmë diçka tjeter gjatë operimit. Për këtë arsye, është më mirë ta shtyjmë operacionin për të nesërmen. Urdhëroi te me japin infuzione dhe barna të tjera deri në mëngjes. 
Ndërsa mua më këshilloi të mos lëviz fare dhe urdheroi infermieren përgjegjëse të kujdeset dhe për çfarëdo rasti urgjent të lajmërojë atë.

E gjithe kjo po ndodhte ndërkohë që unë kisha
dhembje të papërshkrueshme dhe po mendoja me vete: unë nuk konsumoj duhan, nuk pi asgjë të dëmshme për shëndetin, jetoj jete harmonike dhe me program.
Merrem me sport, se paku, një orë në ditë. Edhe tensionin e kam mirë, shtypjen e gjakut e kam normale...atëhere pse pësova sulm në kokë?!
Nuk kam fjetur as edhe një moment të vetem
deri në mesnate derisa dhembja arriti kulmin. Aq dhembje kisha saqë mendova se koka do të më pëlcasë.nga dhembja e madhe!
Erdhi infermierja dhe lajmëroi urgjencën. Erdhen e më dhanë diçka të fortë saqë e humba vetëdijen dhe nuk kam pasur vetëdije deri në ora 5 të mëngjesit,atëherë erdhën mjekët dhe filluan të më kontrollojnë nëse jam apo jo gati për operim.
Çdo minutë më dukej sikur të ishte një vit i tërë, dhimbja vazhdimisht rritej dhe diku nga ora 11 e mengjesit ndjeva rrahje të shpejta të zemrës dhe isha si i ngulfatur e as nuk mundja të merrja frymë siç duhet.Ne atê moment mendova se erdhi fundi i jetës sime dhe nuk e pashë të arsyeshme të kërkoja ndihmé nga askush. U drejtova me të gjitha ndjenjat dhe shqisat e mia drejt Atij, i Cili krijoi shkaqet, drejt Zotit të Madhërishëm. lu luta Atij dhe lotët më rridhnin ne faqe, iu luta me një lutje të sinqertë dhe iu luta të bëjë me mua çtë ketë dëshirë se do të më gjejë - Inshallah nga durimtarët.
Zotin e Madhërishëm e kam dëshmitar të asaj që po them: pasi që iu nbështeta Atij - të Plotfuqishmit dhe të Vetmit derisa mu ndal tërësisht. Pastaj i kerkova gruas sime të
më ndihmojë të ngrihem e të lutem për ta falënderuar Zotin e Lartesuar. Kur mori vesh mjeku se kam lëvizur nga krevati erdhi shpejt e shpejt dhe urgjentisht më urdhëroi të bëj fotografim mjekësor tjeter dhe e bëra. Më kontrolloi, u habit ai dhe të tjerët.Vërtetoi se gjakderdhja është shëruar dhe dhembja ka kaluar sikur të ishte hequr me dorë dhembja filloi të pakësohet.
Qendrova në spital një vit të plotë dhe ishte
qëndrimi aty mësuesi im më i madh. Pashë njerëz që lëngonin nga sëmundje të ndryshme dhe dëshira e tyre e vetme ishte shëndeti. I dëgjoja duke thënë se jemi të gatshëm të japim gjithë pasurinë tonë vetëm e vetëm të shërohemi.
Mësova shumë nga qëndrimi im dhe nga ajo që
pashë aty. Mësova se bota është e përkohshme, por jo vetëm në fjalët që ne dëgjojmë apo edhe vetë ne themi herë pas here, por e mësova me ndjenja dhe me bindje se është ashtu.

lu afrova më shumë Zotit të Lartësuar dhe e
mora mësimin për të cilin kisha hyrë në spital  dhe ai ishte: kthimi im drejt Zotit të Madhërishëm dhe shpirtërores dhe që tu mesoj njerëzve ate qe unë e mësova nga jeta ime, t'u mësoj atyre si të afrohen tek Zoti i Plotfuqishëm, si t'i mbështeten Atij me mbështetje të plotë. "...Dhe kush i mbështet Zotit do ti mjaftojë atij. "

Dola nga spitali dhe u ktheva në shtëpi pa u
operuar fare. Gjakun e kam shumë mirë dhe pasoja që më shkaktoi sulmi u zvogëlua prej 2 cm në 0.5 cm. 
Që sot mbështetju Zotit të Lartësuar, të Vetmit, mos u frikëso nga asgjë e as nga ndonjë njeri.
Furnizimi vjen vetëm pre Tij, se sa do të jetosh
e ke të caktuar nga Ai dhe ta dish se Ai - i Plotfuqishmi - të do më shumë se sa ti mund ta imagjinosh dashurinë e Tij ndaj teje.
Mbështetju Atij me seriozitet dhe do ta shohësh se si Ai do të të japë gjithmonë zgjidhje të problemeve,do të të furnizojë nga ti nuk e pret, sepse Ai është shkaktari i shkaqeve, është Fisniku i gjithë fisnikëve. "Sikur t'ï mbështeteni Atij të Lartësuarit me mbështetje të vërtetë Ai do tju furnizojë ashtu siç i furnizon shpendët!" 

Ta kujtosh Zotin nëse e ke harruar.
Do të vijë furnizimi nga ku nuk e ke menduar.
" E si frikësohesh  nga varfëria kur Zoti është Furnizuesi.
Ai furnizon shpendët dhe gjallesat që deti ika ne thellési?

Thursday, November 7, 2019

Është një. ..

Është një poezi e pa recituar 
Është një këngë e pa kënduar 
Është një mendim i pa përfunduar 
Është një ndjenjë e pa filluar. 

Është një rrugë e pa shkelur 
Është një shpresë e pa ndritur 
Është një trup i pa ditur
Është një jetë e pa nisur.

Që pret
Diku në harresë
Një fat
Dy sy
Një zë
Një prekje
Një shpirt 
Një jetë
Për të lënë 
Gjurmë në kohë
Gjurmë në shpirtra 
Gjurmë në gjak
Gjurmë në ëndrra...

I humbur në këto ëndrra pritjesh i jep vetes shpresë për të jetuar një ditë më shumë derisa të vijë mysafiri i fundit i kësaj dynjaje!

Niçe 13

Që konceptet e veçanta filozofike të mos kenë asgjë të padrejtë,asgjë që të rritet në vetvete, por që të zhvillohen në lidhje dhe në afri midis tyre, që, përderisa në dukje shfaqen papritmas dhe sipas qejfit në historinë e mendimit, ato ti përkasin një sistemi të vetën si te gjithë anëtarët e botës shtazore në një pjesë të tokës: në fund të fundit, të gjitha këto zbulohen edhe në mënyrën me të cilën filozofet më moskokëçarës përpiqen gjithmonë për të plotësuar njëfarë skeme themelore të filozofive të mundshme. Për shkak të një magjie të padukshme ata përshkojnë përsëri të njëjtën orbitë, dhe megjithëse vazhdojnë të ndihen aq të pavarur njeri nga tjetri, me vullnetin e tyre
kritik apo sistematik, ka tek ata një diçka qe i udheheq, një diçka që i shtyn drejt një rendi të caktuar, njëri pas tjetrit: ajo sistematikë e bashkelindur dhe ajo afri konceptesh. Në të vërtetë mendimi i tyre është shumë më pak një zbulim se sa një pranim, ta kuptojmë përsëri,një rikthim dhe një riatdhesim në një ekonomi të përgjithshme të largët dhe shumë të lashtë të shpirtit, nga e cila, dikur, lëshuan rrënjë ato koncepte: në një vështrim të tillë, të flozofosh është një lloj atavizmi i shkallës më të lartë. Ngjashmëria e habitshme familjare e çdo filozofimi indian, grek, gjerman është e shpjegueshme shumë lehtë. Pikërisht atje ku ka një aftësi gjuhësore nuk mund të shmanget që në sajë të filozofisë së përbashkët të gramatikës (dua të them në sajë të epërsisë së pavetëdijshme dhe udhëzuesit të funksioneve të ngjashme gramatikore) gjithçka t'u çelë rrugën që nga fillimi për një zhvillim dhe një vazhdimësi të të njëjtit lloj të disa sistemeve filozofike, pikërisht ashtu si për disa mundësi të tjera të interpretimit të botës që rruga duket pothuajse e mbyllur. Ka të ngjarë që filozofët e shtrirjes gjuhësore 'altaiko-urale' (familja e gjuhëve turke,mongole,mançu dhe ungro fine e samoide).
(në të cilën koncepti i unë është shumë keq i zhvilluar) do të kenë një përfytyrim "të ndryshëm" të botës dhe do të gjenden duke
përshkuar shtigje të ndryshme nga ato të popujve indogjermanë dhe të popujve myslimanë. Si përfundim, magja e fanksioneve të përcaktuara gramatikore është magjia e vlerësimeve fiziologjike dhe e kushtëzimeve
racore. Kjo për të hedhur poshtë përciptësinë 'lokjane'( filozofia e Xhon Lokut)  në lidhje me zanafillën e ideve.

Wednesday, November 6, 2019

Ç'kuptim ka

Ç'kuptim ka një udhëtim nëse dikush nuk të pret?!
Ç'kuptim ka një ëndërr pa dikë ku udhëton në shtigje të pakohë?
Ç'kuptim kanë shqisat kur asnjë nuk sheh,prek, dëgjon apo shijon?
Ç'kuptim ka një mendje kur ske për kë mendon?
Ç'kuptim kanë pyetjet nëse përgjigja stë jep asgjë?
Ç'kuptim ka një emër kur nuk përmendet? 
Ç'kuptim ka një jetë kur vdekja nuk përbën asnjë ndryshim?
Ç'kuptim ka të vdesësh kur jetove pa kuptim?!

Ndjesi e çuditshme

Nuk e di nga cila duhet patur frikë,nga dhimbja e vetmisë e mbushur me gjurmët e kujtimeve ku çdo njeri ka lënë diçka,qoftë një gur të ftohtë dimri,qoftë një lot të nxehtë verë,qoftë një lule pranvere apo qoftë një gjethe vjeshte! Apo nga vetmia që të rrëmben kënaqësinë e çastit ku ata/o që  nuk ke  pranë duken më të pranishëm se të gjithë të pranishmit të cilët kanë nevojë për praninë time!
Është e çuditshme kjo ndjesi e cila të bën të ndjesh dhimbjen e largët dhe njëkohësisht të humbësh kënaqësinë e afërt. Por më torturuese është kur sheh më pranë ata/o që mungojnë ndërsa ata që i ke pranë ndjejnë mungesën tënde!

Niçe 12

Përsa i takon besëtytnise se logjikëve nuk kam për t'u lodhur të vazhdoj së nënvizuari një fakt të vogël, të shkurtër, i cili pranohet me pahir nga këta besëtytë: një mendim vjen kur do "ai" dhe jo kur dua "une", kështu që është një falsifikim i gjendjes së fakteve të thuash që subjekti "unë" është kusht i predikatit "mendoj". Ai mendon: por që ky ai të jetë ai i famshmi "unë", për ta thënë me lezet, është vetëm një hamendje, një pohim, mbi të gjitha nuk është një "bindje e menjëhershme". Së fundi, edhe kjo "ai mendon" është tepër: pra kjo "ai" përmban një interpretim të procesit dhe nuk bën pjesë në vetë procesin. Këtu arrihet sipas rregullave gramatikore: "Të mendosh është një veprimtari, çdo veprimtari nënkupton dikë që vepron, për pasojë..." Eshtë pak a shumë sipas të njëjtës skemë që atomistika e lashtë kërkonte "forcën", forcën që vepron edhe në atë grimcë materieje, tek atomi, në të cilin ajo qëndron dhe nga e cila zhvillon veprimin e saj; më në fund, mendje më të thjeshta kanë mësuar tia dalin mbanë pa këtë "një çikë tokë" dhe ndoshta një ditë do të mësohemi, dhe madje edhe logjikët, tia dalin mbanë pa atë "ai'' të vogël (në të cilin ka avulluar uni i ndershëm dhe i vjetër).

Niçe 11

Bukuria më e vogël e një teorie në të vërtetë nuk është aspak fakti që është e rrëzueshme: është pikërisht kjo që josh mendjet më të holla.
Duket se teoria njëqind herë e rrëzuar "e vullnetit të lirë" ia detyron jetëgjatësinë e saj kësaj bukurie: gjithmonë vjen dikush që e ndien veten mjaft të fortë për ta rrëzuar.

Niçe 10

Ka edhe vëzhgues të padëmshëm për vetveten që besojnë se ka bindje të menjëhershme", për shembull "unë mendoj" ose, siç besonte në mënyrë besëtytnore Shopenhauri, "unë dua'"; sikur këtu njohja mund të prekte, të pastër dhe pa doreza, objektin e saj si "gjë në vetvete" dhe të mos ketë vend një shtrembërim as nga ana e subjektit, as nga ana e objektit. Por unë do ta përsëris qindra herë se "bindja e menjëhershme", ashtu si dhe "njohja e plotë" dhe "gjëja në vetvete, përfshijnë brenda tyre
një "contradidtio in adjedo''( kontradiktë shtesë) ; më në fund do të na duhet të çlirohemi nga joshja e fjalëve! Populli beson gjithashtu se njohja është një njohje e thellë,ndërsa filozofi duhet të thojë vetë ; kur unë zbërthej procesin e shprehur tek fjalia "unë mendoj", marr një mori pohimesh të nxituara, arsyetimi i të cilave është i vështirë, ndoshta i pamundur: për shëmbull, që të jem unë që mendoj, që në përgjithësi duhet të jetë diçka që mendon, që të mendosh është veprimtari dhe pasojë e qenieje të menduar si shkak që të ekzistojë një "unë" dhe më në fund që të jetë përcaktuar ajo që kuptohet duke thënë të mendosh, që unë ta di se çfarë është të mendosh.
Sikur unë të mos kem vendosur më parë lidhur me këtë gjë, mbi çfarë baze do të mund të giykoja se ajo që ndodh nuk është ndoshta "dua'" ose "ndjej? Mjaft, ajo "unë mendoj" nënkupton që unë ta ballafagoj gjendjen time të tanishme me giendje të tjera, që i njoh sepse i kam jetuar, me qëllim për të përcaktuar se çfarë është: për shkak të këtij referimi me një tjetër "di", ajo për mua në çdo rast nuk ka asnjë bindje të drejtpërdrejtë. Në vend të asaj "bindjeje të drejtpërdrejtë" së cilës populli mund ti besojë për rastin në fjalë, filozofit, këtij vlerësimi, i jepet në dorë një mori pyetjesh metafizike, çështje të vërteta të ndërgjegjes së intelektit, që theksojnë: "Nga e marr konceptin e të menduarit? Përse i besoj shkakut dhe pasojës? Ç'është ajo që ma jep të drejtën të flas për një "unë" dhe madje për një unë si shkak, dhe, më në fund, përsëri për një unë si shkak te mendimit? Kush, duke iu drejtuar një lloj parandjenje të njohjes, do te dégjohej tu përgjigjej menjëherë këtyre pyetjeve metafizike siç bën ai që thotè "Unë mendoj se e di që kjo të paktën është e vërtetë, e saktë, e sigurt" , ai sot tek një filozof do të ndeshte në një buzëqeshje dhe dy pikëpyetje. Ndoshta flozofi do ta bënte të kuptonte: "Zotëria im, ka pak të ngjarë që ju të mos gaboheni : pastaj, përse duhet patjetër e vërteta?

Strategjia e zëvendësimeve

Strategjia e zëvendësimeve

"Personi që ka gjithmonë më shumë se një zgjidhje për një problematikë e di rrugën drejt majës."
Dr. Ibrahim el-Fekij

Kur përfaqësova Republikën e Egjiptit në garat e ping-pongut që u mbajtën në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1969, arriti përfaqësuesi i Kinës, Hasixhau, në raundin e fundit dhe duhej të ndeshej me përfaqësuesin e Gjermanisë, Shulerin. Shuleri ishte i sigurt se do të triumfojë në atë ndeshje ndaj kinezit dhe i sigurt se do të bëhet kampion bote në atë vit. Mirëpo, ndodhi
dicka e papritur nga kinezi Hasixhau: ai ndryshoi lojën e tij, duke e kthyer nga loja sulmuese, pra ai gjithmonë sulmonte, në lojë mbrojtëse, filloi të mbrohet në mënyrë taktike. Askush nuk e kishte parë më parë Hasixhaun të luajë në atë mënyrë dhe me atë stil. Kështu që përfaqësuesi i Kinës u bë kampion bote në garat ndërkombëtare të ping-pongut.
Kur u takova me të pas ndeshjes i thashë: "Nuk e kisha ditur se je lojtar i mirë deri në këtë shkallë dhe se je mbrojtës aq i mirë. Më habiti stili yt i ri i lojës. Qeshi dhe më tha: Që të jesh legjendé duhet gjithmonë ti kesh parasysh te gjitha gjerat e mundshme që mund te te ndodhin. Pastaj për çdo sfidé të mundshme duhet ta mendosh zgjidhjen dhe mënyrën si ta përballosh até. Përveç kësaj, duhet gjithmonë të kesh edhe plan të dytë, zgjidhje të dytë, kur e para nuk funksionon e zevendeson atë me zgjidhjen e dytë. Por, normalisht, duhet ta dish kur të zëvendësosh njërin stil te lojës me një stil tjetër ose kur ta përdorësh opsionin e dytë për zgjidhje." Gjithashtu, më tha: "Duhet të kesh
parasysh edhe një gjë! Një legjendë sporti, sado që të ketë qenë i mirë, nuk ka pasur mundësi që të fitojë gjithmonë me të njëjtin stil të lojës, pra pa e ndërruar stilin e lojës nuk ka mundur të fitojë gjithmonë."

Ndërsa shëmbëlltyra ime më e lartë në lidhje me hotelerinë, italiani Lano Berlandome me nënshtetësi kanadeze, më ka thënë, pasi kam marrë postin e drejtorit gjeneral: "Nëse dëshiron ti kontrollosh ndjenjat e tua dhe të jesh i suksesshëm, duhet ti bësh zëvëndësimet dhe opsionet rezervë shokun tënd më të mirë. Mos prit asnjëherë që të ndodhë problemi, por duhet ta paramendosh atë para se ai të ndodhë. Pastaj para se problemi të ndodhë, gjithashtu, mendoje zgjidhjen e tij por, përveç kësaj, gjithmonë duhet t'i mendosh 2 zgjidhje të tjera, më së paku 3. Nëse njëri plan dështon ose njëra zgjidhje e paramenduar nuk funksionon, provon zgjidhjen rezerve.

Eshtë mëse e vërtetë se jeta dinamike, e shpejtë,globalizmi, në të cilin jetojmë sot janë shkaktarë që e bejnë njeriun të stresuar, nuk ndien siguri, ka probleme psikike, por edhe shëndetësore.
Universiteti i Harvardit në SHBA ka konstatuar
se: "Suksesi varet nga aftësia e mbikëqyrjes së problemeve jetësore të përditshme dhe nga aftesia per te perdorur gjithmonë zgjidhjet, planet apo opsionet rezervë për çfarëdo çështje. Kjo strategji e veprimit i mundëson personit apo edhe një kompanie biznesi, korrjen e sukseseve dhe e bëjnë që ai të shfytëzojë dhe të përfitojë nga çdo mundësi e mirë që i serviret në jetë."
Për këto arsye, të cilat i shpjegova në shembujt e lartpërmendur, unë u solla edhe këtë strategji në mesin e strategjive të të menduarit pozitiv, pra strategjinë e "zëvendësimeve". Në mënyrë që praktikuesi i kèsaj strategjie të aftësohet dhe të ketë mundësi të sundojë ndjenjat e tij dhe të gjykojë drejt çështjet e tij personale.
Tani shiko në vizatimin e radhës që të kesh edhe më të qartë mënyrën e përdorimit të kësaj strategjie.

Ke mundësi që ta përdorësh zgjidhjen ose zëvendësimin e parë dhe të veprosh me të, të vlerësosh veprimin dhe ta përmirësosh atë, pastaj prapë të vëresh veprimin derisa do të arrish në rezultatin me të cilin je i kënaqur.
Nëse zëvendësimi i parë nuk të jep rezultate të
mira, provon të dytin dhe kështu derisa ta realizosh atë që dëshiron të realizosh ose derisa të tejkalosh ndonjë nga sfidat me të cilat ballafaqohesh.