Nuk mund të bëhet asgjë: në mënyrë të pamëshirshme duhet të vihet në diskutim dhe të merren në gjykim ndjenjat e vetëmohimit, të flijimit të vetvetes në të mirë të tjetrit, i gjithë morali i mospranimit të vetes, si dhe estetika e "parandjenjës së pa interes", nën të cilën, sot,dobësimi i artit përpiqet të krijojë, në një mënyrë mjaft joshëse, një vetëdije të pastër. Ka shumë joshje dhe sheqer në ato ndjenja të "për të tjerë", të "jo për mua'" sepse këtu nuk është nevoja të bëhesh dy herë mosbesues dhe të pyesësh: "Mos janë vallë joshje?" Fakti që i pëlqejnë atij që i provon dhe atij që shijon frytet e saj, por edhe spektatorit të thjeshtë, nuk përbën një argument në të mirë të tyre, por të shtyn pikërisht drejt kujdesit. Pra të jemi të kujdesshëm.