Wednesday, November 20, 2019

Niçe 26

Nga çfarëdo pikë e filozofisë që duan sot ta shtrojnë, nga cilado pikë që ta shikojnë, falsiteti i botës në të cilën besojmë se jetojmë është gjëja më e sigurt dhe më e qëndrueshme të cilën mund ta kapin ende sytë tane: ne gjejmë arsye pas arsyesh që do t'u pëlqente të na joshnin në hamendje drejt një parimi të rremë në "thelbin e gjërave". Por ai që ia ngarkon përgjegjësinë e falsitetit të botës vetë mendimit tonë, pra "intelektit" (nje rrugëdalje e nderuar e përshkuar nga çdo 'advocatus dei ' i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm), ai që e shikon këtë botë së bashku me hapësiren, kohen, pamjen, lëvizjen, si përfundim të gabuar, ai do të kishte të pakten një arsye të drejtë për të mësuar më në fund që të mosbesojë, për inat të vetë çdo mendimi: mos vallë me këtë na e kanë punuar shumë keq deri më sot? Dhe çfarë garancie kemi që nuk vazhdojnë të bëjmë ate që kanë bërë gjithmonë? Me shume seriozitet: pafajësia e mendimtarëve ka dicka që të ngjall tronditje dhe respekt, që u lejon edhe në ditët tona, të vihen përpara vetëdijes me lutjen per tu dhënë atyre përgjigje të çiltra: për shembull nëse është e vertete dhe përse në fund të fundit qëndrohet vendosmërisht larg botës se jashtme dhe pyetje të tjera të ngjashme.
Besimi në "bindje" të menjëhershme është një çiltëri morale që na bën nder ne filozofëve: por, per nje herë, duhet të mos jemi vetëm qenie njerëzore "të moralshme! " Duke lënë mënjanë moralin, ai besim është një marrëzi që nuk na ben shumë nder! Pra të merret parasysh, në jetën qytetare, mosbesimi i përhershëm si një shenjë "e karakterit të keq" dhe per pasojë të numërohet pra mes marrëzive. Këtu midis nesh, përtej botës borgjeze dhe të mëdyshjeve të saj, çfarë mund të na pengonte për te qenë pak të matur që të themi: filozofi më në fund ka të drejtë të ketë një karakter të keq , duke qenë krijesa që deri më sot është përqeshur më shumë mbi tokë; sot ai ka për detyrë të jetë mosbesues, të vështrojë shtrembër, në mënyrën më të keqe, nga çdo thellësi e dyshimit. Të më falet shakaja me këtë ngërdheshnje të mbytur dhe me këtë perifrazë: në të vërtetë unë vetë prej kohësh kam mësuar të mendoj dhe të gjykoj ndryshe kur mashtron dhe kur të mashtrojnë, dhe kam gati të paktën
dy-tri përgigje therëse për zemërimin e verbër me të cilin filozofët nuk pranojnë të mashtrohen. Përse jo? Fakti që e vërteta të vlejë më shumë se dukja nuk është gjë tjetër veçse një paragjykim moral, madje është kundërshtimi më i keq i shfaqur që ndodh në botë. Prandaj pranohet me vetveten se nuk mund të ketë asnjë jetë veçse mbi bazën e vlerësimeve dhe dukurive të mundshme, dhe në qoftë se, me entuziasmin e virtytshëm dhe me budalallëkun e disa filozofëve, déshirohet për të hequr qafe plotësisht botën e dukshme , mirë, kur ju ťia arrini, nga "e vërteta" juaj nuk do të ngelej më asgjë! Po, mbi të gjitha çfarë na detyron të pranojmë se ka një kundërshti theltësore midis "e vërtetë" dhe "e rremë"? Mos
valle nuk mjafton të dallosh nivele të ndryshme të dukjes, të dallosh në të njëjtën kohë hije dhe tone të përgjithshme më të çelura dhe më të errëta, as të ndryshme, për të folur me gjuhën e piktorëve? Përse bota e cila në njëfarë mase na përket nuk duhet të jetë një shtirje? Dhe kush në këtë pikë pyet: "Po për shtirjen nuk na duhet një autor?" a nuk mund ťî përgjigjesh qarte: "Përse? Mos vallë bën pjesë kjo "na duhet" tek "shtirja?" Në fund të fundit nuk është e lejuar të jesh pak ironik ndaj subjektit, ashtu si ndaj objektit dhe predikatit? A nuk mund të ngrihet filozofi mbi besimin në gramatikë? Me të gjithë respektin për mësueset, a nuk do të ishte koha
që filozofia të hiqte dorë të besonte tek mësueset?
O Volter! O njerëzim! O marrëzi! Ka pra një peshë "e vërteta" kerkimi i së vërtetës, dhe kur qenia njerëzore sillet në këtë gjë në mënyrë
tepër njerëzore, "il ne cherche le vrai que pour jare le bien'," (Duke e kërkuar të vërtetën veçse për të bërë mirë) unë vë bast se nuk gjen asgjë në filozofi!