Gjatë gjithë periudhës më të gjatë të historisë njerëzore, e cila quhet epoka parahistorike, vlera ose mungesa e vlerës së një vepre nxirrej nga pasojat e tij: duke bërë këtë gjë nuk merreshin parasysh veprimet në vetvete, as origjina e tij, por, ashtu si në ditet tona në Kinë ku lavdia ose turpi i femijës bie mbi prindërit, ë pak a shumë ishte fuqia prapavepruese e suksesit ose e mossuksesit që e bënte një qenie njerëzore të mendonte mire apo keq për një veprim. Një periudhë të tillë e quajmë periudha paramorale. Në atë kohë, imperativi "Njih veten tënde!" ishte ende i panjohur. Perkundrazi, në dhjetë mijëvjeçarët e fundit hap pas hapi është ecur përpara në disa sipërfaqe të gjera të tokës në atë mënyrë qe të bën të vendosësh për vlerën e veprimit jo më nga pasojat e tij por nga origjina e tij: një sukses i madh në të njëjtën kohë, një përpunim i ndjeshëm i shqyrtimit dhe i vlerësimit të masës, ndikimi i pavetëdijshëm i sundimit të vlerave aristokratike dhe i besimit në "origjinë", shenja dalluese e një periudhe që në një kuptim të ngushtë mund të quhej periudha 'moral' , pra, në atë masë është bërë përpjekja e parë për të njohur vetveten. Në vend të pasojave,origjina : çfarë përmbysjeje e pamjes!
Dhe me siguri një përmbysje e arritur vetëm pas betejash dhe mëdyshjesh të gjata! Natyrisht, më këtë gjë fitoi një epërsi të plotë një besëtytni e re e pashmangshme, një ngushtësi e veçantë interpretuese: origjina e një veprimi u interpretua në kuptimin më të veçantë të mundshëm si origjinë e ardhur nga një qëllim, u arrit të besohej që vlera e një veprimi qëndronte në vlerën e qellimit të tij. Qellimi si origjinë e plotë dhe parahistori e një veprimi: me këtë paragjykim shpirtërisht është lavdëruar, qortuar, gjykuar dhe filozofuar mbi tokë pothuajse deri në ditët tona. Por a nuk duhet sot të vijmë tek nevoja për të vendosur përsëri për një përmbysje dhe për një zhvendosje të thellë të vlerave në sajë të një vetëmeditimi të ripërtërirë dhe të një thellimi të njerëzimit? A nuk duhet të jemi në prag të një periudhe që, në mënyrë negative, do të quhej kryesisht si jashtëmorale, sot që të paktën mes nesh imoralistëve lind dyshimi që pikërisht në atë që 'nuk' është e 'qëllimshme' për një veprim qëndron vlera e tij vendimtare dhe se i gjithë qëllimi i tij, gjithçka që mund të shihet,merret vesh, "ndërgjegjësohet" nga qëllimi, vazhdon ende të bëjë pjesë në sipërfaqen e tij dhe në lëkurën e tij, e cila si çdo lëkurë nxjerr diçka, por edhe më shumë e fsheh? Me një fjalë, besojmë që qëllimi është vetëm një shenjë dhe një pasojë që kërkon në radhë të parë një zbërthim dhe përveç kësaj një shenjë që nënkupton shumë gjëra të arsyshme dhe për pasojë që vetëm për vete nuk nënkupton pothuajse asgje, dhe se morali, në kuptimin e sotëm dhe pastaj morali i qéllimeve,ka qenë një paragjykim, një ngutje, ndoshta një gjë e përkohshme, një gjë e nivelit pak a shumë të astrologjisë që është absurde dhe të alkimisé, por në çdo rast diçka që kapërcehet. Kapërcimi i moralit, në njëfarë kuptimi deri edhe vetëkapërcimi i moralit: mund të jetë ky emri për atë punë të gjatë e të fshehtë, të ruajtur për vetëdijet e sotme më të mprehta, më të ndershme, por edhe më të këqijat, si gurë të gjallë të krahasimit të shpirtit.