Friday, November 22, 2019

Niçe 30

I duhet provuar vetes që ne jemi të caktuar per pavaresi dhe për urdhër, por kjo në kohën e duhur. 
Nuk duhet të shmangen provat e veta, megjithëse ato janë ndoshta loja më e rrezikshme që mund të luhet, dhe janë prova që do të sillen, si dëshmitare, përpara nesh dhe përpara asnjë gjykatësi tjetër. 
Nuk duhet ngelur i lidhur pas një personi,qoftë pra dhe më i dashuri: çdo njeri është një burg dhe gjithashtu një skutë për t'u fshehur. 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas një atdheu, qoftë pra më i dhimbshëm dhe më i nevojshmi (është më pak e vështirë ta shkëputësh zemrën tënde nga një atdhe fitimtar). 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas një dhimbshurie, edhe nëse u drejtohet mbinjerëzve, në flijimin e veçantë dhe paaftësinë e të cilit rasti na ka berë të hedhim një sy. 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas një shkence,edhe sikur ta joshte dikë me zbulimet më rezervuara për ne. 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas çlirimit të vet,pas asaj largësie të këndshme dhe mosinteresimi të veçantë të zogut që futuron gjithnjë e më lart për të parë gjithnjë e më shumë poshtë vetes: ky është rreziku i atij që fluturon. 
Nuk duhet të ngelemi të lidhur pas virtyteve tona dhe të flijojmë veten tonë si e tëra pas ndonjë pjese të veçantë, për shembull pas "mikpritjes" sonë: ky është rreziku i rreziqeve i shpirtrave të pasur dhe të racës së lartë, që trajtohen me dorë të lirë dhe që e shtyjnë virtytin e bujarisë gati deri në ves. 
Duhet të jemi të zotë të ruhemi: kjo është prova më e fortë e pavarësisë.