Wednesday, November 13, 2019

Niçe 19

Çdo njeri i shquar priret instinktivisht nga kështjella e vet dhe nga intimiteti i vet ku është çliruar nga turma, nga të shumtët, nga shumica, ku, si përjashtimi i tij, mund të harrojë rregullin "për të qenë njerëzor, përveç rastit të vetëm: që ky të kthehet përsëri mbi këtë rregull nga një instinkt edhe më i fortë, si njeri me njohuri në kuptimin e tij të madh dhe të jashtëzakonshëm. Ai që në morinë e qenieve njerëzore herë pas here nuk ndryshohet në të gjitha ngjyrat e nevojës,i bërë jeshil dhe thinjur nga neveria, bezdia, dhembshuria, turbullimi,veçimi, me siguri që ai nuk është qenie me shije më të lartë; por që te mos marrë mbi vete me dëshirë të gjitha këto pesha, të cilave u bën bisht gjithmonë dhe, siç kemi thënë, të rrijë i qetë dhe krenar në kështjellën e tij, mirë, në një rast të tillë është e sigurt që ai nuk është bërë  për njohjen, nuk është i paracaktuar. Në të vërtetë, si i tillë, ai një ditë duhej të thoshte: "Djalli të sjellë shijen time të mirë! Por rregulla është më interesante se përjashtimi, me mua, përjashtimi!" Dhe do të zbriste poshtë e më poshtë, sidomos "brenda". Studimi i qenies njerëzore mesatare, një studim i gjatë, serioz, dhe që për këtë qéllim kërkon shume maskim, vetëkontroll, besim, shoqëri të këqija (çdo shoqëri është e keqe përveç asaj mes të ngjashmëve midis tyre) përbën një pjese të nevojshme të historisë jetësore të çdo filozofi, ndoshta pjesa më e papërshtatshme, më të qelbët, mëtë pasur me zhgënjime. Por në qoftë se ai ka fat, siç i ka hije një të përkëdheluri të njohjes, do të takojë përmbledhës të vërtetë dhe lehtësues të detyrës së tij, dua të them të ashtuquajturit cinikë, pra njerëz që në mënyrë të thjeshtë pranojmë në vetvete kafshën, shpirtligësinë, "rregullën", duke ruajtur gjithashtu edhe këtë shkallë fryme shpirtërore dhe me trille që të ketë mundësinë për të folur për veten dhe për të ngjashmit e vet përpara
dishmitarëve: herë pas here sillen e përsillen midis librave si midis plehut të tyre. Cinizmi është e vetmja formë në të cilën shpirtra të
rëndomtë prekin kalimthi atë që është e ndershme; ndërsa mbinjeriu përballë cinizmit më të trashë dhe më të hollë ka për të hapur veshët dhe ka për të shpresuar çdo herë që karagjozi i pacipë ose shkencëtari i trashë do të bëhen të gjallë pikërisht përpara tij. Madje ka edhe raste kur me neverinë përzihet magjepsja: gjithmonë kur gjenialiteti lidhet,për një trill të natyrës, me një torollak dhe majmun të tillë të pafytyrë,siç ka ndodhur në rastin e abatit Galiani, njeriu më i thellë, më i mprehtë dhe ndoshta edhe më i ndyrë i shekullit të vet (ishte shumë më i thellë se Volteri dhe për pasojë edhe ca më shumë më fjalëpakë).
Ka ndodhur shpesh që, siç është përmendur, një kokë shkencore të jetë vënë mbi një trup majmuni, një intelekt i hollë i jashtëzakonshëm
ti jetë bashkuar një shpirti të rëndomtë: një rastësi aspak e rrallë midis mjekëve dhe fiziologëve të moralit. Dhe aty ku dikush flet pa
vrer, por më shumë me thjeshtësi, për qenien njerëzore si për një bark me dy kërkesa dhe për një kokë me një kërkesë të vetme; kudo që dikush shikon, kërkon dhe dëshiron të shikojë gjithmonë vetëm uri,instinkte seksuale dhe kotësi, sikur të ishin shtysat e vërteta dhe të
vetme të veprimeve njerëzore;me një fjalë, kudo ku flitet "keq" (dhe as me shpirtligësi) për qenien njerëzore, atje me vetëdije dhe me zall ai  që është i dhënë pas njohjes duhet të kushtojë kujdes, duhet te hapë veshët mirë sidomos atje ku fitet pa zemërim. Meqenëse qenia njerezore e zemëruar dhe kushdo shqyen dhe copëton me dhëmbët e vet vetveten (ose, në vend të saj, botën, apo shoqërinë sipas moralit ka mundësi të jetë edhe më lart se torollaku qesharak dhe i kënaqur, por në çdo vështrim tjetër është rasti më i zakonshem
mosperilles, më pak udhëzues. Dhe asnjë mendje po aq e zemëruar.
Është e vështirë të kuptohesh, sidomos kur mendohet dhe jetohet si gungaçi, vetëm midis qenieve njerezore që jetojnë dhe mendojnë në tjetër mënyrë, domethënë kurmagati ose në rastin më të mirë, në mënyrën e të ecurit si bretkosë, mandeikagati (po bëj me të vërtetë çështë e mundur për tu kuptruar" me mundim edhe unë!) dhe duhet të jemi mirënjohës me gjithë zemër për deshiren e mire për të pasur njëfarë mprehtësie shpjeguese. Por për sa u takon "miqve të mirë", të cilët janë gjithmonë tepër dembelë dhe që, si miq, besojnë se kanë të drejtë për përtacinë,është mirë tu japësh atyre që nga fillimi një fushë të lirë dhe një stadium për keqkuptimet, kështu do të kemi përsëri arsye për të qeshur; ose ti zhdukim krejtësisht, këta miq të mirë, dhe edhe të qeshim për këtë gjë!