Monday, November 4, 2019

Niçe 8

Më duket se tani duhet të tregohet kujdes nga të gjitha anët për ta shkëputur vështrimin nga ndikimet e vërteta të shkaktuara nga Kanti
mbi filozofinë gjermane dhe në veçanti për t'u larguar me zgjuarsi përtej vlerës që ai i jep vetvetes. Kanti, në radhë të parë dhe mbi të gjitha, ishte krenar pêr tabelën e tij të kategorive. Me këtë tabelë në dorë ai tha:
"Kjo është giëja më e vështirë që mund të bëhet ndonjëherë në të mirë të metafizikës". 
Të kuptohet kjo "mund të bëhet" ! 
 Ai ishte krenar se kishte zbuluar tek krijesa njerëzore një aftësi të re: aftësinë e gjykimeve 
sintetike a priori. Meqë me këtë ai mashtroi vetveten, prapëseprapë zhvillimi dhe lulëzimi i
shpejtë i filozofisë gjermane varen nga kjo
krenari dhe nga kjo garë e të gjithë ithtarët në zbulimin e diçkaje edhe më të lartë, ose ndonjë rast të "aftësive të reja" ! Por tani është koha që
të mendojmë për këto! Si janë të mundshme  gjykimet  sintetike a priori? (Ben pyetje vete Kanti.) Dhe ç'përgjigje dha në të vërtetë?" Në sajë të një aftësie."
 Për fat të keq nuk e tha me tri fjalë, por në një mënyrë aq të hollësishme, të rënduar me një nderim të madh dhe me një shpalosje të gjerë e me lajlelule gjermane sa nuk ia ka vënë veshin marrëzisë gjermane zbavitëse të rrënjosur në një përgjigje të tillë. Madje ishte si i prishur mendsh për këtë aftësi të re dhe hareja arriti kulmin kur Kanti, për më tepër, zbuloi tek qenia njerëzore edhe një aftësi morale: meqë atëherë
giermanët ishin ende të ndershëm dhe aspak "realistë". Filloi kështu muaji i mjaltit i filozofisë gjermane. Shumë shpejt të githë teologët e rinj të shoqatës së Tubingës dolën për gjah : të gjithë filluan të kërkojnë "aftësitë". Dhe çfarë nuk u gjet në ato kohëra të pafajshme, të pasura dhe ende të reja të shpirtit gjerman kur lulëzonte dhe këndohej romantizmi, paudhësia, kur muk dihej ende të ndahej "gjej" nga "shpik" Sidomos aftësia për "të mbinatyrshmen"! Shellingu e pagëzoi përfytyrimin intelektual dhe në këtë mënyrë përmbushi dëshirat më të zjarrta të gjermanëve të tij, në fund të fundit të etur për devotshmëri . Gjithë  kësaj lëvizjeje të shkëlqyer dhe te vrullshme, sado të maskuar
me guxim pas konceptesh të vjetra dhe të plakura, nuk mund t'i bëhet padrejtësi më e madhe veç ta marresh me gjithë  mend dhe madje ta trajtosh, për shembull, me zemérim moralisti. Ta lëmë me kaq, ajo u plak dhe ëndrra fluturoi tutje. Arriti një kohë kur u shtrydh truri: dhe kjo bëhet edhe sot e kësaj dite. Kishin parë ëndrra: përpara të gjithëve dhe në fllim fare plaku Kant. "Në sajë të një aftësie" kishte thënë ai,ose të paktën kishte ndërmend të thoshte. Por a është një përgjigje kjo?
Një shpjegim? Apo vetëm një përsëritje e pyetjes? Çfarë bën opiumi që të vë në gjumë? Në sajë të një aftësie', "virtus dormitiva," përgjigiet ai mjeku tek Molieri.

"quia est in eo irtus dormitiva
ujus est natura sensus assoupire."(sepse është aty virtyti i përgjumur,natyra e së cilës është ndjenja e mpirë)

Por përgjigje të tilla janë të vlefshme në komedi dhe më në fund eshtë koha ta zëvendësojmë pyetjen kantiane "Si janë të mundshme
gjykimet  sinterike a priori me një tjetër pyetje: "Përse është i nevojshëm besimi në gjykime të tilla"?
 Në të vërtetë është koha për të kuptuar që, me qëllim për ruajtjen e qenieve të llojit tonë, gjykime të tilla duhen besuar të vërteta, arsye për të cilën, natyrisht, mund të jenë edhe giykime të gabuara! Ose, për të folur më qartë, ashpër dhe më me rrenjë: gjykimet sintetike a priori nuk duhet as "të jene të mundshëm,ne nuk kemi të drejtë për to, në gojën tonë janë të gjithë gjykime të gabuara. Eshtë i nevojshëm vetëm besimi në vërtetësinë e tyre si besim i përciptë dhe si dukuri që bën pjesë në optikën perspektive te jetes.
Dhe se fundi, për të mbajtur parasysh ndikimin shumë të madh te ushtruar nga "filozofia gjermane mbi të gjithë Evropën" (mendoj se kuptohet e drejta e saj për t'u venë midis thonjëzave?), nuk mund të dyshohet që në të të ketë pjesë njëfarë " virtus dormitiva " : mezi prisnin për të pasur, në sajë të filozofisë gjermane, midis parazitësh fisnikë, njerezish të virtytshëm, mistikësh, artistësh, treçerek të krishterësh dhe obskurantistësh politikë të të gjitha kombeve, një kundërhelm kundër sensualizmit ende të shquar i cili nga shekulli i kaluar u përhap në këtë shekull, shkurtimisht "sensus assoupire."

Ne lidhje me atomistikën materialiste, ajo u takon më shumë gjërave që janë hedhur poshtë se sa atyre që qëndrojnë në këmbë, dhe ndoshta në ditët e sotme në Evropë nuk gjen më asnjë nga njerëzit e ditur kaq pak të ditur që të vazhdojnë ti japin asaj një rëndësi për të
qenë, veç për komoditetin e përdorimit të përditshëm dhe shtëpiak (domethënë pra, si shkurtim të mjeteve të shprehjes), falë atij dalmatit Boskoviç, i cili, së bashku me polakun Kopernik, deri më sot ka qenë kundërshtari më i madh dhe fitimtar i dukurisë. Ndërsa në të vërtetë Koperniku na bindi të besojmë, kundër të gjitha shqisave, se toka nuk rri në vend, Boskoviçi na mësoi të mos e njohim më besimin në gjënë e fundit që për tokën ishte "e sigurt", besimi në "lëndë", në "materie",në atomin si mbetje tokësore, si grimcë fare e vogël: kjo ka qenë fitorja më e madhe mbi shqisat e arritur deri më sot mbi tokë. Por duhet
shkuar më tutje dhe ti shpallet luftë, një luftë e pamëshirshme, armës së ftohtë, "nevojës atomiste", e cila vazhdon të mbijetojë rrezikshëm në rrethe ku askush nuk dyshon për të, si ato të famshmet "nevoja metafizike". Në radhë të parë i duhet dhënë goditja e fundit atij
atomizmit tjetër dhe më shkatërrimtar të mësuar sa s'ka ku të vejë më mirë dhe për një kohë më të gjatë nga krishtërimi, atomizmi i shpirtrave.
Me këto terma është pranuar të përcaktohet ai besim që e shikon shpirtin si dicka të pashkatërrueshëm, të përjetshëm, të pandashěm,si një monadë, si një atomon: ky është besimi që duhet përzënë nga shkenca! Ta themi midis nesh, duke bërë këtë gjë, nuk është medoemos e nevojshme të çlirohesh nga vetë shpirti dhe të heqësh dorë në këtë menyrë nga një prej hipotezave më të vjetra dhe më të respektueshme,ashtu siç dëshiron të bëjë ngathtësia e natyralistëve, të cilët nuk arrijnë
në kohë ta trajtojnë shpirtin që e humbasin. Rruga për mendime dhe stërhollime të reja për hipotezën e shpirtit është e hapur dhe koncepte
si "shpirti i pavdekshëm", "shpirti si shumësi e subjektit" dhe "shpirti si ndërtesë shoqërore e instinkteve dhe e pasioneve" kanë deri tani të drejtën e qytetarisë në shkencë. Psikologu i ri, duke i përgatitur një fund supersticionit që deri tani është rritur i harlisur, me një zhvillim pothuajse tropikal, rreth konceptit të shpirtit, me siguri është shtytur vetë në një shkretëtirë të re dhe në një mosbesim të ri (mund të ketë
ndodhur që psikologë më të lashtë ta kenë pasur jetën më të rehatshme dhe më të gëzuar); megjithatë, më në fund, e di se pikërisht është edhe i dënuar të shpikë dhe kushedi, ndoshta të gjejë.