Wednesday, November 6, 2019

Niçe 10

Ka edhe vëzhgues të padëmshëm për vetveten që besojnë se ka bindje të menjëhershme", për shembull "unë mendoj" ose, siç besonte në mënyrë besëtytnore Shopenhauri, "unë dua'"; sikur këtu njohja mund të prekte, të pastër dhe pa doreza, objektin e saj si "gjë në vetvete" dhe të mos ketë vend një shtrembërim as nga ana e subjektit, as nga ana e objektit. Por unë do ta përsëris qindra herë se "bindja e menjëhershme", ashtu si dhe "njohja e plotë" dhe "gjëja në vetvete, përfshijnë brenda tyre
një "contradidtio in adjedo''( kontradiktë shtesë) ; më në fund do të na duhet të çlirohemi nga joshja e fjalëve! Populli beson gjithashtu se njohja është një njohje e thellë,ndërsa filozofi duhet të thojë vetë ; kur unë zbërthej procesin e shprehur tek fjalia "unë mendoj", marr një mori pohimesh të nxituara, arsyetimi i të cilave është i vështirë, ndoshta i pamundur: për shëmbull, që të jem unë që mendoj, që në përgjithësi duhet të jetë diçka që mendon, që të mendosh është veprimtari dhe pasojë e qenieje të menduar si shkak që të ekzistojë një "unë" dhe më në fund që të jetë përcaktuar ajo që kuptohet duke thënë të mendosh, që unë ta di se çfarë është të mendosh.
Sikur unë të mos kem vendosur më parë lidhur me këtë gjë, mbi çfarë baze do të mund të giykoja se ajo që ndodh nuk është ndoshta "dua'" ose "ndjej? Mjaft, ajo "unë mendoj" nënkupton që unë ta ballafagoj gjendjen time të tanishme me giendje të tjera, që i njoh sepse i kam jetuar, me qëllim për të përcaktuar se çfarë është: për shkak të këtij referimi me një tjetër "di", ajo për mua në çdo rast nuk ka asnjë bindje të drejtpërdrejtë. Në vend të asaj "bindjeje të drejtpërdrejtë" së cilës populli mund ti besojë për rastin në fjalë, filozofit, këtij vlerësimi, i jepet në dorë një mori pyetjesh metafizike, çështje të vërteta të ndërgjegjes së intelektit, që theksojnë: "Nga e marr konceptin e të menduarit? Përse i besoj shkakut dhe pasojës? Ç'është ajo që ma jep të drejtën të flas për një "unë" dhe madje për një unë si shkak, dhe, më në fund, përsëri për një unë si shkak te mendimit? Kush, duke iu drejtuar një lloj parandjenje të njohjes, do te dégjohej tu përgjigjej menjëherë këtyre pyetjeve metafizike siç bën ai që thotè "Unë mendoj se e di që kjo të paktën është e vërtetë, e saktë, e sigurt" , ai sot tek një filozof do të ndeshte në një buzëqeshje dhe dy pikëpyetje. Ndoshta flozofi do ta bënte të kuptonte: "Zotëria im, ka pak të ngjarë që ju të mos gaboheni : pastaj, përse duhet patjetër e vërteta?