Njeriu më i dobishëm është ai i cili ja di vlerën çdo gjëje qoftë edhe më e vogla ;
Ai dhuron buzëqeshje sepse e di që gëzon zemrën e dikujt.
Ai thotë një fjalë të ëmbël sepse e di që ka për të larguar helmin e jetës nga shpirti i dikujt.
Ai i jep dorën dikujt,përqafon dikë duke e ditur se me këtë veprim ka për të shkrirë akujt e vetmisë që ka mbërthyer dikë.
Ai shfaq interesim të sinqertë për të tjerë edhe pse vetë ka nevojë për këtë gjë nga të tjerë.
Ai e di se duke vepruar kështu nuk fiton asgjë por e di që nuk ka për të humbur asgjë.
Ai e di vlerën e çdo mirësie që ka në vetvete dhe përpiqet ta përhapë këtë mirësi tek të gjithë për të qenë të pasur shpirtërisht dhe të gëzuar në jetën e tyre të përditshme.
Ai e di se duke bërë të tjerët të ndihen mirë është duke bërë një jetë të mirë.
Ai e di se duke fituar zemrat e tyre është më i lumturi tek të pasurit dhe më i pasuri tek të varfërit.