Nuk mund të gjesh dikë siç e do por as nuk mund ta detyrosh dikë të jetë siç do ti sepse dhe ai është duke kërkuar të njëjtën gjë,pra dikë siç e do por as nuk mund ta ndryshojë dikë që të jetë i pranueshëm për të!
Duke qenë se çdo njeri është i ndryshëm nga tjetri dhe asnjëherë nuk mund të ndodhë të gjesh dikë si vetja apo sipas dëshirës tënde,atëherë duhet të mësohesh me idenë e pranimit të tjetrit siç është.
Pra,duhet edukuar tek çdo njeri koncepti i llojshmërisë brenda parimeve njerëzore pa deformuar vlerat bazë.
Kjo do të thotë se njerëzit kanë të përbashkët vlerat dhe qëllimet,asgjë tjetër...!!!
Pra,ajo që duhet të jetë e rëndësishme në pranimin e tjetrit në jetën tënde është qëllimi juaj i përbashkët dhe vlerat që nxitin drejt këtij qëllimi.
Për hir të këtij qëllimi të përbashkët duhet të mësohet toleranca dhe mirëkuptimi,bashkëpunimi dhe planifikimi për të mos humbur këtë qëllim.