Pas gjithë këtyre a duhet të vazhdoj të them në mënyrë shprehëse se edhe këta filozofë të së ardhmes do të bëhen shpirtra të lirë, shumë të
lire, sado e sigurt të jetë që nuk do të bëhen vetëm shpirtra të lirë, por diçka më shumë, diçka më e lartë, më e madhe dhe kryesisht-tjetër që nuk do që të ngelet e panjohur dhe të shkëmbehet? Por, ndërkohë që
them këto, më shumë drejt tyre sesa drejt nesh (ne që jemi lajmëtarët dhe pararendësit e tyre, me shpirtrat e lirë), unë ndiej detyrimin për të hequr nga të gjithë ne një paragjykim dhe keqkuptim të vjetër e të marrë që për shumë kohë, si një mjegull, e ka bërë të pakuptueshëm konceptin e "shpirtit të lirë". Në të gjitha vendet e Evropës, tani gjithashtu edhe në Amerikë, ka diçka të tillë që abuzojnë nën këtë emër: një lloj shpirtrash shumë të afërt, të burgosur, të lidhur varg që duan pak a shumë të kundërtën e asaj që është në qëllimet tona dhe në instinktet tona, për të mos folur për faktin që në rastin e atyre filozofëve të rinj që janë duke lindur, ata duhet të jenë në të vërtetë dritare të mbyllura mirë dhe dyer te vulosura. Me një fjalë, ata i përkasin rrafshuesve, gabimisht të quajtur "shpirtra të lirë", në të vërtetë skllevër, fjalamanë dhe me gishta që shkruajnë me shije demokratike dhe me "idetë e tyre moderne"; gjithe këta janë njerëz pa vetmi, pa vetmi të vërtetë, djem të mirë ngalakaqë të cilëve nuk mund r'u mohohet as guximi, as zakonet e respektueshme, vetëm se janë me të vërtetë jo të lirë dhe aq të përciptë sa të vjen për të qeshur, sidomos në prirjen e tyre kryesore për ta parë shkakun e çdo fatkeqësie njerëzore dhe dështimi në format e shoqërisë së vjetër që ka ekzistuar deri më sot: dhe me këtë e vërteta gjendet shumë lehtë e përmbysur! Ajo që ata do të donin të arrinin me të gjitha forcat e tyre është lumturia e blertë si kullotë e përgjithme e tokës me siguri, pa rreziqe, me mirëqenie, lumturi jete për të gjithë, dy refrenet e tyre teorike të kënduara më shpesh quhen "barazi të drejtash" dhe "dhembshuri për të gjithë ata që vuajně", dhe vetë dhimbja merret nga ata që diçka që duhet të zhduket. Ne njerëzit me shpirt kundërshtues, që kemi një dështrim dhe një vetëdije të çliruar ndaj pyetjes se ku dhe si është rritur, deri më sot, bima më e lartë "qenie njerëzore", mendojmë se kjo është vënë re çdo herë në kushte të kundërta, së cilës me qëllim
i duhet të rrisë në pambarim rrezikshmërinë e gjendjes së saj, forcën e saj shpikëse dhe shtinjake ("shpirti" i saj) të zhvillohet, nën një trysni të gjatë dhe shtrëngim, në mprehtësi dhe guxim të çmendur, dëshirën e saj për të jetuar të shtohet deri në dëshirë të pakufizuar për pushtet,ne besojmë që ashpërsia, dhuna, skllavërimi, rreziku për të çarë përpara
dhe në zemër fshehtësia, stoicizmi, mjeshtëria joshëse dhe djaj të çdo lloji, që e giitha kjo që është e keqe, e tmerrshme, tiranike, me të vërtetë grabitqare dhe si gjarpëri, të shërbejë për ngritjen e species qenie njerëzore" po aq sa e kundërta e saj; nuk themi as sa duhet duke thenë gjithë këtë dhe në çdo rast, me të folurën dhe heshtjen tonë, në këtë rrugë ne ndodhemi në skajin tjetër të çdo ideologjie moderne dhe
dëshirueshmërie për turmën. Mos vallë për antipodët e tij? Çfarë ka për t'u habitur nëse ne "shpirtrate lirë" nuk jemi pikërisht shpirtrat më komunikues? Në qoftë se nuk dëshirojmë të zbulojmë në çdo rast nga çfarë mund të çlirohet një shpirt dhe ndoshta më pas ku të shtyhet? Dhe sado të ketë lidhje formula e rrezikshme "përtej së mirës dhe të keqes me të cilën ne mbrohemi aq më pak ka rrezik që të na marr per te tjerë: ne jemi diçka ndryshe nga ibres-penseurs "mendimtar të lirë", dhe siç duan të quhen të gjithë keta mbrojtes të guximshëm të ideve moderne. Me banim ose më e pakta mysafir në shumë vende të shpirtit; te nxjerrë gjithmonë jashtë nga qoshet e rehatshme të njoma në të cilat dukej të na linin mënjanë parapëlqimin dhe urrejtjen, rininë dhe origjinen, rastin njerëzore dhe librat ose vetë
lodhjen e shtegtimit, të mbushur plot me shpirtligësi ndaj tundimeve të vartësisë që qëndrojnë të fshehura tek nderet, paraja, detyrat,entuziazmi i ndjenjave; mirenjohës madje ndaj nevojës dhe sëmundjes së ndryshueshme sepse na çlironte gjithmonë nga ndonjë rregull dhe nga "paragjykimi" i saj, mirënjohës ndaj Zotit, djallit,deles dhe krimit që janë brenda nesh, kureshtarë deri në ves, hulumtues deri në egërsi,me gishta pa kujdes për të pakapshmen, me dhëmbë dhe stomakë për atë gjë që nuk tretet, të gatshëm për gjithçka që kërkon mprehtësi dhe ndjenja të holla, të gatshëm për çdo veprim të guximshëm në sajë të një bollëku "vullneti të lirë", me shpirtra të hapur dhe të fshehur, me të cilët askush nuk do ta kishte të lehtë të shikonte qëllimet e fundit,me paraskena dhe kuinta që asnjë këmbë nuk do të kishte mundësi ti përshkonte deri në fund, të fshehur prapa perdeve të dritave, pushtues sikur tu ngjanim trashëgimtarëve dhe shkapërdarëve, urdhërues dhe grumbullues nga mëngjesi në mbrëmje, koprracë të pasurisë sonë dhe të sirtarëve tanë të tejmbushur, të kursyer në të mésuar dhe në të harruar, krijues në skema, herë pas here krenarë për tabelën e llojeve,herë pas here pedantë, herë pas here bufë nate të punës edhe në mes të ditës; madje kur duhet dordoleci, dhe sot duhet: në të vërtetë në masën në të cilën miq të lindur, të betuar, xhelozë të vetmisë, të vetmisë sonë më të thellë, në të natës, më të ditës; pra, një specie të tillë e qenieve njezore jemi ne, ne shpirtrat e lirë! Dhe mos valle jeni pak edhe ju, ju që do të vini? Ju filozofë të rinj?