Meqë nuk është "dhënë" asgjë tjetër si e vërtetë përveç botës sonë të lakmive dhe të pasioneve, meqë nuk mund të ngjitesh apo të zbresësh në asnjë "realitet" tjetër përveç vetëm realitetit të instinkteve tona (në të vërtetë të mënduarit është vetëm një lidhje e ndërsjellë e këtyre instinkteve): a nuk është e lejuar të bëhet përpjekje dhe të pyetet nëse kjo "e dhënë" nuk mjafton për të kuptuar, mbi bazën e atyre instinkteve të ngjashme, edhe të ashtuquajturën "materiale" ? Nuk e kam fjalën si një iluzion, një "dukje"', një "paraqitje" (në kuptimin e Berkeleit dhe të Shopenhaurit), por si një nivel i realitetit të njëjtë me atë që vetë ndjenja jonë, si një formë primitive të botës së
ngacmimeve në të cilën gjithçka përfshihet ende në një njësi të fuqishme që nëndahet dhe strukturohet më pas në procese organike (dhe, si dihet, pakësohet dhe dobësohet), si një lloj i jetës instinktive në të cilên në mënyrë artificiale lidhen njëri brenda tjetrit (si një paraforme jetës?) të gjitha funksionet organike si vetërregullimi, asimilimi, ushqimi,nxjerrja jashtë, metabolizmi. Së fundi nuk lejohet të bëhet vetëm kjo perpjekje: madje ajo diktohet nga vetëdija e metodës. Të mos pranosh llojet e shumëfishta të lidhjes shkak-pasojë derisa të mos shtyhet ne kufirin e saj më të skajshëm (po më lejuat, deri në absurdite) përpjekja për bërë të mjaftojë njëra prej tyre: ky është një moral i metodës nga e cila sot nuk mund të hiqet dorë; kjo rrjedh "nga përkufızımi i saj" do të thoshte një matematikan. Në fund të fundit çështja është nese pranomë vullnetin si veprues, nëse besojmë në lidhjen shkak-pasoje
te vullnetit. Në qoftë se e bejme kete gjë : dhe në fund besimi në të është pikërisht besimi ynë ne lidhjen shkak-pasojë, atëherë duhet të bëjmë
përpjekjen për të vendosur në mënyrë hipotetike lidhjen shkak-pasojë të vullnetit si e vetmja qenie. Natyrisht, "vullneti" mund të veprojë vetëm mbi "vullnet" dhe jo mbi "materie" (për shembull, jo mbi nervat): mjaft, duhet guxuar të hamendésohet se, kudo ku dallohen "pasoja", vepron vullneti mbi vullnetin, dhe se të gjitha ndodhitë mekanike, në masën
brenda së cilës tek ato vepron një forcë, janë pikërisht forca e vullnetit,pasoja e vulnetit. Meqë, më në fund, arrihet të shpjegohet e gjithë jeta jonë instinktive si strukturim dhe degëzim i një forme bazë të vullnetit (për shembull të vullnetit të pushtetit, ashtu siç e mbron teza ime), meqë mund të rikthehen të gjitha funksionet organike në këtë vullnet për
pushtet dhe mund të gjendet në të edhe zgjidhja e problemit të lindjes dhe të ushqimit (është një problem i vetëm), atëherë do të kishim në këtë menyrë të drejtën ta përkufizonim me një kuptim çdo forcë vepruese duke e quajtur vullnet për pushtet. Bota e parë nga brenda, bota e përkufizuar dhe e emëruar mbi bazën e "karakterit të saj të kuptueshëm", do të ishte pikërisht vullnet për "pushtet" dhe asgjë tjetët.