O thjeshtësi e shenjtë! Në çfarë falsifikimi dhe thjeshtësie të rrallë jeton qenia njerëzore! Kur arriti ta kuptojë këtë mrekulli, nuk pushon kurrë së habituri! Sa të qartë, të lirë, të lehtë dhe të kuptueshme e kemi bërë gjithçka përreth nesh! Sa të zotë kemi qenë për ť'u dhënë ndjenjave
tona një leje-kalimi për gjithçka që është e përciptë dhe mendimit tonë një lakmi hyjnore për kapërcime të çuditshme dhe përfundime të
gabuara! Sa kemi ditur që nga fillimi ta ruajmë paditurinë tonë për të shijuar një liri pothuajse të pakuptueshme, një mungesë paragjykimesh,
mendjelehtësi, guxim, gjallëri të jetës. Dhe deri këtu shkenca ka mundur të ngrihet vetëm mbi këto themele tashmë të qëndrueshme dhe të bëra shkëmb nga padituria: dëshira për të mësuar mbi themelin e një vullneti shumë më të fuqishëm, vullneti për të mos ditur, për pasigurinë, për jo të vërtetën! Jo si e kundërta e tij, por si përsosje e tij! Në të vërtetë edhe të folurit, këtu si në çdo fushë tjetër, nuk arin ta kapërcejë ngathtësinë e vet dhe vazhdon të flasë për antiteza atje ku ka vetëm shkallë dhe
disa stërholime nivelesh; në të njëjtën mënyrë hipokrizia e moralit e futur në, e cila sot bën pjesë në "mishin dhe giakun" tonë të pashoq, arrin t'u shtrembërojë fjalët në gojë deri edhe ne të diturve; aty-këtu kuptojmë dhe mundet edhe të qeshim se si pikërisht, shkenca më e
mirë parapëlqen të ndalet në këtë botë të thjeshtuar, plotësisht artificiale,e ndrequr me poezinë dhe me hipokrizinë, se si e do gabimin, me dashje apo jo, sepse ajo, qenia e gjallë, do jetën!