Pas një hyrjeje kaq të këndshme, një fjalë serioze nuk dëshiron të ngelet e padëgjuar: ajo u drejtohet njerëzve më seriozë. Hapni sytë ju
filozofë dhe miq të njohjes dhe mbrohuni nga martirizimi! Nga vuajtja për dashurinë ndaj së vërtetës"! Ruhuni deri edhe nga vetë mbrojtja
juaj! Në vetëdijen tuaj e gjithë pafajësia dhe asnjanësia e hollë prishet,ju bën të rreptë ndaj kundërshtimeve dhe rrobës së kuqe, ju shushat, ju tërbon dhe ju bën si ata demat që ndeshen me rrezikun, poshtërimin,dyshimin, mohimin dhe me pasoja të tjera të rënda të armiqësisë,
më në fund ju e shikoni veten të paraqiteni edhe ju si mbrojtës të së vërtetës mbi tokë: sikur "e vërteta" të ishte një njeri aq i padëmshëm dhe torollak sa të kishte nevojë për mbrojtësa! Dhe pikërisht ju, kalorës me fytyra shumë të vrerosura, "zotërit" e mi dembelë dhe endësit e cergave të merimangave të shpirtit! Së fundi, ju e dini mjaft mirë që nuk duhet të ketë asnjë rëndësi për tju dhënë të drejtë pikërisht juve dhe gjithashtu që deri më sot asnjë filozof nuk ka pasur ende të drejtë, dhe se në çdo pikëpyetje të vogël që ju e vini pas fjalëve tuaja dhe teorive të parapëlayera (dhe herë pas here edhe pas vetes suaj) mund të ketë një nga vërtetësitë më të nderuara sesa në të gjitha shprehjet madhështore dhe "atutë" që ke përballë akuzuesve dhe gjykatave! Më mirë bëhuni mënjaně! Nxitoni për ť'u fshehur! Dhe përdoreni maskën tuaj dhe dinakérinë tuaj në atë mënyrë që tju marin për njerëz të tjerë! Ose që tjua kenë më pak frikën! Dhe mos më harroni lulishten. Lulishten me parmakë të praruara! Dhe mbani përreth vetes qenie njerëzore që të jenë si një lulishte, ose si muzikë mbi ujë, në çastin e mbrëmjes, atëhere kur dita shndërrohet në kujtim; zgjidhni vetminë e këndshme, të lirë, të guximshme që ju jep edhe të drejtën të vazhdoni të ngeleni, në njëfarë kuptimi, të mirë! Sa të rrezikshem, dinakë,të këqij i bën ata çdo luftë e gjatë që nuk mund të luftohet me dhunë
të shpallur! Sa vetjakë i bën një frikë e gjatë, një ruajtje e gjate nga armiqtë, nga armiqtë e mundshëm! Këta të mospranuar nga shoqëria, këta të përndjekur për një kohë të gjatë, këta të goditur, por edhe te veçuar me dhunë, Spinozat apo Xhordano Brunot më në fund bëhen,qoftë edhe nën maskaradën më shpirtërore dhe ndoshta pa e ditur,shpirtra të hollë hakmarrës dhe të përzier me helme (të zhvarroset një herë e mirë baza e etikës dhe e teologjisë së Spinozës) për të mos folur për marrèzinë e zemërimit moral që tek një filozof që është shenjë e pagabueshme që atij i mungon humori filozofik Martirizimi i filozofit, "sakrifikimi i vetes së tij për të vërtetën", të të shfaqet me pahir ana
e tij prej agjitatori dhe aktori; dhe meqë deri këtu ai është vështruar i shtytur vetëm nga një kureshtje artistike, në krahasim me disa filozofë mund të jetë e kuptueshme dëshira e rrezikshme për ť'i parë edhe në zvetënimin e tyre (të zvetënuar në "martirë" poterexhinjsh për skenë dhe për tribunë). Vetëm se duke lindur një dëshirë e tillë duhet bërë shumë e qartë ajo që në çdo rast do të shihet në të vërtetë: vetëm një përfytyrim satirik, vetem një farsë për passhfaqjes, vetëm prova e qendrueshme që tragjedia e gjatë dhe e vërtetë mbaroi. Me kusht që çdo filozofi në lindjen e saj të ketë qenë një tragjedi e gjatë.