Friday, November 22, 2019

Niçe 29

Gjithcka që është e thellë e do maskën; gjërat më shumë të thella provojnë madje urrejtje per shëmbëlltyrën dhe metaforën. Mbi të gjitha, a nuk duhet të jetë antiteza maskimi i drejtë në të cilin shfaqet një imazh? Një dyshim që të bën të pyesësh, dhe do të ishte mahnitëse ose ndonjë mistik çfarëdo të mos ketë guxuar mbi veten diçka të tillë.Ka ndodhi të natyrës aq delikate sa është mirë ť'i varrosësh dhe ti bésh të panjohshme me një qéndrim të ashpër; ka veprime dashurie dhe me një zemërgjeresi të tepruar pas të cilave asgjë nuk do të ishte më e
këshillueshme se sa të merrte një shkop dhe ťi rrihte paq dëshmitarét e pranishëm për ť'u prishur kujtesën. Disa janë të aftë ta prishin dhe
ta nëpërkëmbin kujtesën e vet për ti hakmarrur të paktën mbi atë dëshmitar të vetëm: turpi është i pasur me fantazi. Nuk janë gjërat më të këqija ato që na bëjnë të turpërohemi më shumë: nuk ka vetëm mashtrim prapa një maske, ka po aq shumë mirësi në dinakëri. Unë
arrij të marr me mend që një qenie njerëzore, e cila ka për të fshehur diçka të çmuar dhe të brishtë, të rrokuliset gjatë jetës mbarë e prapë si një fuçi me verë të vjetër dhe të fortë rrethuar me hekur të trashë: aq duhet mprehtësia e turpit të tij. Një qenie njerëzore që ka thellësi në
turpin, në cipën e tij i ndesh fatet e tij dhe vendimet e tij të vështira në rrugë ku janë të pakët ata që arrijnë dhe për qenien e të cilit të afërmit e tij dhe njerëzit e tij më të besuar nuk duhet të marrin vesh: veshëve të tyre u mbahet fshehur sa rreziku i tij i jetës, aq dhe siguria e tij e rifituar jetësore. Një njeri i rezervuar i këtj lloji, i cili instinktivisht përdor të folurën për të heshtur e për të fshehur dhe është i palodhshëm në perpjekjen për të shmangur njoftimin, do dhe kërkon që në vend të tij të
endet në zemrat dhe në mendjet e miqve të tij një maskë e tij; dhe meqë nuk e do, një ditë do ťi hapen sytë për faktin që megjithatë, atje, ka një maskë të tij dhe që kështu është në rregull. Çdo shpirt, thellë ka nevojë.per një maskë, madje përreth çdo shpirti të thellë rritet vazhdimisht nje maskë në sajë të interpretimit vazhdimisht të shtrembër dhe pra, të perciptë, të çdo fjale, çdo hapi, çdo shenje që ai jep.