Strategjia e vlerës më të madhe
Kush kërkoi shërim nga mendja,ajo e shëroi dhe kush kërkoi udhëzim nga dituria ajo e udhëzoi."
Aliu (r.a)
Degjova një ditë se njëri nga shokët e mi kishte humbur gjithë pasurinë nga një kredi që kishte marrë dhe nuk kishte pasur mundësi ta paguante në kohë. E kishte përjetuar rëndë këtë ngjarje, aq rëndë saqë kishte pasur suim në kokë dhe i ishte paralizuar ana e majtë e kokës.
Shkova ta vizitoj në spital, më pa dhe, përderisa i rodhën lotë nga sytë, më tha: "A e sheh se ç'ngjau me mua?"
I thashë: "Po. po e shoh. Por dua ta di se çfarë do të thotë kjo për ty?"
Me tha: "U kapa shumë pas kësaj bote dhe të
mirat e saj. Shkatërrova veten, familjen time dhe finalizimi ishte ajo që gruaja ime kërkoi të ndahemi.
Nuk më besohet se ajo ka kërkuar një gjë të tillé, por ja që ajo e bëri, u nda nga unë dhe i mori të tre fëmijet tanë me vete. U largova nga Zoti dhe mendova se mua nuk mund te më ndodhë asgjë e keqe,por e kisha pasur gabim. Më shiko tani si jam bërë, i sëmurë, i lodhur, pa grua, pa fëmijë dhe po ndihem i humbur fare."
Pastaj më pa dhe më tha: "Kuptimi i gjithë kësaj,sipas meje, është se unë duhet të kthehem tek Zoti, pastaj te mesoj nga ajo që më ka ndodhur dhe t'i fus në përdorim këto aftësi, që m'i mësoi kjo fatkeqësi, në fillimin tim të ri. Por këtë radhë do të jetë një fillim serioz dhe i mirë."
Ky është shembulli më i mirë për strategjinë e
"vlerës më të madhe". Ekziston mundësia që një nxënës të dështojë në mësimet e tij dhe të ketë qenë vlera më e lartë e pritur nga ai një dhuratë nga prindërit. Dështimi nuk është diçka tjetër përpos se një përvojë që do ta aftësojë atë dhe do ta bëjë të punojë më shumë herën
tjetër që të bëhet më i mirë dhe të korrë sukses.
Ndodh që edhe ndonjë sportist të humbasë
ndonjë ndeshje të rëndësishme për të dhe vlera më e lartë që dëshiron të arrijë mund të jetë e ngjashme me atë te nxënësit, pra ndonjë dhuratë. Por nga humbja e ndeshjes ai mësohet dhe, në rastin më të parë që do t'i jepet, do të përqendrohet më shumë dhe nuk do të perserisë gabimet që ka bërë herën e parë.
Srategjia e "vlerës më të lartë ka për qellim zgjerimin e diapazonit të njeriut dhe ai dëshiron te arrijë dhe të përfitojë atë vlerë sado të medha te jenë sfidat përpara tij. Dhe kjo e bën atë te ndiheti qetë dhe i përpiktë.
Ky vizatim do t'ua beje edhe me të qartë menyrën e përdorimit të kesaj strategjie:
Pra, që të gjitha këto gjëra, edhe pse janë te
padëshiruara për njeriun, janë mësim për të dhe ne këtë mënyrë duhet t'i pranojë që të aftësohet nga përvojat qofshin edhe të padëshiruara.
Më lejo tani që së bashku të përdorim strategine "vlerës më të lartë":
1. Kujto një nga sfidat me të cilat ballafaqoheshe tani në jetën tënde. Emëroje atë si, per shembull,si deshtim, humbje, prishje, vetmi, paaftësi etj... Shkruaje keté emer ne zbrazitiren qe eshte me lart në vizatimin e méposhtëm dhe problemet e tjera qe të erdhen në mendje derisa u percaktove ta shkruash problemin ténd kryesor, shkruaji ne zbrazetirat më poshtë, Per shembull: nese problemı kryesor është deshtimi, ateherë kater të tjera e te jene të ngjashme me të
2. Kujto lani ndjenjat që të shkaktoi ky problem,
që ti e ke shenuar né zbrazëtirën më të lartë të
vizatimit. Dhe kujto, gjithashtu, mundësitë që ke
humbur pèr shkak të këtij problemi.
3. Mendo tani në përgjithësimin e tyre (problematikave ose sfidave) dhe kujto vlerën më të lartë që mund të përfitosh nga këto probleme, edhe pse janë të padëshiruara për ty.
4. Kujdesu për ndjenjat tua tani.
Strategjia e "vlerës më të lartë", sipas meje
më e rëndësishme dhe më e suksesshme nga strategjité e tjera të mendimnit pozitiv. Sepse ajo të ndihmon në zgjerimin e horizonteve të tua dhe te mundëson t'i shohësh pastër dhe qartë strukturën më të madhe në çdo sfidë nga sfidat me të cilat ballafaqohesh në jetën tënde.
Kur unë personalisht përjetova sulm në kokë isha i shokuar nga ajo që më ndodhi. Unë nuk konsumoj duhan, as nuk kam shtypje të madhe të gjakut, nuk jetoj në shqetésim, por, përkundrazi, unë jetoj jetë të lumtur,falë Zotit jam, gjithashtu, sportist dhe merrem me sport për çdo ditë më së paku gjysmë ore!
Isha i hidhëruar dhe i frikësuar nga ajo që më ndodhi,por falë Zotit nga ai sulm nuk ngela me pasoja dhe dola nga spitali pasi qëndrova 6 ditë në të. Gjatë kohës që isha në spital, veçanërisht në këtë sektor të trishtueshëm, pashë me sytë e mi njerëz me sëmundje të ndryshme të tmerrshme. Aty kishte të sëmurë nga kanceri në kokë dhe mundësia për te shpëruar pas operacionit të kancerit është më e vogel se 10 %. Pashë edhe të paralizuar tërësisht, të palevizshëm fare nga sëmundje të ndryshme. Sado që të mundohem të ti përshkruaj ata që pashë aty, prapë nuk ke mundési ta imagjinosh se çfarë kam parë dhe se sa e kam ndier veten time afer Zotit të Madhërishem.
Kjo ishte vlera më e lartë imja, pastaj vetëpërmbajtja në shtatë shtyllat (bazat), të cilat u mësoj njerëzve. Mesimi me i mirë për mua nga kjo fatkeqési ishte thellimi shpirtëror, pra te mesojme ate që ndien shpirti, pastaj të njëjtën gie ua mësoj të tjerëve.
Mësova shumë nga kjo përvojë dhe nga qëndrimi në spital. Përvoje e mire deri në atë shkallé saqë e falenderoj Zotin e Madhërishëm për këtë qe më ndodhi dhe për atë që mësova nga kjo përvojë.Tani, pasi kanë kaluar 6 vite që kur isha i sëmurë dhe kisha pasur sulm në kokë, i jam shumë falënderues Zotit të Madhërishëm që u bëra më shpirtëror (sentimental).