Friday, November 8, 2019

Niçe 14

Causa sui është kundërshtia më e mirë në vetvete e shtjelluar deri këtu, një lloj përdhosjeje dhe sajese logjike, por krenaria e shfrenuar e qënieve njerëzore e ka berë të ngatërrohet shumë dhe keq pikërisht në ketë marrëzi. Nevoja për "liri vullneti" në atë mendje metafizike shumë të lartë që për fat të keq vazhdon të sundojë në mendjet e gjysmë të
diturve, nevoja për ta marrë vetë të gjithë përgjegjësinë përfundimtare të veprimeve të veta duke ia hequr Zotit, botës, paraardhësve, rastit,shoqërisë, nuk është asgjë më pak se pikërisht ajo causa sui dhe një nxjerrje jashtë nga këneta e hiçit drejt jetës duke e kapur për flokësh,me guxim te çmendur me të madh se ai i Munhauzenit (Baron Munhauzen (1720-1797) u bë legiendar me mburrjet e tij).
Me qëllim që dikush në këtë parim të arrijë të kuptojë budallallëkun e trashë të këtij koncepti të famshëm të "lirisë së vullnetit" dhe ta fshijë nga mendja, do ti lutesha në këtë pikë të bënte edhe një hap përpara dhe ta fshinte mendja e tij të kundërtën e atij koncepti të "lirisë vullnetit" e kreu fjalën për "vullnetin jo të lirë" të ngritur mbi një shpërdorim të shkakut dhe pasojës. Nuk është e nevojshme të sendëzohet "shkaku" dhe
pasoja gabimisht, siç bëjnë shkencëtarët (dhe kush si ata përshtat teorikisht) në bazë të budallallëkut mbisundues mekanik që i lejon
shkakut në fillim të shtyjë dhe të përplaset deri sa "të përcaktojë veprimin, "shkaku'" dhe "pasoja" përdoren vetëm si koncepte të thjeshta, gjë që do të thotë si mashtrime të paracaktuara që kanë si qëllim përcaktimin, kuptimin, jo shpjegimin. Në vetvete" nuk ka "lidhje shkakore", "nevojë", "jo liri psikologjike", këtu "pasoja" nuk rrjedh nga "shkaku i parë", këtu nuk sundon asnjë ligj". Jemi ne,vetëm ne që kemi përfytyruar si shkaqe të para të vetme vazhdimësinë,ndërsjellshmërinë, relativitetin, shtrëngimin, numrin, ligjin, lirinë,arsyen, qëllimin; dhe kur ne me fantazinë fusim, përziejmë me gjërat këtë botë të shenjave se "në vetvete, sillemi përsëri ashtu si jemi sjellë gjithmonë, domethënë mitologjikisht. "Vulneti jo i lirë" është një mitologji: në jetën e vërtetë ka një vullnet ë fortë dhe dobët. Pothuajse gjithmonë është tregues i një vullneti të mangët i vetë mendimtarit fakti që ai në çdo "lidhje shkakore" dhe "nevojë psikologjike" merr një
ngjyrim shtrëngimi, rastësie, bindjeje të detyruar, shtypjeje, mungesë lirie. Ndjenja të tradhtojnë, individi zbulohet. Dhe, në qoftë se unë kam vëzhguar mirë, në përgjithësi "mungesa e lirisë së vullnetit" si problem kapet nga dy anë krejtësisht të kundërta, por gjithmonë në mënyrë thellësisht vetjake: disa me çdo kusht nuk duan të humbasin "përgjegjësinë" e tyre, bindjen në vetvete, të drejtën vetjake për meritat e tyre (midis këtyre racat krenare); të tjerët, përkundrazi, nuk duan të jenë përgjegjës për asgjë, as fajtorë dhe duke u nisur nga përçmimi i tyre i brendshëm për vetveten kërkojnë që të mund të hiqen mënjanë
duke lëvizur drejt ndonjë qëllimi. Këta të fundit, sot, kur shkruajnë libra, tregojnë kujdes të mbrojnë keqbërësin; maskimi i tyre më i pëlqyer
është një lloj keqardhjeje socialiste. Dhe në të vërtetë, kur arrin të futet si la religion de la souffrance humaine(feja e vuajtjes njerëzore), fatalizmi i vullnet dobtëve i mbron në mënyrë të mahnitshme: ai është "shija e mirë" e tij.