Tuesday, November 5, 2019

Niçe 9

Ndoshta tani në pesë ose gjashtë mendje fillon të lindë mendimi se edhe fizika është vetëm një interpretim dhe një ndreqje e botës (sipas nesh! Me nder jush!) dhe jo një shpjegimi botës, por në masën në të cilën bazohet mbi besimin në shqisa, vlen diçka më shumë dhe me kalimin e kohës duhet të vlejë akoma më shumë, pra të vlejë si shpjegim. Ajo ka në anën e saj sy dhe gishta, ka në anën e saj dukurinë dhe qartësinë. Mbi një epokë me shije kryesisht harbute, kjo ka një efekt magjepsës, që të mbush mendjen, bindës ndjek, në të vërtetë,instinktivisht normën e se vertetes të sensualizmit të përjetshëm popullor. Çfarë është e qartë, çfarë u shpjegua? Vetëm ajo që mund të shihet dhe mund të preket: në një pikë të tillë duhet shtytur çdo problem. Ne të kundërt, magjia e logjikës platonike, e cila ishte një logjikë aristokratike, qëndronte pikërisht në mosbindjen ndaj qartësisë shqisore, midis njerëzve që ndoshta kishin madje shqisa më të fuqishme dhe më kërkuese se ato që kanë bashkëkohësit tanë, por që e quanin fitoren më të madfhe kur ngeleshin zotër të këtyre shqisave, dhe kjo me anë të një rrjetëze të dobët, të pafuqishme, monotone konceptesh që ata i hidhnin mbi vorbullën shumëngjyrëshe të shqisave, harbutëria e shqisave, siç thoshte Platoni. Në atë paudhësi dhe interpretimi të botës sipas mënyrës së Platonit kishtë një lloj kënaqësie të ndryshme nga ajo që na japin fizikanët e sotëm dhe madje edhe darvinistëve fiziologët antiteologjikë, me parimin e tyre "të forcës më të vogël të mundshme" dhe të budallallëkut më të madh të mundshëm. "Atje ku qenia njerëzore nuk ka më asgjë për të parë dhe për të pohuar, nuk ka më as edhe ndonjë gjë për të kërkuar". Pa dyshim, ky është një imperativ i ndryshëm nga ai platonik që mund të jetë me të vërtetë imperativi i drejtë për një racë të pagdhendur e të zellshëm mekanikësh dhe ndërtuesish të urave të ardhme të cilët kanë për të kryer punë të trasha.
Që ta ushtrosh filozofinë më ndërgjegje të qetë duhet mbajtur parasysh që organet e shqisës nuk janë dukuri në kuptimin e filozofisë idealiste dhe si të tilla nuk mund të ishin as shkaqe! Prandaj sensualizmi është parë të paktën si hipotezë rregulluese, për të mos thënë si parim kërkimor shkencor ose filozofik. Si? Mos vallë të tjerët do të thonë madje që bota e jashtme duhej të ishte vepër e organeve tona? Por ateherë vetë trupi ynë, si pjesë e botës së jashtme, duhej të ishte vepër e organeve tona! Me sa më duket mua ky është reductio ad absurdum (Kthim në pakuptimësi) (latinisht) themelor, meqë koncepti "causa sui" ( Vetë shkaku) është në themel diçka e pakuptim.
Pra, bota e jashtme nuk është pasojë e organeve tona?