Ti nuk erdhe në këtë botë për të fituar apo për të humbur pjesë të kësaj bote.
Kjo botë është e përkohshme, po ashtu dhe gjërat që ti fiton dhe humb janë të përkohshme!
Ti fiton para por dhe humb para.
Ti fiton famë por një ditë këtë famë ta merr dikush tjeter.
Ti fiton punë të mirë por një ditë e humb këtë punë.
Ti fiton një makinë por një ditë kjo makinë prishet.
Ti fiton shumë gjëra në jetë por jeta ti merr përsëri të gjitha ato që të jep.
Pra,cili është kuptimi i kësaj bote?!
Çfarë ka rëndësi në gjithë këtë garë për të patur sa më shumë!?
Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë jetë nuk janë gjërat që ti fiton apo humb por veprat që ti zgjedh të jetosh,pra në këtë jetë ka rëndësi jeta që ti bën,jo gjërat!
Pse ka rëndësi kjo vepër ?!
Sepse veprat mbeten përgjithnjë edhe kur ti përfundon kohën tënde në këtë botë!
Veprat janë ato që do kujtohen pas vdekjes tënde!
Veprat janë ato që ti do gjesh aty ku do shkosh!
Veprat janë ato që Zoti të vlerëson!
Atëherë çfarë po pret,pse nuk vepron qoftë dhe një vepër të vogël e cila është e bukur!?
A pret momentin të bësh vepra të mëdha !?
A nuk e di që mali i madh përbëhet nga gurë të vegjël !?
Vepro pra,qoftë një fjalë të ëmbël, një fjalë të bukur, një gjest të këndshëm, dhuro një përqafim, një buzëqeshje, një lule, një libër, një dhuratë të vogël me zemër të madhe,dhuroni kohën dikujt duke bërë një bisedë!
Të jesh i/e sigurt se këto bëjnë më shumë punë në zemrat e njerëzve sesa ato që ke menduar të bësh por që pret momentin ti bësh!
Në zemrën tënde vendos dy gjëra me të cilat do gjesh prehje dhe qetësi : vendos Zotin i cili është i Përjetshëm dhe synimin për të vepruar sa më shumë vepra të mira qofshin dhe më të voglat !