Wednesday, November 6, 2019

Strategjia e zëvendësimeve

Strategjia e zëvendësimeve

"Personi që ka gjithmonë më shumë se një zgjidhje për një problematikë e di rrugën drejt majës."
Dr. Ibrahim el-Fekij

Kur përfaqësova Republikën e Egjiptit në garat e ping-pongut që u mbajtën në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1969, arriti përfaqësuesi i Kinës, Hasixhau, në raundin e fundit dhe duhej të ndeshej me përfaqësuesin e Gjermanisë, Shulerin. Shuleri ishte i sigurt se do të triumfojë në atë ndeshje ndaj kinezit dhe i sigurt se do të bëhet kampion bote në atë vit. Mirëpo, ndodhi
dicka e papritur nga kinezi Hasixhau: ai ndryshoi lojën e tij, duke e kthyer nga loja sulmuese, pra ai gjithmonë sulmonte, në lojë mbrojtëse, filloi të mbrohet në mënyrë taktike. Askush nuk e kishte parë më parë Hasixhaun të luajë në atë mënyrë dhe me atë stil. Kështu që përfaqësuesi i Kinës u bë kampion bote në garat ndërkombëtare të ping-pongut.
Kur u takova me të pas ndeshjes i thashë: "Nuk e kisha ditur se je lojtar i mirë deri në këtë shkallë dhe se je mbrojtës aq i mirë. Më habiti stili yt i ri i lojës. Qeshi dhe më tha: Që të jesh legjendé duhet gjithmonë ti kesh parasysh te gjitha gjerat e mundshme që mund te te ndodhin. Pastaj për çdo sfidé të mundshme duhet ta mendosh zgjidhjen dhe mënyrën si ta përballosh até. Përveç kësaj, duhet gjithmonë të kesh edhe plan të dytë, zgjidhje të dytë, kur e para nuk funksionon e zevendeson atë me zgjidhjen e dytë. Por, normalisht, duhet ta dish kur të zëvendësosh njërin stil te lojës me një stil tjetër ose kur ta përdorësh opsionin e dytë për zgjidhje." Gjithashtu, më tha: "Duhet të kesh
parasysh edhe një gjë! Një legjendë sporti, sado që të ketë qenë i mirë, nuk ka pasur mundësi që të fitojë gjithmonë me të njëjtin stil të lojës, pra pa e ndërruar stilin e lojës nuk ka mundur të fitojë gjithmonë."

Ndërsa shëmbëlltyra ime më e lartë në lidhje me hotelerinë, italiani Lano Berlandome me nënshtetësi kanadeze, më ka thënë, pasi kam marrë postin e drejtorit gjeneral: "Nëse dëshiron ti kontrollosh ndjenjat e tua dhe të jesh i suksesshëm, duhet ti bësh zëvëndësimet dhe opsionet rezervë shokun tënd më të mirë. Mos prit asnjëherë që të ndodhë problemi, por duhet ta paramendosh atë para se ai të ndodhë. Pastaj para se problemi të ndodhë, gjithashtu, mendoje zgjidhjen e tij por, përveç kësaj, gjithmonë duhet t'i mendosh 2 zgjidhje të tjera, më së paku 3. Nëse njëri plan dështon ose njëra zgjidhje e paramenduar nuk funksionon, provon zgjidhjen rezerve.

Eshtë mëse e vërtetë se jeta dinamike, e shpejtë,globalizmi, në të cilin jetojmë sot janë shkaktarë që e bejnë njeriun të stresuar, nuk ndien siguri, ka probleme psikike, por edhe shëndetësore.
Universiteti i Harvardit në SHBA ka konstatuar
se: "Suksesi varet nga aftësia e mbikëqyrjes së problemeve jetësore të përditshme dhe nga aftesia per te perdorur gjithmonë zgjidhjet, planet apo opsionet rezervë për çfarëdo çështje. Kjo strategji e veprimit i mundëson personit apo edhe një kompanie biznesi, korrjen e sukseseve dhe e bëjnë që ai të shfytëzojë dhe të përfitojë nga çdo mundësi e mirë që i serviret në jetë."
Për këto arsye, të cilat i shpjegova në shembujt e lartpërmendur, unë u solla edhe këtë strategji në mesin e strategjive të të menduarit pozitiv, pra strategjinë e "zëvendësimeve". Në mënyrë që praktikuesi i kèsaj strategjie të aftësohet dhe të ketë mundësi të sundojë ndjenjat e tij dhe të gjykojë drejt çështjet e tij personale.
Tani shiko në vizatimin e radhës që të kesh edhe më të qartë mënyrën e përdorimit të kësaj strategjie.

Ke mundësi që ta përdorësh zgjidhjen ose zëvendësimin e parë dhe të veprosh me të, të vlerësosh veprimin dhe ta përmirësosh atë, pastaj prapë të vëresh veprimin derisa do të arrish në rezultatin me të cilin je i kënaqur.
Nëse zëvendësimi i parë nuk të jep rezultate të
mira, provon të dytin dhe kështu derisa ta realizosh atë që dëshiron të realizosh ose derisa të tejkalosh ndonjë nga sfidat me të cilat ballafaqohesh.