Friday, November 1, 2019

Strategjia e ndarjes (pjesëzimit)

 Strategjia e ndarjes (pjesëzimit)

"Ke mundësi ta realizosh çdo qëllim ose ta
zgjidhësh çdo problem, nëse e ndan atë në
pjesëza të vogla, pastaj të merresh me çdo
pjesëz në veçanti derisa t'ia arrish qëllimit."

Napoleon Hejl

Ndodh ndonjëherë që njeriu ti përgjithësojë
gjërat negative që ka, për shembul, dështimin, shqetësimin, vetminë, frikën etj. Dhe thotë se unë jam dështak, unë jam i shqetësuar ose unë jam frikacak, frikësohem nga e ardhmja, unë kam memorie shumë të dobët, e kam përqendrimin e dobët dhe kështu në këtë
menyrë ai i shkakton vetes probleme duke e bindur atë për cilësi negative. Në këtë mënyrë njeriu ia pamundeson vetes përparimin, ecjen perpara.
Strategjia e ndarjes ose pjesëzimit ka pikërisht
këtë qëllim, ta ndajë në pjesëza të vogla gjykimin negativ që njeriu i ka dhënë vetes për ndonjë cilësi të caktuar. Pas ndarjes në pjesëza, ta studiojë dhe analizojë çdo pjesë dhe në këtë mënyrë ta gjykojë veten pozitivisht. Në këtë mënyrë edhe ndjenjat e tij bëhen pozitive dhe ia lehtësojnë analizmin e çdo pjesëze të vogel të problemit, që ai e ka gjykuar si té atillë, me
ndonjë cilësi të tijën.
Vizatimi më poshtë do t'ua bëjë edhe më të qartë mënyrën se si ta përdorni strategjinë e ndarjes ose pjesëzimit.

Më lejo tani që së bashku të përdorim
strategjinë e pjesëzimit:

1. Kujto tani një gjykim që i ke dhënë vetes per
një cilësi të caktuar ose të tjerët të kanë bërë te
mendosh ashtu negativisht për veten tënde në ndonje çeshtje të caktuar dhe shkruaje në vizatimin e mëposhtëm.

2. Mendo ndjenjat e tua që të ka shkaktuar ky
gjykim negativ dhe mundesitë e mira që ke humbur pikërisht nga ky gjykim negativ.

3. Ndaje këtë problematikë që ti e konsideron si
problem tendin, ne pjeseza të vogla dhe shënoji
ndjenjat tua në zbrazëtirat ne vizatimin e mëposhtëm.

4. Mendo per zgjidhjen e çdonjërës nga pjesëzat e problemit në veçanti.

5. Tani, pasi ta kesh bërë këtë, kujdesu për ndjenjat e tua.