Asgje nuk vlen me shume se dita e sotme.
Shpesh dëgjoj të flitet: "Njerëzit më sjellin lule vetëm kur jam e sëmurë ose në spital, pikërisht kur nuk jam në gjendje të shijoj kënaqësinë. Më pëlqen të më sjellin lule, por është qesharake sepse ditën që do të më sjellin më shumë, nuk do të jem gjallë për t'i vlerësuar."
"Unë dhuratat i marr për ditëlindje, ose me rastin e disa festave, por do të hiqja dorë nga të gjitha dhuratat e këtij lloji, për një dhuratë surprizë, ashtu si pa të keq, që të kem provuar se është pikërisht dikush që mendon për mua dhe më dhuron diçka edhe kur nuk është i shtrënguar ta bëjë".
"Gjithnjë ëndërroj të bëj një udhëtim në Europë, por pastaj ndodh diçka që m'i prish të gjitha programet e mia. Kam mendimin se ekzistojnë përparësi, por përse duhet gjithnjë, të lë mënjanë atë që dëshiroj për atë që jam e detyruar ta bëj?"
"Dëshiroja t'i dhuroja këtë që e pëlqente aq shumë. Kujt ia priste mendja se do të mendohesha aq shumë dhe nuk do të gjeja kohën për ta blerë?" Etj...
E vetmja dashuri që mund të përdorim, është ajo që eksperimentojmë në çast. Eshtë shumë vonë për të djeshmen dhe shumë shpejt për të nesërmen. Dëshmitë dhe deklaratat e dashurisë nuk mund të presin që ne të piqemi.