Traumat tona shkaktohen, më të shumtën, nga humbjet : vdekje, shkurorëzim, sëmundje, përkeqësime financiare, miqësi të thyera e kështu me radhë. Nuk ka jetë pa halle, pa këto përvoja ndjenjash të dhimbshme. T'i shmangësh ato, është e pamundur. Ato janë pjesë e realitetit të jetës. Traumat kërcënojnë ekuilibrin tonë në përgjithësi, sidomos kur humbja është e pakthyeshme. Ajo që ishim mësuar ta quajmë të përhershme dhe të parashikueshme, papritur na duket absurde dhe tronditëse. Duhet kohë që ta pranojmë se një humbje është e
pakthyeshme. Nevoja për t'u përshtatur në jetë, që nuk do të jetë më e njëjta, mund të nxjerrë në pah dobësinë që kemi. Shpesh kërkohet guxim i madh për t'u përshtatur dhe për të ecur përpara në jetë. por, ndërkohë, rrethanat mund të na tregojnë energji rezervë që nuk i dinim se i kishim. Jo më kot kundërveprimi i parë ndaj një humbjeje është një ndjenjë vetëkrahasimi dhe tendence të gjejmë përgjegjësinë te dikush, apo në diçka tjetër për fatkeqësinë tonë. Akuzohet Zoti, shoqëria, vetë njerëzit që duam, cilindo që është pranë nesh. Por në të kundërt, kur ndiejmë përgjegjësinë tonë për të kaluar traumat, të arrijmë në një njohje më të thellë të vetes dhe në një përshtatje më të madhe në jetë. Një çast vuajtje, ose humbje e shpresave tona edhe mund të na rindezë, të na hapë dritën, ta dërmojë injorancën tonë dhe të fshijë perceptimet false. Vetëm trauma e përhershme është ajo që e vuajmë pa ndryshim pozitiv. Me kohë, dhimbja zvogëlohet dhe ne zbulojmë një të vërtetë me rëndësi shumë të madhe: prapëseprapë ajo që na mbetet ështe e mira më e madhe që ka qënë e shkruar si dhe vetë jeta.