Sunday, September 4, 2016

Besimi

Mendimi im i kundërt, konkret dhe i pasionuar për besimin, më vë shpesh përballë me cinizmin. Tashmë prej shumë kohe kam filluar të mos ia vë veshin akuzës së vazhdueshme se jam budalla dhe i padjallëzuar. Për më tepër, vazhdon të më çudisë propaganda, që bëjnë disa, porsa ilustroj bindjen time se besimi te njeriu jep qëndrueshmëri dhe siguri më shumë se çdo gjë tjetër; se pa besim dashuria nuk ka mundësi të ekzistojë. Sigurisht, mua nuk më duket se kjo që themi është një pohim kaq i mallkuar e, megjithatë, shpërthen në gojët denigruese. Porsa ne nuk ushqejmë besimin, shpërthejnë forcat negative. Synimet e mira nuk vlerësohen në mendjet ku mbizotëron dyshimi dhe paqartësia. I përhapur është dyshimi se shprehjet e dashurisë fshehin qëllime të ndryshme. Sjellja e ditës është shkaku i traumave shumë të mëdha: Trembemi, tregohemi zemërbutë ndaj një besimi të tepruar, vuajmë zhgënjime duke fshehur vlerësimet e rrjedhojave, që vijnë nga mohimi i besimit në masën e duhur.